FESTIVALI QĖ MĖTON TĖ BĖHET GJITHĖSHQIPTAR NĖ SKANDINNAVI - Aktuale.dk

FESTIVALI QĖ MĖTON TĖ BĖHET GJITHĖSHQIPTAR NĖ SKANDINNAVI

Diaspora shqiptare » FESTIVALI QĖ MĖTON TĖ BĖHET GJITHĖSHQIPTAR NĖ SKANDINNAVI

FESTIVALI-PRANVERA E FĖMIJĖVE

Mė 26 maj tė kėtij viti, nė Kopenhagė tė Danimarkės, pėr tė 12-tėn herė me radhė u mbajt festivali tradicional ”Pranvera e fėmijėve”2007, nė mbikėqyrjen dhe organiziminin e ”Radioprojektit 21”. Nė Festival morėn pjesė pesė grupe fėmijėsh: tri nga Danimarka dhe dy nga Suedia. Tė pranishėm nė sallė: 300 – 400 veta. Mund tė thuhet se festivali doli i suksesshėm.

Nga, Adem Gashi

* Kritikės dashamirėse e konstruktive nuk duhet frikėsuar. Ajo na ndihmon qė gabimet e sotme mos t’i pėrsėrisim nesėr.

Nė foto: rreshti i parė: 1. Belkisa Selmani, 2. Besa Krasniqi, 3. Xhemilian Ismaili;rreshti i dytė: 4. Besa Krasniqi dhe grupi i vajzave suedeze, 5. Nazif Hajra me grupin e fėmijėve nga Halmstadi i Suedisė dhe Xhemilian Ismaili


Nė Festival morė pjesė pesė grupe fėmijėsh: tri nga Danimarka dhe dy nga Suedia.

Nga Kopenhaga pėr grupin e parė u paraqit Xhemilian Ismaili, si individ i pavarur, i cili mori pjesė me tri kėngė:”Pomp det”, ”Penge” dhe kėngėn shqipe “Trokas”; grupi i dytė nga Kopenhaga me Belkisa Selmanin, Bushra Qamilin, Besare dhe Blinera Selmani u paraqitėn me poezi dhe dy valle dhe grupi i tretė, me Rexhije Durmishin, Medina Durmishin, Yzime, Besart dhe Besjan Shaqirin, Mahir dhe Mihrije Jusufin - Princesha Mihrije dhe Hirmijete e Besmire Hajdari u paraqitėn me poezi.

Grupi nga SHKSH “Drenica” nga qyteti Näsjö i Suedia u paraqitėn me 4 valle, 1 poezi (Suada Hasani) dhe 8 kėngė(Besa Krasniqi, Fiona Gėrvalla, Megi Doda, Agnesa Drenovci ). Udhėheqėsi i grupit, Ramush Krasniqi nė grupin e vet kishte marrė edhe njė grup vajash suedeze (Therese Boman, Maja Gerhardsson, Elin Sjölander, Amanda Öberg, Fanny Sköld, Emma Hultberg ), tė cilat kishin shprehur dėshirėn qė bashkė me moshatarėt shqiptarė, me tė cilėt bashkėjetojnė edhe ato tė kremtonin Ditėn e fėmijės. Bashkė me kėta fėmijė kishte ardhur edhe zonja, Cajsa Löf. Pjesėmarrja e tyre ia shtoi edhe mė tepėr madhėshtinė festivalit duke i dhėnė karakter mė tė gjerė. Kėtė e thanė edhe disa nga pjesėmarrėsit:”Sa me menēuri paska vepruar Ramushi”.

Grupi nga SHKSH “Ilirida” nga qyteti Halmstad i Suedisė nė programin e vet kishin dy kėngė ( Arta Hajra dhe Miradije Krasniqi ) dhe dy valle ( njėra potpuri ).

Tė pranishėm nė sallė: 300 – 400 veta.
Mund tė thuhet se festivali doli i suksesshėm.

Festivali u hap me vallen e “Rugovės”, tė cilėn e luajtėn pėr mrekullit grupi i fėmijėve nga qyteti Näsjö i Suedisė. Pastaj, moderatorja, Leonarda Jusufi, pasi pėrshėndeti tė pranishmit dhe pasi lavdėroi dhe falėnderoi donatorėt, pa ndihmėn e sė cilėve nuk do tė mund tė mbahej festivali, fjalėn ia dha ideatorit tė kėti festivali, veprimtarit tė dalluar dhe njėherėsh drejtorit tė pėrgjithshėm tė “Radioprojekti 21”, Havzi Sylejmanit – XHAXHIT.

Drejtori i pėrgjithshėm, Havzi Sylejmani, pasi u dėshiroi mirėseardhje tė pranishmėve nuk harroi pa pėrmendur qėllimin e mbajtjes sė Festivalit, i cili tashmė ėshtė bėrė tradicional dhe i cili mėton tė bėhet festival gjithėkombėtar nė Skandinavi. Ai njėherėsh pėrzemėrsisht falėnderoi bashkėpunėtorėt e ”Radioprojektit21”, tė cilėt tashmė vijnė nga anėt e botės. Nė veēanti pėrshėndeti Xhevat Ruhanin nė Amerikė dhe Bejadin Isufin.

Prezantimin e pikėve tė tjera tė programit, nė mėnyrė tė shkėlqyeshme e bėri zonjusha, Belkisa Selmani.

Poezitė e prezantuara dhe tė deklamuara me mjeshtėri nga racituesit e vegjėl kryesisht kishin tė bėnėn me vendlindjen ose i kushtoheshin plagės sė rėndė - kurbetit. Nga kjo shihej se te fėmijėt tanė dashuria pėr vendlindjen ėshtė e madhe dhe e pashuar.

Edhe kėngėtarėt ishin nė nivel. Kėndohej nė “plej bek”. Tek kėngėt vlen tė theksohet, se pėrveē kėngėve “pėr tė rritur”, pati edhe kėngė tė mirėfillta pėr fėmijė, madje tė nivelit tė lartė, me tekste tė pėrshtatshme dhe tė komponuara mirė qė lanė mbresė tek tė pranishmit. Pati edhe kėngė qė ishin bėrė ndryshime nė to, por gjithmonė me mjeshtėri, parndaj s’ka si mos tė dalė bukur aty ku ėshtė dora e profesionistit, prandaj s’kishte si mos tė dilnin tė suksesshme Besa Krasniqi, e cila ka gati albumin e ri me 12 kėngė dhe Arta Hajra. Nė kėtė festival pėr herė tė parė doli edhe njė frymė e re e muzikės, e cila u pėlqye shumė nga tė pranishmit. Kėtė e solli Xhemilian Ismaili, njė djalė nga Laēi i Kurbinit-Shqipėri. Paraqitja e kėtyre kėngėtarėve ngitte nė kėmbė gjithė sallėn. Por, pėr kėta talentė tė rinj do tė shkruajmė njė herė tjetėr.

Nė pjesėn e valleve koreografike kryesisht u dallua grupi nga Halmstadi i Suedisė, tė cilėt u shquan edhe pėr nga sasia edhe pėr nga cilėsia. Edhe vallėtarėt e grupeve tė tjera ishin tė mira, por, pėr habi, vallėzimi modern doli mė i pėrgatitur dhe u pėlqye mė shumė!

Unė si pjesėmarrės dhe si “regjisor e kreator” i kėtij Festivali mund tė jap kėto vlerėsime pėr tė, duke e ndarė pjesėn artistike dhe pjesėn teknike. Pjesa artistike ka qenė e nivelit tė lartė dhe mund tė them me plot gojėn se festivali ka qenė i suksesshėm dhe e them me plot mburrje se vėrtet kemi fėmijė talentė dhe se me kėta fėmijė duhet tė punojnė profesionistė tė artit e tė kulturės. Nga ana tjetėr, pjesa teknike nuk ka qenė nė nivel. Kėshtu, pėrkundėr qė kemi dalė me lajmėrim qė udhėheqėsit e grupeve t’i sillnin me kohė programet e tyre, mė sė largu deri mė 20 maj, asnjėri nuk i ėshtė pėrmbajtur kėsaj. Ka edhe ca lėshime tė tjera, por besoj se nė ndonjėrin nga emisionet nė “Radioprojekti 21” do tė hapet debat edhe me dėgjuesit, e sidomos me pjesėmarrėsit nė festival pėr t’i dhėnė vėrejtjet dhe sugjerimet e tyre. Kritikės dashamirėse e konstruktive nuk duhet frikėsuar. Ajo na ndihmon qė gabimet e sotme mos t’i pėrsėrisim nesėr.