U mbajt takimi i radhės i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Poetėve Shqiptaro-Amerikan - Aktuale.dk

U mbajt takimi i radhės i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Poetėve Shqiptaro-Amerikan

Diaspora shqiptare » U mbajt takimi i radhės i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Poetėve Shqiptaro-Amerikan

Nga Pierre-Pandeli Simsia

Siq edhe ishte njoftuar, ditėn e shtunė mė 4 Gusht 2007, nė njė nga sallat e pallatit tė Vatajve nė Bronx, NY, u mbajt takimi i pėrvitshėm i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Poetėve Shqiptaro-Amerikan.
Zoti Mėhill Velaj, nėnkryetar i kėsaj Shoqate i kishte marrė masat qė koha e atij takimi tė ishte e pakufishme, prandaj edhe kishte zgjedhur dhe pronotuar atė sallė. Pyetjes se pėrse ky aktivitet nuk zhvillohet nė ato salla ku janė zhvilluar aktivitete tė mėpashme kulturore-artistkie, Zoti Velaj i pėrgjigjet: "Sepse Vatajt na i lanė kohėn nė dispozicionin tonė, ndėrsa sallat e tjera tė njohura, meqenėse janė tė ngarkuara me shumė aktivitete, nuk kishin mundėsi mė shumė se 2 orė kohė.

Edhe pse ishte njė ambient i kėndshėm pėr tė zhvilluar atė aktivitet dhe qė zoti Mėhill Velaj i kishte marrė masat qė ēdo gjė tė kalonte kėnaqshėm, pėr kėtė duhet vlerėsuar dhe falenderuar, vlen tė pėrmend qė nė fillim tė kėtij shkrimi se kishte njė mungesė nė orientimin e tė ardhurve pėr tė shkuar nė sallė.

Duke u njohur me pėrvojėn e para disa viteve, ku takimi i Shoqatės u mbajt nė Teksas dhe tė gjithė pjesėmarrėsit (Unė vetė nuk ndodhesha nė atė takim) janė larguar me pėrshtypjet dhe mbresat mė tė shkėlqyera dhe tė paharuara, interesimin e zotit Gjekė Marinaj, qė ēdo gjė tė shkonte sa mė rehatshėm dhe kėnaqshėm, duke filluar qė nga pritja nė aeroport... mendoj se e njėjta pėrvojė duhej tė ndiqej edhe nė takimin nė Nju Jork, veēanėrisht pėr "miqtė" krijuesa, tė ardhur nga shtete tė tjera tė Amerikės...

Pasi hyjmė nė sallėn ku do tė mbahej takimi, pėrshėndetemi me tė ardhurit qė kishin ardhur mė parė. Pėrqafohemi me mall dhe dashuri si vėllai me vėllanė me Mėhill Velaj-n, Gjeto Turmalaj, Adnan Mehmeti, Pal Ndrecaj.
I punėsuari nė atė lokal, Saimiri nga Tirana, nuk vonon, vjen e tė pyet pėr kafen dhe pije tė ndryshme.
Nė raste dhe takime tė tilla, ka nga ata qė jemi takuar para disa muajve nė aktivitete tė ndryshme, ka edhe nga ata qė kemi kohė, shumė kohė pa i parė, kemi shumė gjėra pėr tė biseduar dhe pėr t'i thėnė njėri-tjetrit dhe nuk ke se nga t'a fillosh mė parė bisedėn, megjithatė, qendra e bisedės mbetet krijimtaria e ēdo anėtari gjatė njė viti. Ishte rasti mė i mirė pėr tė shkėmbyer mendimet e ndryshme me njėri tjetrin pėr veprat e botuara.

E ndėrsa minuatat kalojnė dhe ora e mbledhjes afron, shohim se pjesėmarrja ėshtė akoma pėr tė dėshiruar. Tradita shqiptare kjo nė raste tė tilla, moskorrektėsia dhe mosrespektimi i orės sė caktuar.
Dėgjohen zile tė ndryshme tė telefonave celularė (Ku jeni? Kemi ardhur, nuk po dimė nga tė hyjmė, ku ndodhet salla?...). Njė trokitje, njė hapje dere dhe shohim tė vijnė anėtarė tė tjerė tė Shoqatės. Hyn "miku" i ardhur nga Teksas-i, Presidenti i Shoqatės Gjekė Marinaj i shoqėruar nga Kryetari Ramiz Gjini. Vazhdojnė tė vijnė me radhė, Kozeta Zylo hyn sė bashku me Nexhat Imeraj-n. Luigj Ēekaj vjen sė bashku me vajzėn e tij. Hyn Merita Bajraktari, hyjnė miqtė e ardhur nga Chicago, Dalan Luzaj, Fatjon Pajo, miku nga Michigani, Bardhyl Mezini, takohemi me mall dhe dashuri. Njė pjesė tė anėtarėve i shohim dhe takojmė pėr herė tė parė, pavarėsisht njohjeve tona nėpėrmjet shkrimeve, e-mail-eve, krijimeve. Ambient tepėr i kėndshėm dhe i kėnaqshėm. Ishim mbledhur si njė familje e madhe dhe e gėzuar. Bisedojmė, qeshim, shkėmbejmė mendime tė ndryshme.

Vjen gazetari Dalip Greca, pas tij hyn edhe Tomė Paloka.
"Hė, si thoni, do fillojmė? Ja tė presim edhe pak. Kush ka njoftuar tjetėr jashtė Nju Jorkut pėr ardhje? Po anėtarėt e tjerė nga Nju Jorku ku janė?; nuk do vijnė? Ku janė njujorkezėt krijuesa?..." Dikush mundohet tė justifikojė kolegėt e tij pėr pamundėsi ardhjeje...

Nė emigracion puna ėshtė kryesorja, sepse vetė jeta ėshtė pagesė. Sapo hyn dhe del muaji, pėrveē jetesės duhen paguar tė gjitha detyrimet e asaj jetese dhe nuk ėshtė e kollajtė tė humbasėsh ditėn e punės, por, siē e tha edhe nė fjalėn e tij zoti Mėhill Melaj, njėherė nė vit mbahet takimi dhe, mendoj se ēdokush i ka mundėsitė qė pėr atė takim tė krijonte mundėsitė pėr tė mos munguar.

Nuk mund tė gjykoj mospjesėmarrjen e anėtarėve me banim nė Nju Jork edhe ata qė nuk janė nė marėdhėnie pune, sepse ēdo njeri i di vetė punėt dhe hallet e tij... por,... do kishin bėrė mirė tė mos mungonin...
Ajo qė do mbahet mend nga takimi i Shoqatės sė 4 Gushtit 2007 nė Bronx tė Nju Jorkut, ėshtė fryma dhe mėnyra demokratike se si u mbajt ai takim, mėnyrė kjo, qė duhet tė vazhdojė edhe nė takime tė tjera kulturore-artistike qė zhvillon komuniteti ynė, veēanėrisht nė promovimet e librave. Sot, nuk ka mė vend koha e elozheve dhe e ngritjes sė lavdisė ndaj njėri tjetrit pa e merituar. Ėshtė vepra letrare e krijuar ajo, qė e bėn autorin tė jetė i vlerėsuar apo jo nga lexuesi. Pa kritikė letrare, vepra s'ka vlerė... Kjo vlejti edhe pėr ēdo anėtarė dhe shoqatėn bashkė nė atė takim. Nga diskutantėt pati debat, kritikė, dhėnie shkėmbim mendimesh tė ndryshme dhe tė kundėrta, puqje mendimesh, rėnie dakort... Pra, takimi u mbajt i formės demokratike, ku ēdo anėtar dha mendimin e tij.

Nė fillim nga diskutimet e ndryshme qė u bėnė, tek disa anėtarė u krijua mendimi se ēdo gjė ishte pėrgatitur mė parė. I them kolegut qė kisha pranė si me shaka: "Nuk jemi mbledhur kėtu tė hamė ėmbėlsirėn e gatuar mė parė nga tė tjerėt dhe tė servirur nėpėrmjet rekomandimeve; duhet ta pėrgatisim kėtu, tė gjithė ne atė ėmbėlsirė, ta pranojmė dhe ta shijojmė tė gjithė sė bashku"...

Shumė anėtarė tė listave ditė mė parė i kishin dėrguar letra, e-mail dhe telefonata tė ndryshme zotit Gjekė Marinaj, duke shprehur mendimet e tyre pėr emrin e kryetarit dhe anėtarėt e tjerė qė duhet tė jenė nė kryesinė e re dhe, me tė drejtė Marinaj nuk e morri parasysh njė gjė tė tillė.
Pati edhe nga ata anėtarė tė tjerė, i kishin dėrguar pėrshėndetje takimit tė anėtarėve tė Shoqatės nėpėrmjet Merita Bajraktarit. Edhe kjo ėshtė e pakuptueshme dhe e papranueshme. Nuk duhet menduar dhe kuptuar se jemi nė listat e ndryshme tė Internetit. Shoqata ka presidentin e saj, ka kryetarin dhe shumė mirė ato pėrshėndetje dhe mendime duhet tė shkojnė nė adresė tė tyre.

Takimi u mbajt nė njė tryezė tė rrumbullakėt. Nėnkryetari i Shoqatės Mėhill Velaj, mbajti fjalėn e hapjes, duke i uruar mirėseardhjen gjithė tė pranishmėve dhe punė tė mbarė takimit..."
Pastaj e mori fjalėn Ramiz Gjini, Kryetari i Shoqatės, ku ndėrmjet tė tjerash tha: "...Nuk mund ta quaj pjesėmarrje tė detyruar kėtė takim, se ka ikur koha kur partia dhe sekretarėt e saj i detyronin njerėzit, madje merrnin edhe me masa ndėshkimore pėr mospjesėmarje nė mbledhje. Kėtė zoti Gjini e ilustroi me njė shembull humoristik...
Presidenti i Shoqatės, zoti Gjekė Marinaj, pasi analizoi punėn e bėrė gjatė njė viti, duke dhėnė edhe vlerėsimet e tij, dha mendimin e tij qė konkursi i pėrvitshėm i krijimeve letrare zhvilluar deri tani, tė bėhet njėherė nė pesė vjetė dhe tė shtrihet nė hapėsirėn krijuese jashtė Amerikės, ku ka shqiptarė. -Sepse,- tha nė fjalėn e tij zoti Marinaj, - ēfarė ēmimi "Pena e Artė" mund tė jepet, kur na vijnė nga njė libėr pėr konkurim nga tė gjitha gjinitė.

Filluan diskutimet pėr kohėn e konkursit.
Qė konkursi tė zhvillohet njėherė nė pesė vjetė u kundėrshtua nga Gjeto Turmalaj, kundėrshtim qė edhe u argumentua nga zoti Turmalaj me mendimet e tij. "Unė mendoj qė konkursi tėzhvillohet njėherė nė 3 vjetė.." - tha midis tė tjerash zoti Turmalaj.
- Nuk jam dakort qė konkursi tė jetė mbarėkombėtarė, - tha Pierre-Pandeli Simsia. - Nuk mund tė jetė njė konkurs mbarėkombėtar, kur atė e zhvillon Shoqata e Shkrimtarėve Shqiptaro-Amerikanė. Edhe qė tė mbahet njėherė nė pesė vjetė pėrsėri nuk jam dakort, madje jam i mendimit qė tė mos jepen fare ēmime "Pena e Artė", apo "Pena e Argjendė". Shumica e atyre "fituesve"tė asaj Pene e mbajnė atė ēmim si "armė" pėr ta pėrdorur nė intervista apo shkrime tė ndryshme, si fitues tė ēmimeve tė arta, sepse vitet e shkuara ka pasur edhe pakėnaqėsi nga anėtarėt pėr dhėnien e ēmimeve nga ana e jurisė. Kjo ėshtė edhe arėsyeja ime personale qė unė nuk kam dėrguar asnjėherė krijim pėr konkurim kėto vitet e fundit. Por meqenėse po diskutohet pėr konkursin, mendoj qė ai tė mbahet njėherė nė dy vjetė dhe mundėsisht siglėn "Pena e Artė" ta zėvendėsohet me njė tjetėr, mundėsisht tė jepet njė ēertifikatė mirėnjohjeje pėr punėn e krijuesit, si njė dekurajim pėr tė ardhmen e tij krijuese... - tha Simsia.

- ... Pėr pėrfshirjen e konkursit mbarėkombėtar, pėrfundimisht jam e mendimit se nuk duhet tė shkojė jashtė kufijve tė Shoqatės Shqiptaro-Amerikane. Po nuk u konsolidua si njėsi kjo shoqatė..., d.m.th. tė jetė e saktė pėr vete dhe pėr anėtarėt e saj... Pra, mendoj, qė konkursi tė jetė brenda krijuesve qė krijojnė dhe jetojnė nė Sh.B.A. siē ėshtė e shkruar edhe nė status, - tha ndėrmjet tė tjerash Merita Bajraktari.

- Nuk kemi kushte qė konkursi tė mbahet nė mbarė diasporėn shqiptare, - tha nė diskutimin e saj Kozeta Zylo. - Nuk jap mendim dy apo tre vjeēar, madje periudha pesė vjeēare, nuk e di pse mė kujtoi ato planet e "famėshme" pesėvjeēare tė dikurshme, por tė ngrihet njė komision i posaēėm dhe nga volumi i librave tė botuar tė jepet edhe vlerėsimi... - tha Zylo.
Duke marrė mendimet e ndryshme tė anėtarėve u vendos qė konkursi tė mbahet njėherė nė tre vjetė. Diskutimet ishin tė ndryshme, si duhet ta ndihmojmė Shoqatėn. U diskutua pėr kuotizacionin e anėtarėve dhe pėr gjendjen ekonomike tė Shoqatės.

- Duhet tė mendohemi te ekonomia e shoqatės dhe jo kush ėshtė kryetar, sekretar..., sepse edhe ekonomia e njerėzve ėshtė e ndryshme, dikush punon, dikush nuk punon... - tha ndėrmjet tė tjerash Tomė Mrijaj, veteran i "Vatrės". - Edhe ne e kuptojmė gjendjen ekonomike tė anėtarėve, - ndėrhyri Ramiz Gjini, - Kuota pėr ēdo anėtar ėshtė 100 dollarė, por, pėr ata anėtarė qė nuk punojnė, pra ana ekonomike e tyre ėshtė e dobėt, e mira ėshtė tė na e thonė. Ne nuk mund tė pėrjashtojmė anėtarėt e Shoqatės, pse ata nuk e paguajnė kuotėn e anėtarėsisė..." Diskutimi sillte diskutimin; sigurisht, pėr ato ishim mbledhur, tė diskutojmė, tė japim mendimet tona dhe tė vendosim. U diskutua edhe pėr revistėn e shoqatės "Pena"

- Duke menduar, qė kėto kandidatura tė jenė tė sakta dhe secili tė paraqesė platformėn se ē'duhet tė japė. Ē'farė mendon ai pėr kėto probleme, shqetėsime, mbėshtetjen financiare tė "Penės" dhe burimet e tjera, pra, duhet tė ketė njė platformė. Kryetari i ri qė do tė zgjidhet sot, duhet t'i mbushė mendjen Shoqatės se i ka mundėsitė qė pėr tre vjetė, sepse ai mendon pėr, 1,2,3,4,.. pika... tha gazetari Greca.

- ... Baza e ēdo shoqate apo e ēdo qeverie duhet tė jetė buzheti. Qė kjo shoqatė tė pėrparojė, nė radhė tė parė duhet buzheti - tha Dr. Selahedin Velaj. Nė fund, fjalėn e tij Dr. Selahedin Velaj e mbylli, duke i uruar suksese Shoqatės dhe duke i dhuruar njė shumė 500 dollarėshe.

Diskutoi gjithashtu edhe artisti poet Nexhat Imeraj. Si gjithmonė, Imeraj, i saktė, korrekt, nė diskutimet e tij. Pastaj erdhi radha pėr zgjedhjen e anėtarėve tė kryesisė dhe tė kryetarit tė saj. Ramiz Gjini dha mendimin e tij qė nė fillim tė zgjidhen anėtarėt dhe ata vetė tė zgjedhin kryetarin.
- Meqenėse, qė nga krijimi i Shoqatės, kryetarėt kanė qenė nga Nju Jorku, mendoj qė kryetari i ri sot tė zgjidhet nga njė shtet tjetėr, jashtė Nju Jorkut, - tha Simsia.
Tomė Mrijaj dha mendimin e tij pėr Merita Bajraktarin, por ky mendim u kundėrshtua menjėherė dhe me vendosmėri nga vetė Merita.

Merita Bajraktari e vlerėsoi respektin qė kanė anėtarėt e Shoqatės. - Jam e nderuar prej jush, ndjej se i jam borzhlie shoqatės. Pavarėsisht nga respekti dhe konsiderata, dua t'i bėj tė qartė Shoqatės dhe juve kėtu, qė emri im tė lihet jashtė.... personalisht nuk kam mundėsi, por jam gati tė jap ndihmesėn time absolute kur dhe nė ēdo kohė tė keni nevojė, - tha nė diskutimin e saj Bajraktari.

Adnan Mehmeti dha mendimin e tij pėr kontributin e anėtarėve nga ana financiare. - Nėse kemi njė kryetar tė zgjedhur, siē tha Dalipi, me platformė, me vizione, me plane... mundet tė shkohet edhe me metodat e ndryshme tė bizneseve tė ndryshme, nė organizata... - tha ndėrmjet tė tjerash Mehmeti.

I vendosur nė diskutimin e tij ishte edhe Tomė Paloka, ku dha mendimet dhe sugjerimet e tija. - Qė tė mbahet njė takim si ky, duhet tė jetė edhe statusi pėrpara... - tha ndėrmjet tė tjerash Paloka. Gjithashtu Paloka u ndal edhe nė disa shqetėsime qė ka pasur kohėt e fundit Shoqata. - Nuk e dėshirojmė tek asnjė anėtar i Shoqatės qė tė pėrjashtohet nga kjo Shoqatė pa u marrė edhe mendimet dhe sugjerimet e anėtarėve tė tjerė qė aderojnė nė tė, duke patur parasysh edhe krijimtarinė e tyre letrare.

Ashtu siē jetojmė nė kėtė vend demokratik, Shoqata, Kryesia dhe Anėtarėt e saj gjithmonė duhet tė ecin nė parimet demokratike. Gjithashtu, nuk na vjen mirė kur mėsojmė tė vetėlargohet ndonjė anėtar nga kjo Shoqatė... U vlerėsua gjithashtu puna e bėrė nga Kryetari Ramiz Gjini dhe Nėnkryetari Mėhill Velaj dhe nga Sekretari i Shoqatės Petraq Pali.

Zoti Bardhyl Mezini propozoi zotin Dalan Luzaj pėr anėtar nė Kryesinė e Shoqatės. Emri i zotit Luzaj u mirėprit, u duartrokit dhe u miratua menjėherė nga tė gjithė.
"Nė Shoqatėn tonė ka krijuesa tė mirė, por unė mė mirė nga tė gjithė njoh zotin Dalan Luzaj. Mendoj qė Dalani tė jetė nė kryesi, ėshtė shumė serioz nė punė, korrekt... - tha ndėrmjet tė tjerash zoti Bardhyl Mezini U propozuan edhe emra tė Adnan Mehmetit, Ymer Ēela, Teuta Shabani, Petraq J. Pali, Mėhill Velaj. Kozeta Zylo, Rozi Theohari...

Nė fund me miratimin e pjesėmarrėsve zoti Dalan Luzaj u zgjodh Kryetar i Shoqatės sė Shkrimtarėve dhe Poetėve Shqiptaro-Amerikanė pėr tre vjetė, zgjedhje, e cila u mirėprit, duke u shoqėruar edhe me duartrokitje. Vetė Kryetari Dalan Luzaj nė prani tė gjithė pjesėmarrėsve zgjodhi stafin e tij tė punės, emra, tė cilėt u miratuan nga tė gjithė pjesėmarrėsit..

Nėnkryetar Mėhill Velaj.
Sekretarė tė Shoqatės: Ymer Ēela, Pierre-Pandeli Simsia.
Edhe pse vetė Simsia e kundėrshtoi zgjedhjen e tij qė iu besua, duke marrė shkas nga disa probleme shėndetėsore tė tij tė kohėve tė fundit, reagimi i menjėhershėm dhe i njėzėshėm i pjesėmarrėsve e bėnė Atė t'i bindej mendimit tė shumicės. Anėtarė tė Kryesisė: Kozeta Zylo, Bardhyl Mezini, Petraq J. Pali, Teuta Shabani, Tomė Mrijaj, Adnan Mehmeti. Kryetari i sapozgjedhur zoti Dalan Luzaj nė fjalėn e tij tha:

"... Tė dashur motra dhe vėllezėr! Jemi tė gjithė motra dhe vėllezėr nė mbarė botėn dhe jo ne qė jemi tė gjithė tė njė gjaku. Jam i emocionuar pėr besimin qė mė dhatė dhe kėtė besim do ta shpėrblej me punė. Do tė thosha kėto dy gjėra: Do tė kėmbėngul nė kuotizacion dhe nė cilėsi, pastaj, krahas kėtyre gjėrave do tė bėj ē'ėshtė e mundur me stafin e sapozgjedhur... Edhe njėherė ju faleminderit pėr besimin qė mė dhatė..."

Kozeta Zylo do tė merret edhe me shtypin, ndėrsa Teuta Shabani do tė merret me ekonomi-finacėn, marketing-un e Shoqatės.
U dhanė edhe ēertifikata pėr punėn e tyre krijuese zotit Naum Prifti, znj. Kozeta Zylo, z. Marash Mali. Pas mbarimit tė takimit tė gjithė sė bashku si njė familje motra dhe vėllezėr shkuam dhe drekuam nė restorantin 3 yje nė Bronx.
Takimi ishte mbresėlėnės. U ndamė nga njėri tjetri, nga kolegėt tanė me mall tė madh, mall qė duhet ta shuajmė pas tre vjetėsh, kur tė mblidhemi pėrsėri nė Michigan.

Fjala pėrshėndetėse e zotit Marash Mali.

Shpirtėrisht i uroj punė tė mbarė Shoqatės sonė tė Shkrimtarėve dhe Poetėve Shqiptaro-Amerikanė.
Ju kėrkoj ndjesė pėr arėsye tė moshės dhe qė jam larg nuk ndodhem sot aty pranė jush pėr tė ndarė kėnaqėsinė e bashkbisedimit me Ju.

Tė nderuar krijues tė Artit Letrar!
Misioni i Shoqatės sonė ėshtė pėr krijimtari me cilėsi tė lartė tė standarteve bashkėkohore.
Nė mėrgim ne jetojmė me dashurinė pėr atdheun dhe gjuhėn tonė tė mrekullueshme. Me mendje dhe me zemėr jam sot aty nė mesin tuaj. Suksese pėrherė mė tė larta pėr tė zbuluar dituri tė reja qė i kėrkon arti letrar.
Urime Shoqata e jonė dhe i qoftė jeta e gjatė kėsaj Shoqate.