Me ambasaden tone shqiptare ne Danimarke - Aktuale.dk

Me ambasaden tone shqiptare ne Danimarke

Diaspora shqiptare » Me ambasaden tone shqiptare ne Danimarke

Tashme ambasada Shqiptare ne Kopenhagė ne mjedise te reja dhe komode pune. Te premten me 12 tetor 2007 ambasada Shqiptare ne Kopenhage shtroi nje koktej ne darke me rastin e perurimit te lokaleve te reja te ambasades.Ne hyrja na priti konsulli i ambasades zoti Arben Hoxhaj dhe punonjes te tjere te ambasades.Na ftuan ne sallonin e pritjes ku ishin te ftuar drejtues te Shoqatave Shqiptare,drejtues te du radive shqipe te shoqates shqiptaro-daneze"Miqesia",dretues te revistes "Aktuale",si dhe miq danez,dashamir te Shqiperise dhe qe i kane qendruar ambasades prane vazhdimisht.Fjalen e rastit e mbajti z.Aferdita Dalla,e cila pershendeti pjesemarrsit ne takim dhe foli per veprimtarine e detyrat qe kjo ambasade i ka vene vetes ne prezantimin e Shqiperise reale para shtetit dhe institucioneve daneze.

Pastaj ajo u fokusua ne perpresite qe jep turizmi shiptar dhe ne vlerat ekonomike qe paraqet per bisnezit danez dhe u garantoi perkrahjen e shtetit shqiptar.Ajo prezantoi dhe Konsullin e nderit te ambasades i cili ishte z.Hans Georg Nilsen ,ku ju dorzua dhe certifikata e nderit.

Une- tha z.Hans nuk ka shume vite qe kam lidhje me te por vetem 4 vite,por shoh ndryshimet qe jane bere ne keto 4 vite dhe them me plot goje qe Shqiperia po ecen me hapa vigane dhe u bej thirrje kolegve te mij danez qe te vine dhe te investojne ne Shqiperi,sepse nuk do te mbesin te zhgenjyer.Shqiperia ka nje turizem te shkelqyer si ne ate malor dhe ate fushor prane brigjeve te detit nen rrezet e nxehta te diellit pervelues.Une kam nje shtepi ne Vlore dhe ja kam vene emrin vila "Amantia",qe shpresoj qe ajo te jete nje ambasade ku shqiptaret dhe danezet te bashkepunojne ne te gjitha fushat dhe te lidhemi me shume me Shqiperine.Ai tregoi qe njohjen e tij me Shqiperine dhe shqiptaret nepermjet emisionit te radio Tiranes ne gjuhe te huaja dhe isha shume kurioz qe te dija me shume dhe ja tani une jam i pranishem ne mes te miqve te mij shqiptare dhe bashkepunimi im nuk do te mungoje.Uroj qe sa me pare dhe Shqiperia ti bashkengjitet familjes se mmadhe europiane.

Pastaj ai foli per nje plan-pune te pregatitur dhe te cilin ja ka bere prezent ministrise se kultures dhe pret pergjigje nga pala daneze.Ai theksoi per nevojen e nje instituti danezo-shqiptar qe eshte mjaft i nevojshem dhe do te shikohet mundesia ne te ardhmen e ngritjes se nje institucioni te tille sepse ministria e jashtme daneze ka nje konsiderate jashtezakonisht te mire per pune e ambazsades daneze ne Tirane e cila po ndihmon jashtezakonisht ne mbarevajtjen e punes dhe te procedurave midis shteteve tona.

Ne emer te shoqates Miqesise,Shqiperi-Danimarke foli zoti Jusuf Kalo.Ai i beri nje panorame punes qe ne fillimet e punes per hapjen e ambasades shqiptare ne Danimarke dhe per punen e ambasadorit Qemal Minxhozi,si dhe per resulset qe jep Shqiperia jo vetem ne turizem ,por dhe nentoka shqiptare eshte e pasur me minerale,prandaj eshte dhe nje fushe tjeter qe pala daneze mund te investoje.Gjithashtu ai falenderoje z.Dalla per punen e mire dhe per interesimin e saj te vazhdueshem per ecurine sa me te mire te puneve ne lidhje me njohjen e reale te Shqiperise nga opinioni danez dhe nga ai nderkombetar.

Pastaj e mori fjalen dhe tenori shqiptar Agim Hushi ,i cili falenderoi ambasadoren per ftesen dhe per pritjen me rastin e perurimit te zyrave te ambasades.Gjithashtu ai foli per punen e mire dhe per respektin qe kishte ndaj amasadores z.Dalla dhe pse ajo ishte nje kuader i pregatitur mjafte mire dhe jam i bindur-tha z.Hushi se ajo dote te coje punet perpara dhe do te krijoje nje lidhje te forte ne mes te dy shteteve.Ai i propozoi ambasadores qe te jepte nje koncert te tijin recital dhe te gjitha shpezimet ti kalonin ambasades per kompletimin me te mire te mjediseve te punes se saj.Ne takim foli dhe z.Harun Musliu i cili beri nje panorame te shkurter te punes qe zhvillon shoqata "Zenel Hasani",shoqate kjo e bashkeatdhetrve tane qe vine nga fshati Nerasht i Tetoves.

Pas takimit te pranishmit vizituan ambjentet e punes te ambasades shqiptare dhe mbremja kaloi ne biseda te ngrohta ne mes shokesh e miqesh.Ne takim ishte dhe miku i vjeter i shqiptar,profesori danez Tue Magnussen,me te cilin pata rast te bisedonim me gjate gjate bisedave te lira ne ambjentet e ambasades shqiptare ne Kopenhagen.

Ai u interesua per jeten qe bejne shqiptaret ketu por dhe ishte shume kureshtare te dinte me shume histori per Shqiperine,ai tha qe une kam shume miq shqiptare qe kontaktoj me ta,jam takuar dhe me kryeministrin Sali Berisha dhe me personalitete te tjera shqiptare qe mbajme lidhje dhe korrespodenca me ta.

Ne fun te ketij takimi dua te them se mbremja kaloi ne menyre te shkelqyer dhe shpresojme qe takime dhe biseda te tilla te kemi dhe ne te ardhmen me qellimin e mire qe ti sherbejne bashkepunimit dhe lidhjeve ne mes te dy shteteve tona ,por dhe te ndihmes dhe bashkepunimit ne mes te kumunitetit shqiptar dhe institucioneve daneze qe problemet qe bashkeatdhetaret tane kane per zgjidhje tu jepet ndihma e kerkuar dhe per kete ambasada eshte e gatshme tu gjindet ne cdo moment prane bashkeatdhetarve dhe tu jape ndihmen qe ato kerkojne nga ambasada.

Ne u ndame me pershtypjet me te mira per punen dhe aktivitetin qe po zhvillon kjo ambasade dhe i urojme shume suksese ne punen e tyre ne sherbim te interesave kombetare.Shpresoj se mbrembje e takime te tilla do te organizohen edhe ne te ardhmen.

Luigj Shkodrani
Danimarke