Diaspora pėr herė tė parė pjesė e historisė sė Shqipėrisė - Aktuale.dk

Diaspora pėr herė tė parė pjesė e historisė sė Shqipėrisė

Diaspora shqiptare » Diaspora pėr herė tė parė pjesė e historisė sė Shqipėrisė

“Kapitulli pėr diasporėn shqiptare nuk ka kufi, por ėshtė fokusuar nė ngulmimet mė tė mėdha nė periudhėn historike, nė tė cilėn trajton risi qė futet nė botim. Ndonėse ėshtė njė dimension i vogėl nė vėllimin e tretė, diasporat janė paraqitur nė dimensionin e tyre social, multikulturor e politik, tė organizimit tė tyre dhe njė vend tė veēantė pėr to shėnon edhe kontributi i diasporave nė mbrojtjen e shtetit shqiptar dhe nė mbrojtjen e shtrirjes gjeografike. Kontributi i tyre pėr ēlirimin e Kosovės dhe mbrojtjen e shqiptarėve nė Greqi”, shprehet Meta.

Sipas tij, njė vend tė veēantė nė kapitullin kushtuar diasporės shqiptare zė kontributi i shoqatės sė parė “Vatra” nė vitet ‘20 midis viteve ‘15-‘30 nė Konferencėn e Paqes nė Paris, pėr mbrojtjen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe integritetit territorial. Eshtė veēuar gjithashtu kontributi i Fan Nolit, i Konicės, Ford Eriksonit, i Kristo Dakos dhe personalitete tė tjera qė kanė qenė tė organizuar nė kėtė shoqatė pėr ēėshtjen shqiptare.

“Diaspora nuk ka ekzistuar mė parė nė botimet shqiptare. Teksti qė unė kam paraqitur aty ka marrė dimension mbarėkombėtar dhe ka sjellė njė version tė ri dhe analizė tė re pėr sa i pėrket diasporės, e cila nuk ėshtė trajtuar mė parė nė bazė tė ndėrhyrjes sė politikės dhe e fobisė qė kishte komunizmi ndaj diasporės e veēanėrisht asaj tė SHBA”, tregon Meta, i cili pėr tė hartuar kėtė vėllim mbi diasporėn shqiptare ėshtė ndalur jo vetėm nė arkivat shqiptare, por edhe ato amerikane, ėshtė bazuar nė botime tė shumtė, brenda dhe jashtė vendit dhe ka shfrytėzuar gjithashtu shtypin dhe njė pjesė tė arkivave britanike, austro-hungareze, arkivat italiane dhe franceze.

Pėrgatiti: Luigj Shkodrani