THASHETHĖMET E VIP-AVE TE HUAJ - Aktuale.dk

THASHETHĖMET E VIP-AVE TE HUAJ

Aktuale nga ... » THASHETHĖMET E VIP-AVE TE HUAJ

Jennifer Lopez nuk shlyen borxhet
Tė jetė thjesht njė kapriēo, apo harresė, megjithatė pikėrisht Jennifer Lopez nuk paguan borxhet e saj. Njė gjė kjo qė i lė tė gjithė gojėhapur. Kėngėtarja, sipas njė vėrtetimi tė njė kompanie njujorkeze qė zotėron limuzina, thuhet se nuk ka paguar njė llogari qė kap shifrat 16 mijė dollarėve. Sipas burimeve tė “Spiegel Limousine Corporation”, Lopez ka marrė me qira makinėn e tyre gjatė promovimit tė filmit “El Cantante” kėtė qershor. Aktorja kishte porositur makina luksoze pėr bashkėshortin e saj, Marc Anthony, pėr stilisten e saj, Ken Paves dhe pėr tė motrėn, Linda.

George: Zemra ime ėshtė me Lindsay Lohan
George Clooney e ka vendosur veten nė vend tė Lindsay Lohan gjatė njė bisede me mikun e tij tė shtrenjtė, Christian Slater. Pikėrisht duke i thėnė kėtij tė fundit se edhe ai nėse do tė bėhej i famshme nė njė moshė tė vogėl, siē ka ndodhur me kolegen e tyre, ndoshta do tė kishte pėrfunduar nė njė klinikė rehabilitimi pėr alkool e drogė. Slater ka treguar: “George mė ka shpjeguar se nėse do tė ishte zbuluar kur ishte 20 vjeē dhe tė jetonte qė nė atė moshė nėn dritėn e prozhektorėve dhe kamerave, me siguri qė do tė kishte pėrfunduar edhe ai nė njė klinikė”. Jam i lumtur qė nuk mė ka ndodhur, ėshtė shprehur aktori qė u bė i famshėm nė moshėn 35-vjeēare me serialin e njohur, “ER”. Aktori ėshtė shprehur se, “i ndodhem shumė pranė Lindsay Lohan. Zemra ime ėshtė pranė saj. Ėshtė njė vajzė me mjaft talent dhe mjaft e re. Kush jemi ne qė ta gjykojmė dhe ta dėnojmė?!”

Sarah Jessica Parker, martesa “bis”
Ėshtė ende nė fazė pune, e megjithatė e gatshme pėr tė folur pėr veten. Skenari i bazuar mbi serinė kult tė televizionit, “Sex and the city” ėshtė cilėsuar si njė sukses i madh. Dhe bukuroshja Sarah Jessica Parker nėn lėkurėn e Carrie Bradshaw, mė sė fundi do tė martohet me dashurinė e saj tė madhe, Mr Big. Ėshtė ky vazhdim i kėsaj serie qė do tė xhirohet nė katedralen “St Patrick” tė New York. E gjitha kjo ėshtė shumė e bukur, por pikėrisht nė sheshin e xhirimit diēka nuk funksionon. Kėshtu qė producentėt kanė vendosur tė vėnė sėrish dorė. Kjo, pasi siē ka deklaruar vetė Sarah, dėshiron qė dasma nė film tė ngjajė si tė ishte mė se e vėrtetė.

Martesė nė krizė pėr Gwyneth Paltrow
Zėrat kanė marrė dhenė: njė nga ēiftet mė solide tė showbiz ėshtė nė grykėn e njė humnere krizė. Mes Gwyneth Paltrow dhe Chris Martin, lider i grupit tė njohur “Coldplay”, duket se jo ēdo gjė shkon mirė. Martesa duket se ėshtė nė krizė, kjo e pohuar nga shumė njerėz, tė cilėt nuk e kanė parė mė shpesh ēiftin si mė parė. “Gwyneth dėshiron tė kthehet pėr tė jetuar nė Amerikė, ndėrsa Chris dėshiron tė qėndrojė nė Britani”, - ka thėnė njė burim pėr “Daily Mail”. Zėrat janė bėrė edhe mė tė besueshėm kur aktorja ėshtė parė vetėm tė shtunėn e kaluar nė mbrėmjen gala tė “Fashion rocks”, takim londinez, qė u kushtohet xhevahireve.

Depp dhe Paradis, njė idil i vėrtetė
Njė marrėdhėnie pėr t’u pasur zili. Raporti mes Vanessa Paradis dhe Johnny Depp, tashmė prindėr tė dy fėmijėve, shkon kaq mirė saqė aktori ėshtė bėrė shkak qė bashkėshortja e tij franceze t’i rikthehet muzikės. Madje, ka bėrė gati edhe kopertinėn e albumit, ku ėshtė vendosur fotoja e nėnės sė dy fėmijėve tė tij, ndėrsa Vanessa pėr tė shkėmbyer favorin i ka mėsuar Johnny disa leksione kantoje. Albumi i ri i Vanessa, “Divinidylle”, ėshtė regjistruar nė nėntor tė vitit 2005 dhe gushtin e 2007, pasi kėngėtarja nuk ka dashur tė lėrė pas dore impenjimet e saj familjare (ajo ėshtė lidhur qysh nė vitin 1998 me Johnny Depp, me tė cilin jeton nė jug tė Francės). “Divinidylle” ėshtė puna e parė pop e francezes pas shtatė vitesh qetėsie.

Kidman, pesė kilogram mė tepėr
Nicole Kidman ėshtė gjykuar gjithmonė si njė nga aktoret e Hollywood, mė tė dobėta dhe gati aroneksike. E megjithatė pėr filmin e saj tė ardhshėm, “The reader”, Nicole ėshtė detyruar tė bėhet si Renee Zellweger nė “Bridget Jones”; e shėndoshė. Nuk duhet tė shtojė aq sa kolegia e saj nė fakt, por plot 5 kilogram, e duke parė moshėn e saj (rreth 40 vjeē) pesha ėshtė pėrqendruar tek zona e barkut. Nė filmin “The reader”, i drejtuar nga Stephen Daldry mbi skenarin e shkruar nga David Hare, Kidman do tė interpretojė pėrkrah Ralph Fiennes. Historia bazohet mbi romancėn “A voce alta”, e gjermanit Bernhard Schlink, qė rrėfen historinė e Michael Berg nė vitet ’50, qė ėshtė vetėm 15 vjeē, nė fazėn e pėrjetimeve tė turbullta tė adoleshencės. Njė ditė ai takon Hannah, njė grua shumė mė tė madhe se ai, me tė cilėn realizon njė marrėdhėnie. Por mė pas kjo zonjė e fsheh kėtė histori si diēka tė errėt nė tė kaluarėn e saj.

“Zuchero? U vjedh pjesėt tė tjerėve”
Nė sukseset e mėdha tė Zuchero gjendej fare pak dora e tij”. Michele Torpedine, ish- menaxher i popstar-it, qė ka lanēuar Zuchero dhe e ka ndjekur pėr rreth 12 vjet rresht, ėshtė hedhur kundėr tij dhe me akuza plagjature madje. “”Il mare calmo” ishte firmosur nga Zuchero, por nė tė vėrtetė ishte e Gloria Nuti – dhe kėtė gjė ai e ka bėrė edhe me autorė tė tjerė”, - tregon menaxheri i tij. Torpedine vazhdon me akuzat, duke thėnė se Zuchero merrte pjesėt muzikore tė tė tjerėve dhe pastaj i modifikonte. Muzika e “Come il sole all’improvviso” ishte e njė kėngė tė Michael McDonald, po ashtu “Cosģ celeste” ėshtė njė pjesė e Bob Seger; njė pjesė e “Diavolo in me” ėshtė shkėputur nga Joe Cocker; e tė tjera me radhė. Nėse kėto akuza do tė vėrtetohen, atėherė do tė jetė njė goditje e madhe pėr yllin e muzikės italiane.

Pėrgatiti: Luigj Shkodrani