Elbasani, qyteti i parė ku u ngrit Flamuri Kombėtar me 25 nėntor - Aktuale.dk

Elbasani, qyteti i parė ku u ngrit Flamuri Kombėtar me 25 nėntor

Diaspora shqiptare » Elbasani, qyteti i parė ku u ngrit Flamuri Kombėtar me 25 nėntor

Elbasani njihet si qyteti i parė nė vend kur nė 25 nėntor tė vitit 1912 u ngrit Flamuri Kombėtar dhe u shpall Pavarėsia e kėsaj zone. Tre ditė pėrpara se Ismail Qemali tė ngrinte Flamurin Kombėtar nė Vlorė dhe tė shpallte Pavarėsinė e Shqipėrisė ishin patriotėt elbasanas ata, qė tė mbėshtetur nga populli, shpallėn pavarėsinė e kėsaj zone. Telegrami pėr ngritjen e flamurit nė Elbasan qė iu dėrgua Ismail Qemalit ishte firmosur nga shumė patriotė tė qytetit dhe krahinave pėrreth, mes tė cilėve spikaste emri i Aqif Pashė Biēakēiut (Elbasani), bashkėpunėtor i ngushtė i Ismail Qemalit. Prof. As. Dr, Kujtim Bevapi, pedagog dhe historian i njohur nė Elbasan, tregon dėshmi historike lidhur me Shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare.

"Shpallja e Pavarėsisė sė vendit tonė mė 28 nėntor tė vitit 1912 ishte njė kurorėzim i tė gjitha pėrpjekjeve tė patriotėve, atdhetarėve dhe gjithė popullit pėr tė hequr qafe zgjedhėn turke, pėr tė qenė i lirė i pavarur dhe pėr tė pasur shtetin e tij, ashtu si dhe fqinjėt e tjerė ballkanikė". Por, vijon historiani, pėr tė arritur deri nė kėtė moment patriotėt u pėrballėn me shumė vėshtirėsi, pasi fati i kombit shqiptar kishte kaluar nėpėr disa orbita me tė vėrtetė dramatike.

"Kryengritjet e njėpasnjėshme tė shqiptarėve nė vitet 1910 dhe 1911 ishin preludi i asaj ngjarjeje madhore qė do tė vinte mė pas. Viti 1912 ishte njė vit i mbushur me ngjarje tė trazuara pėr shqiptarėt", shprehet Bevapi. Historiani elbasanas ndalet nė aleancat ballkanike ndėrmjet Serbisė, Malit tė Zi, Greqisė, Bullgarisė, pėr tė cilat shprehet se "synonin ta fshinin nga harta emrin e Shqipėrisė. Kėto vende i shpallėn luftė Perandorisė Osmane. Mė 8 tetor Mali i Zi, mė 17 tetor Serbia dhe Bullgaria dhe njė ditė mė vonė Greqia. Ato nuk mund tė pranonin Shqipėrinė aleate, sepse kishin qėllime aneksioniste ndaj trojeve shqiptare". Ndaj dhe shtypi i kohės do tė publikonte thirrje qė i drejtoheshin shqiptarėve "... tė marrim armėt dhe tė mbrojmė kufinjtė e mėmėdheut tonė".

"Fitoret e njėpasnjėshme tė fqinjėve ballkanikė ndaj perandorisė osmane krijuan kushte tė reja pėr patriotėt shqiptarė qė ndodheshin jashtė atdheut", vijon historiani Bevapi, sipas tė cilit "ata vendosėn tė ndėrrmernin njė veprim tė ri politik, qėllimi i tė cilit tė ishte shpėtimi i Shqipėrisė nga copėtimi, ruajtja e tėrėsisė tokėsore tė saj dhe mbledhja e njė kuvendi kombėtar qė do tė vendoste pėr fatin e vendit". Sipas dėshmive historike nismėn pėr kėtė veprim tė ri politik e morėn Ismail Qemali dhe Luigj Gurakuqi, tė cilėt ndėrmorrėn dhe njė tur diplomatik nė disa kryeqytete europiane si nė Bukuresht dhe Vjenė, ku patėn bisedime me diplomatė tė kėtyre vendeve. E vetmja zgjidhje e drejtė e ēėshtjes shqiptare ishte Shpallja e Pavarėsisė. "Ideja e pavarėsisė sė Shqipėrisė dhe lajmi i mbledhjes sė Kuvendit Kombėtar u prit me entuziazėm tė madh nė Shqipėri.

Grupi i kryesuar nga Ismail Qemali arriti nė Durrės nė 21 nėntor dhe prej andej do tė shkonte nė Vlorė. Janė tė njohura tashmė pengesat dhe vėshtirėsitė qė nė pėrgjithėsi delegatėt shqiptarė dhe ato nga Kosova hasėn gjatė rrugės pėr nė Vlorė", thotė historiani Bevapi. "Ushtria serbe po pėrparonte me shpejtėsi tė rrufeshme nė tokat shqiptare. Ajo po i afrohej Elbasanit dhe nė kėto kushte, rrethet patriotike tė qytetit u vunė pėrballė detyrės urgjente tė shpalljes sė pavarėsisė, me qėllim qė autoritetet ushtarake serbe tė viheshin para njė fakti tė kryer", thotė Bevapi. Sipas tij, nė 25 nėntor tė vitit 1912 Elbasani shpalli i pari pavarėsinė, duke vėnė kėshtu gurin e parė nė themelet e Pavarėsisė Kombėtare. Pas kėtij akti, nė telegramin qė i dėrgohej Ismail Qemalit, nė emėr tė popullit tė Elbasanit thuhej se "gjithė populli i Elbasanit, myslimanė dhe tė krishterė, me njė zė kanė pranuar indipendencėn e Shqipėrisė". Firmėtarėt e kėtij telegrami ishin Aqif Pashė Elbasani, Abdulla Bej Tirana, Venemin Deliana, Ali Agjahu, Refik Myftiu, Sheh Mahmut Guma, Sheh Hysen Sulova, Ruzhdi Alushi, Alush Saraci, Venemin Nosi, Kolė Papajani, Emin Haxhiadem Shijaku, Ymer Peni, Hysen Dakli, Hysen Hostopalli, Serafin Jorgaqi, Dhimitėr Paparisto, Shefqet Bej Vėrlaci, Hasan Bej Biēakēiu, Fuat Bej Kahremani, Servet Bej Zylfi, Demir Bej Sulēebeu, Sheh Xhaferr Pasmaqi, Taqi Buda, Haxhi Nikolla Jorgaqi, Rrapush Demeti, Mahmut Hakani, Isuf Bej Taushani, Hasan Ēiftja, Demir Zenelhoxha, Hafėz Sulejman Kungulli dhe Dhimitėr Dhimitruka.

Ngritja e Flamurit Kombėtar nė Elbasan konsiderohet njė moment shumė i rėndėsishėm, ku veēanėrisht shquhet Aqif Pashė Elbasani, pėr tė cilin, sipas historianit Bevapi, Ismail Qemali do tė shprehej "ē'vend do tė kem unė nė histori nuk e di. Sa pėr ju, Aqif Pashė Elbasani, emri juaj do tė jetė i shquar nėpėr faqet e ndritura tė historisė". Historiani Bevapi shton se ky vlerėsim i patriotit Ismail Qemali pėr Aqif Pashėn nuk ishte i rastit. Shpallja e Pavarėsisė Kombėtare. Njė ditė pas shpalljes sė pavarėsisė nė Elbasan, tė njėjtėn gjė do tė bėnin patriotėt e Tiranės dhe Durrėsit dhe nė 27 nėntor ata tė Kavajės, Peqinit dhe Lushnjės.

Tė gjitha kėto pėrpjekje do tė kurorėzoheshin nė 28 Nėntor nė Vlorė, me ngritjen e Flamurit Kombėtar dhe Shpalljen e Pavarėsisė sė Shqipėrisė nga Ismail Qemali. Nė kuvendin historik tė Vlorės, nė 28 Nėntor tė vitit 1912, Elbasani do tė pėrfaqėsohej nga Lef Nosi, Shefqet Daiu, Mit'hat Frashėri, Qemal Karaosmani, ndėrsa Dervish Biēaku shkoi si delegat i Peqinit. "Qeveria e dalė nga kuvendi i Vlorės kishte nė pėrbėrje tė saj Lef Nosin, si ministėr i Post Telegrafėve, Shefqet Daiun si shkronjės tė dytė, krahas Luigj Gurakuqit si shkronjės i parė, dhe Ahmet Daklin si kėshilltar nė Ministrinė e Financės", vijon historiani Kujtim Bevapi. Sipas tij emėrmi i patriotėve elbasanas nė qeveri ishte njė nder pėr zonėn qė ata pėrfaqėsonin, por edhe e drejtė legjitime pėr vendin qė zuri dhe rolin qė luajti ky qytet nė Shpalljen e Pavarėsisė Kombėtare.

"Shpallja e Pavarėsisė ishte njė akt fatlum pėr Shqipėrinė e shqiptarėt, por jo pėr fqinjėt ballkanikė. Me aktin e 28 nėntorit tė vitit 1912 sanksionohej e drejta e pamohueshme historike e kombit shqiptar pėr tė qenė i bashkuar, i lirė dhe i pavaruar nė trojet e veta. Pavarėsisht se si do tė rridhnin ngjarjet mė vonė, Kuvendi i Vlorės hodhi themelet e shtetit tė ri sovran shqiptar", pėrfundon pedagogu dhe historiani i njohur elbasanas.

Pėrgatiti: Luigj Shkodrani