Disa nga ngjarjet me kryesore te vitit 2007 ne komunitetin shqiptar ne Amerike
Diaspora shqiptare » Disa nga ngjarjet me kryesore te vitit 2007 ne komunitetin shqiptar ne Amerike
Beqir Sina/ New York
Ne te gjitha informacionet e komunitetit dominon Pavaresia e Kosoves
28 Dhjetor 2007 - Janar: Volejbolli shqiptar ben emer te madh edhe ne Amerike. Rubena nuk zhgenjen. Ajo eshte cilesuar kohet e fundit si nje nga talentet e rralla tek Liga e Amerikes, ne Volejboll "Baden Patriot League"
Fadil Hasa dhe Veli Rada - Dy kolege - dy artista - dy humorista - dy demokrate: Veli Rada - Fadil Hasa: "Gezuar vitin e Ri 2007 - te realizohet vullneti e deshira e te gjithe shqiptareve per Kosoven shtet te pavarur e sovran dhe per zhvillimin e prosperitetin e Shqiperise dhe te gjitha trojeve etnike shqiptare."
Nje ngjarje qe ka pasur jehone te madhe, ku mediat lokale amerikane kane raportuar masivisht, ishte vrasja e trefishte, ku mbeten te vrare edhe dy bashkeatdhetaret tane, nga Presheva, me banim ne SHBA-es. Viktimat jane: Bashkim Emini (36 vjec) nga Presheva dhe bashkeshortja e tij Lumnije Dermaku (31 vjec), si dhe iraniano-amerikani Mehrdad Moussavian (37 vjec), jane vrare te Henen ne mbremje ne qytetin Bridgeport, te shtetit Konetikat te SHBA-ve.
Dy shqiptare jane nderuar kete vit me cmimin e mirenjohjes, per ndihmen dhe perkrahjen qe i kane dhene hebrenjve gjate Luftes se Dyte Boterore. Ne 17 janar, diten Nderkombetare te te Mbijetuarve (International Rescuers Day), Mefail dhe Njazi Bicaku nga Librazhdi jane vleresuar nga "Lidhja Izraelite kunder racizmit"- nje organizate e hebrenjve ne SHBA, pasi gjate periudhes se luftes, familja Bicaku strehoi ne shtepine e saj 26 hebrenj.
Cdo pervjetor, qe pas vdekjes se tij me 9 janar 1976, kur edhe u nda nga jeta Abaz Kupi, figure e shquar kjo e nacionalizmit shqiptar, ish-Organizata Kombetare Levizja e Legalitetit (OKLL), sot, Partia Levizja e Legalitetit (PLL), ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne marreveshje me familjen Kupi, organizojne pelegrinazhin e pervjeteshem, tek varri i tij, ne varrezat publike "Maple Grove Cementry" ne Kew Gradens (Queens).
Ne Nju Jork, u mbajte akademi madheshtore, ne shenje perkujtimi te nje vjetorit te vdekjes se Dr. Ibrahim Rugoves, ku moren pjese edhe disa nga fytyrat me eminentet, te komunitetit tone. Kreret e pothuajse te gjitha shoqatave, e organizatave shqiptaro - amerikane, klerik e qindra mergimtar nga mbar hapsirat shqiptare. Kjo akademi perkujtomore, u mbajt me rastin e njevjetorit te vdekjes se Presidentit Historik te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoves, nen patronazhin e deges se LDK-se, per Nju Jork me rrethe. Akademia Perkujtimore, u zhvillua ne kampusin e universtitetit "Fordham University" ne Bronks, ne shenje respekti dhe dashurie te thelle - duke perjetesuar figuren e pakrahasueshme te Presidentit te pare te Kosoves, Prof. Dr. Ibrahim Rugova, feniksit te Kosoves.
Shkurt: Ne mjediset e njeres prej ndertesave me te fameshme, nga ato qe njihen ketu si "gervishtesit e qiellit" - "skyscrapers", ne qytetin e 12 milion banoreve, qytetin e ndertesave gjigande"gradacileve", ne Manhattan - Nju Jork, u mbajt nje koncert kushtuar dy prej artisteve me ne ze te artit shqiptar, te viteve te kaluara. Nen inisjativen e disa artisteve shqiptar ne Amerike, e personalisht "doren" e artistit te njohur te fotos, fotografit Fadil Berisha, organizohet nje koncert me kengetaren Aurela Gaqe, e shoqeruar nga orkestra e grupit muzikor Alba. Te ardhurat qe do te mblidhen nga ky koncert do te kalojne ne ndihme te kengetares nga Kosova, Nexhmije Pagarusha Bilbili i kenges Shqipe, dhe asaj nga Lushnja, Vace Zela- Magjia e kenges shqipe.
U shua mbretnori shembullor Dr. Fuad Myftia
Shqiptaret e Amerikes pergatiten per protetsta masive ne SHBA-es, ne mbeshtjetje te Pavaresise se Kosoves. Ne pese qytetet me te medha amerikane shqiptaret do t'i rikthehen protestave masive.
Artistja shqiptare e gdhendjes ne dru - hapi galerin tjeter me punimet e saja ne Michigan: Shaqe Kalaj artiste e madhe ne Amerike e gdhendjes se drurit.
Ne kufirin mes SHBA- dhe Meksikes gjejne vdekjen 4 shqiptar nga Dibra e Madhe, mes tyre nje grua dhe femija e saj 10 muajsh. Te vdekurit jane Majlinda Karameti 30 vjece me te birin e saj 10 muajsh, Engjellin si dhe Ramazan Trebishta 22 vjec dhe Petrit Bomova 49 vjec. Viktime e aksidentit eshte edhe nje meksikan.
Mars: Kongresmenet bashkekryesues, Eliot L. Engel dhe Mark Stiven Kirk organizuan me 7 mars, nje seance degjimore ne Kongresin amerikan per statusin e Kosoves dhe per Raportin e Ahtisaarit per Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara. Ne kete seance merr pjese edhe Paneli ne perberje: Soren Jesen Petersen, ish-kryeadministrator i Kosoves, Dr. Pol Uilliems, anetar i Panelit dhe Avni Mustafaj, anetar i Keshillit shqiptaro-amerikan.
SHBA: Komiteti i Senatit per Ceshtjet e Jashtme, i hapi dyert Shqiperise, Maqedonise, Koracise, Ukraines, Gjeorgjise, per anetarsim ne NATO Lugar, me anetaresimin e ketyre pese vendeve (Shqiperise, Maqedonise, Koracise, Ukraines, Gjeorgjise), do te pasqyroje suksesisn e saj ne Europe, NATO sbashku me SHBA-s,
Prill: McCain shpall kandidaturen per president i SHBA - Liga Qytetare Shqiptaro-Amerikane e mbeshtet ate me parrullen "T'a kemi Ameriken si forca me bindese ne bote, per pavaresine e Kosoves".
Kujtohet 132 vjetori i lindjes se Faik Konices , dhe me pas 5, 7 dhe 9 Prilli, Ditet e Mbreterise shqiptare, tradicionalisht u perkujtuan ne Nju Jork "Ditet e Mbreterise Shqiptare" si nje moment Historik edhe per lirine e pavaresine e Kosoves.
Raportimi i shefit te UNMIK-ut, eshte kundershtuar nga ambasadori rus ne OKB, Vitali turkin, sipas te cilit raportimi i z. Ryker "ka qene i njeanshem". Skandal i bujshem i Ambasadorit rus prane OKB-se Vitali Curkin. Disa agjenci lajmesh njoftuan se ambasadori rus ne shenje kundershtimi me zotin Ryker braktisi takimin.
Kisha Katolike Shqiptare Zoja e Shkodres ne Hartsdale, New York, i perndershmi Dom Pjeter Popaj organizon nje Lutje Nderfetare per Pavaresine e Kosoves me kleriket e te tre besimeve te popullit shqiptare.
Ne New York u mbajt Konferenca nedrkombetare "Kosova ne 120 ditet e tranzicionit" organizuar nga Rockfeller Brother Fund ne bashkepunim me East-West Managment dhe Project on Justice in Times of Transition.
Perfaqesuesi i Administrates Bush, ambasadori, Frenk Wisner, i derguari i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, ne procesin e bisedimeve per statusin e ardhshem te Kosoves ne lokalin "Lumi" - Manhattan, u takua me nje grup veprimtaresh te dalluar te komunitetit.
"Meka" e shqiptareve te Amerikes - Qendra Islame Shqiptare Amerikane zhvilloje zgjedhjet e reja. Kryetar i keshillit te xhamise u zgjodhe serish biznesmeni Sami Marku.
Kongresmeni Joseph Crowley bene thirrje per pavaresine e Kosoves. Crowley: "Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duhet te rrisin presionin ndaj komunitetit nderkombetar, per aktberjen e Kosoves shtet te pavarur e sovran me njohjen e statusit te saj"
Kongresmeni i Kalifornise, miku madh i shqiptareve z.Tom Lantosh, dhe bija e tij Ketrin (Katrina Swett), besojne vetem ne pavaresine e Kosoves. Takim me Ligen Qytetare Shqiptaro Amerikane.
Eliza Dushku i rikthehet ekranit. Pas nje pushimi relativisht te gjate, aktorja me origjine shqiptare prezantoje filmin "Nobel Son" ne Festivalin e Filmit "Tribeca". Nderkohe qe shume shpejt do t'i rikthehet edhe botes se televizionit, ku do te shfaqet me serialin komik Nurses ne televizionin FOX.
Ramadan Gashi, u zgjodh kryetar i ri Deges se LDK se per Nju Jork, Nju Xhersi dhe Konektiket. Nje delegacion nga Shqiperia i Inspektoriatit te Larte te Deklarimit te Pasurive, vizitoi SHBA dhe u kthye ne atdhe.
Maj: Ministri i jashtem i Shqiperise, Lulzim Basha filloi te henen viziten ne Uashingotn, u takua ne Departamentin e Shtetit me Sekretaren e Shtetit Kondoliza Rajs.
Ekspozohet ne SHBA - nje sinteze e vogel e tragjedise se madhe te popullit te shume vuajtur shqiptar. Ne qendren kulturore "Nene Tereza" prane Kishes Katolike Shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres", Harsdale NY, u cel dhe qendroi e hapur ekspozita fotografike, kushtuar presekutimit te gjate te rregjimit komunist, ndaj te perndjekureve politik ne Shqiperi..Miraka: "Shqiperia, nje vend i vogel - me vuajtjen dhe presekutimin me te madhe ne bote"
Policia zbulon perpjekjen per nje sulm te mundshem ndaj bazes ushtarake ne Fort Diks. Personat e arrestuar jane: Shain Duka (1981), Diton Duka (1978) me nofkat "Distan", "Entoni" apo "Toni" dhe Elvir Duka (1983) me nofkat "Elvis" dhe "Sulejman", si dhe Agron Abdullahu. Ndersa dy te tjeret, Mohamed Shnewer dhe Serdar Tatar te lindur ne Jordani e Turqi. Shtepia e Bardhe me ane te zedhenesit te saj Toni Snow, ka deklaruar se personat nuk kane qene te lidhur me terrorizmin nderkombetar dhe se nuk akuzoheshin te ishin anetare te ndonje grupi terrorist.
Mbas rreth 20 vitesh DioGuardi ne Kongresin Amerikan."Cekani i Arte" per Senatorin legjendar Bob Doll miku i madh i Kosoves. Per Senatori ish kandidatin per President, qe per me shume se nje dekade, e ka perkrahur ceshtjen e Kosoves per liri, pavaresi e demokraci.
Organizata e Gruas Shqiptare ne Amerike Motrat Qiriazi, me qender ne metropolin e botes qytetin e Nju Jorkut, ne lokalin luksoz "World Manor"Astoria Boulevard - Quins, festojne Diten e Nenes ne Amerike, dhe me kete raste ka nderuar me cmimin "Gruaja e Vitit", (nje cmim nderi ky qe ndahet per cdo vite, nga kjo organizate), zonjen Jane Christo, gazetare, publiciste, editore, veprimtare dhe aktiviste e shquar per te drejtat e grave ne Amerike, manaxhere e pergjitheshme e Radio Bostonit - WBUR-FM. Nderkaq, cmimin "Nena e Vitit" , kjo organizate i a ka dhuruar nenes Linda Fundos, si nje nene shembullore.
Rreth 300 - 400 shqiptaro amerikane parakalojne se bashku me trupat amerikane ne paraden me emer "Parada e Dites se Forcave te Armatosura te Amerikes" Shqiptaro Amerikanet, mes tyre edhe femije, grupe folklorike te veshura me kostume popullore, e me flamuj shqiptare e amerikane, qe mbanin ne duar portrete me fotografite Nene Terezes, treguan se ne jemi kombi me pro amerikane ne Bote. Ku eshte Amerika, aty jane edhe shqiptaret, ne jemi per mikun e madh dhe aleaten e perjeteshme tonen; Shtetet e Bashkuara te Amerikes.
Edhe shqiptaret tane kane linjen e tyre direkte per ne atdhe. Vajtja e presidenti Bush ne Tirane, dhe Pavaresia e Kosoves, kane te njejten perurim me aerokompanine Adriatic Eagle Air (AEA) qe eshte teresishte shqiptare.
Presidenti i Liges Qytetare Shqiptaro Amerikane Joseph J.DioGuardi, ish kongresmen ne dy mandatura, ne nje takim elektoral, takohet me personalitetet e njohura amerikane, mes tyre edhe ish majorin e Nju Jorkut, Ed Koach, kryebashkiaku i Nju Jorkut, Majkel Blumberg, gazetari i mirenjohur i CNN-it, Lou Dobbs, me kongresmenin Piter King. Sofra e Madhe Preshevare, shenoje me piknik Diten e te Reneve ne SHBA.
Qershor: Per here te pare, nje president amerikan mberrin ne Shqiperi, Xhorxh W. Bush, numri nje i shtetit amerikan, ne 10 qershor ishte ne kryeqytetin shqiptar, duke shenuar nje vizite historike qe nga krijimi i shtetit shqiptar.
Vizita e Presidentit Bush ne Shqiperi nuk eshte vetem historike, ajo le ne fuqi lidhjet e hershme dhe te fuqishme mes popullit amerikan dhe popullit shqiptare.Tirana mikpritja e madhe shqiptare, e presidentit George W. Bush, ne Shqiperi.
"Dita e Trashegimise Shqiptare" ne Amerike - feste e madhe me kenge, valle e melodi shqiptare .U zhvillua festivali "Dita e Trashgimise Shqiptare" ne Amerike, organizuar nga Qendra kulturore "Nene Tereza" prane Kishes Katolike Shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres".
Nevoja per denimin nderkombetar te krimeve te komunizmit eshte shume e rendesishme, jo vetem per te denuar krime te se kaluares, por gjithashtu, eshte maksimalisht e rendesishme per te denuar vazhdimisht krimet qe vazhdojne te ndodhin ne vendet komuniste, qe akoma jane shume ne numer.
Berisha pritet si Hero ne Nju Jork. Interesim i jashtezakoneshem per tu takuar me kryeministrin Berisha. Bushi pritet me madheshti ne Tirane - Berisha pritet me madheshti ne Nju Jork. Shqiptaret e Amerikes: Ju Faleminderit zoti Kryeminister! Na keni nderuar si komb.
Ne Nju Jork, u hap me iniciativen e Qeverise Shqiptare, dhe filloi nga puna Konsullata e Pergjithme e Republikes se Shqiperise.
Komuniteti cam ka zhvilluar, ne tre qytete amerikane tubime ne perkujtim te te vrareve gjate spastrimit etnik, duke kujtuar 27 Qershorin 1944- 63 vjetorin e genocidit grek, kunder popullsise shqiptare te camerise, ne, Boston, Nju Jork dhe Filadelfia.
U formua dega e LDD per Nju Jork e rrethe. LDD eshte vendi aty ku frymon kultura politike e Presidentit Rugova, vizioni dhe rruga e trasuar prej Tij, thane themeluesit e deges se saj.
Korrik: 4 Korrik 231 vjetori i ditelindjes se SHBA-se. Data qe ofron mundesine per nje bilanc te marredhenieve te shkelqyera mes Shqiperise dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, por edhe per te rikujtuar perpjekjet qe themeluesit e ketij shteti kryen me mendesine e vjeter, gjate diteve te themelimit te republikes, qe eshte simbol i demokracise.
U promovua ne Nju Jork: Monografia e Shqiptareve ne Mal te Zi, Ne nje cep te Ilirise.
Me 8 korrik, sipas tradites ne parkun e bukur "Anthony Wayne Recration Area" te Nju-Jorkut, dega e LDK-se, per tre shtete Nju Jork, Nju Xhersi e Kenektiket, per nder te 2 Korrikut - Dites se shpalljes se Deklarates Kushtetuese te pavaresise se Kosoves, 8-vjetorit te clirimit te Kosoves, dhe, 4 Korrikut, 231-vjetorit te Dites se pavaresise dhe shpalljes se Kushtetutes se Sheteve te Bashkuara te Amerikes, organizoi piknikun tradicional.
Diaspora shqiptare ne SHBA ben thirrje te forte per zgjedhjen e Presidentit te Shqiperise. Zgjedhja e presidetit te ardhshem te Shqiperise, do te jete nje dite historike per politiken shqiptare, nje dite kur te dyja palet, kane per te kanalizuar forcat e tyre ne nje proces, i cili do te jete thelbesor per zhvillimin e vendit.
Shtypi njujorkas, "Keshtjella" e Zogut ne Nju Jork - Monument Kulture, ne mbrojtje nga shteti .Zogu Mbreti shqiptare qe ka bere histori ne historine e mbreterve.
Ne pjesen veriore te Nju Jorkut, lokalitetin e quajtur Orange County, filloi te ndertohet nje librari e re, dedikuar ish kongresmenit republikan nga kjo ane Benjamin Gilman. Ceremonia e inagurimit u zhvillua ne qytetin Middletown, ne pranine e me se 500 vetatve, ngjitur me ndertesen e kolegjit "Orange County Community College", ne pjesen perendimore te tij, Me kete rast ai ftoi edhe Ligen Qytetare Shqiptaro Amerikane, perkatesisht : Presidentin vullnetar i Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane Joseph J. DioGuardi, ish - kongresmeni republikan i Nju Jorkut, dhe Keshilltarja e ceshtjeve Ballkanike ne LQSHA, shkrimtarja amerikane Shirely Cloyes DioGuardi, dhe anetari i bordit Aslan Cekaj.
Familja Ndreu ne bashkepunim me komunitetin shqiptaro-amerikan organi-zoi nje tubim perkujtimor per te nderuar Dali Ndreun dhe bashkeshorten e tij,Lirie Gega - Ndreu, 50 vjet pas vrasjes.
Bronks (Nju Jork), Nje 44 vjecar dikur i punesuar si roje ne ndermarrjen Co-op City ka hyre mengjesin e sotshem dhe ka hapur zjarr ndaj supervizorit amerikan Odli Bent 59 vjec ish punedhenesit, vret ate e plagos dy shqiptare .
Ne fillim te vitit 2008, 1.000 trupa ushtarake nga Missiuri nisen per ne Kosove . Kontigjenti i ushtareve nga Missiuri me mision jashte Shteteve te Bashkuara, eshte nga misionet me te medha nga ky vend qe prej Luftes se Pare Boterore.
Shtator: Amerikanet perkujtojne gjashte vjetorin e sulmeve terroriste te 11 shtatorit 2001. Gati tre mije njerez, qe humben jeten nga sulmet e 11 shtatorit, ishtin shtetas te me teper se 70 vendeve. Nje bote e tere ne miniature. Midis tyre humben jeten edhe tre shqiptare Mon Gjonbalaj, Simon Dedvukaj e Rrok Camaj.
Ndeshja Shqiperi - Hollande drejpersedrejti nga rrejti i fameshem sportiv amerikan Fox-Center -Sport
Diplomatet mala-zese ne Washington u "struken" per disa ore para protestuesve shqiptaro amerikan
Hera e pare ne historine e diaspores tone ne SHBA, qe ne Columbus Day Parade, te parakalojne edhe shqiptaret. Shqiptaret e Amerikes shpalosen ne menyre dinjitoze, madheshtore e mahnitese, disa nga vlerat dhe traditat tona kulturore artistike
Perkujtohet ne Nju Jork, 10-vjetori i vdekjes se Nene Terezes nga Kisha Katolike Shqiptare ne Amerike "Zoja e Shkodres" . Pervjetori shenohet me Meshe te vecante edhe ne Katedralen me te madhe ne SHBA-es, Katedralen e St. Patrick's ne Nju Jork
Ne Nju Jork, komuniteti shqiptar musliman filloje muajin i Shenjte te Ramazanit, muaj i cili konsiderohet nga komuniteti mysliman si muaji i harreses, miresise dhe dashurise. E gjithe bota islame gjate ketij muaji fale teravite dhe thirrjet per lutje degjohen nga te gjitha xhamite ne mbare boten.
E ardhmja e Kosoves, dhe statusi saj - teme qendrore e debateve, ne fokusin e Sesionit te 53-te te Asamblese Parlamentare te Aleances Veri Atlantike - NATO. Kryeministri i Shqiperise, Dr. Sali Berisha eshte i ftuar dhe do te flase ne Sesionin e 53-te te Asamblese Parlamentare te Aleances Veri Atlantike - NATO.
Ne Las Vegas u arrestuan dy vraresit e 27 vjecares nga Kosova, Shpresa Hamzaj. Shpresa ishte e bija nje veprimtari te dalluar te cestjes kombetare, ajo vete vecanerisht ishte aktive gjate shpernguljes se refugjateve kosovare nga Kosova ne Amerike.
Me ftese te presidentit amerikan, Xhorxh W. Bush, kryeministri Sali Berisha me date 25 shtator vjen ne SHBA, dhe marre pjese ne tryezen e rrumbullaket Demokracia dhe Shoqeria Civile.
Mbremje madheshtore ne nje mjedis te mrekullueshem u mbajt dje, ne lokalin,"Cipriani" ne qender te Nju Jorkut, para rreth 500-600 pjesmarresve. Ishte Keshilli Kombetar Shqiptaro-Amerikan, qe organizoi darken e 11 vjetorit. Shqiptaret, e vleresojne gjeneralin Clark si mikun e madh te tyre per rolin qe kishte ai gjate luftes se Kosoves ne cilesine e komandantit te larte te NATO s. Ish Komandanti i Trupave te NATO-s ne Kosove gjate fushates ushtarake te vitit 1999, gjenerali ne pension Wesley Clark, nderohet me cmimin vjetor.
Tetor: Tifozet shqiptare "kacafyten" me ata serb ne Cikago per Kosoven Kryeministri i Shqiperise, Berisha, i cili, filloje ne metropolin e botes, Nju Jork, nje vizite disa ditore, ne diten e pare t vizites se tije, i u bashkua ashtu si dhe ne takimet e tjera , Vatres, dhe vatraneve, patrioteve dhe atdhetareve, demokrateve, e veprimtarve, perfaqsuesve te disa organizatave, shoqatave shqiptaro - amerikane . Mbremeja, ne lokalin "Union Club", ne te cilen moren pjese qindra vete, u zhvillua nen kujdesin e Federates PanShqiptare te Amerikes VATRA, dhe Misionit te Perhereshem te RSH prane OKB-se.
Ekipi i Unitetit erdhi ne Nju Jork, i bindur dhe i vendosur se nuk do te pranohet asnje zgjidhje tjeter pervec pavaresise se Kosoves. Anetaret e Ekipit te Unitetit kane theksuar se jane te gatshem ne rast te nje bllokimi te serishem te procesit te statusit te Kosoves ne Keshillin e Sigurimit te veprohet ne rruge te tjera alternative.
Behgjet Pacolli, nderrmarresi dhe bamiresi i mirenjohur dhe themeluesi i partise me te re ne Kosove, e pagezuar me emrin vizonar Aleanca Kosova e Re- vizitoj SHBA. Kryetari i ARK Behgjet Pacolli zhvilloj takim e dyte me komunitetin shqiptar ne Nju Jork, takim ky ku moren pjese perseri edhe dhjetra personalitet te njohura te komunitetit, te dalluara keto ne fusha te ndryshme. Mes tyre erdhi dhe miku i madh tij e i shqiptareve Presidenti i Kroacise zoti Stipe Mesic.
Ne ditelindjen e Stan Dragotit - 75 vjetori i regjisorit te madhe shqiptar ne Amerike.Stan Dragoti Shqiptari qe 'shembi' muret e Hollivudit ose njeriu qe beri rizgjimin e endrave Njujorkeze me filimin e fameshem ''I love New York 23 vejcare, gazetare i boksit ne Amerike, ka inetervistuar edhe Oscar De La Hoya. Paloka: Pasioni per gazetarin maja e suksesit tim !!!
Flet analisti Janush Bugajski i Qendres per Studime Strategjike dhe Nderkombetare. Bota Sot, zhvolli nje interviste eskluzive me zotin Janush Bugajski (Janusz Bugajski) nje nder njohesit me te mire amerikan te situates politike ne Evropen Lindore.
Bajrami i Madh me i madhi kremtim, per shqiptaret musliman ne Amerike.Mesazhi i festes se Bajramit te Madh ne SHBA-es: "Ne gjithe boten te mbreteroj paqa dhe dashuria dhe qe ti ndihmoje popullit tone ne te gjitha aspektet e jetes e vecenarisht per pavarsine e Kosoves."
Artistja e talentuar shqiptare sjell "Buke Misiri e djathe" ne Nju Jork e Hollivud. Elza Zagreda, aktorja e talentuar shqiptare ne Amerike e frymezuar nga prejardhja e saj dhe jeta interesante e shqiptareve.
Ylli shqiptar i vallezimit me Jane Seymour, fituese e cmimeve Emmy dhe Globi i Arte. ilir Zherka - fitues i cmimit "Exponent Award 2007".Ai eshte padyshim shqiptaro - amerikani me i sukseseshem ne politike, ne keto 10-15 vittet e fundit, ne SHBA-es. Zherka, qe ai qe ndihmoje edhe Klintonin e Al Goren per ne Shtepine e Bardhe.
30 - Vjetori i Kishes Zoja Pajtore Shqiptare dhe 40- Vjetori i Komunitetit Katolik ne Micigan u kremtuan ne menyre soleme.
Nentor: Nje 19 vjecare shqiptare le te vdekur nje grua 42 vjecare dhe vetedorezohet ne polici. Shpejtesia e madhe sjell nje aksident fatal per nje shqiptare ne Nju Jork.
Ne moshen 59 vjecare, vdiq zonja Aldeize Nery Walker, nje nene e devoteshme veprimtare e dalluar per te drejtat e njeriut. Shqiptaro - Amerikanet ndajne dhimbjen me Heroi i Recakut, mikun e madh i shqiptareve, ambasadorin William G. Walker.
U zhvillua ne Nju Jork - Festivali i XVII-te Artistik i Kenges e Valles Shqiptare ne Amerike, organizuar nga Qendra "Nena Tereza" prane Kishes Katolike "Zoja e Shkodres" - Hartsdale. Kenge, valle e melodi me begatine kulturore e artistike te melosit te mrekullushem shqiptare.
Nje grup anetaresh te grupimit me te ri politik ne diaspore, Dega e Lidhjes Demokratike te Dardanise, per Nju Jork me rrethe, e kryesuar nga kryetari i saj z. Agim Rexhaj, n/kryetaret zotin Marijan Cubi, e Avdi Zogaj dhe anetarin e kryesise zotin Mexhid Gashi - u takuan gjate nje tubimi elektoral me kongresmenin demokrat te Nju Jorkut, Joseph Crowley. Ligjevenes, i cili, ky mbulon Distriktin VII-te, ku bejne pjese zona jugore Bronksit dhe zona veriore e Kuinsit.
Reagime te shqiptaro amerikaneve per zgjedhjet parlamentare ne Kosove Zgjedhjet - Populli i Kosoves deshmoje se e mertion pavaresine.
Santini dhe Francika i bashkojne zemrat - me nje dasme shqiptare ne Nju Jork. Shqiptaret e Amerikes mburren me dasmat - s'ka ma bukur se dasmat shqiptare ne Amerike. Marrin pjese edhe figura te njohura te komunitetit ne dasma.
Lutja nderfetare me rastin e Dites se Flamurit - 95 - Vjetorin e Shpalljes se Pavaresie se Shqiperise, u mbajte te merkuren pasdite, ne Katedralen San Patrik (St. Patrick's Cathedral), ne Nju Jork. Ishte, lutja fetare, kjo, ku moren pjese edhe disa udheheqes fetar te, te tre besimeve.
Nje koalicion i organizatave te komunitetit Shqiptaro Amerikan te perfaqesuara ne, komunitetin e Stanfordit, i u bashkua Keshillit Kombetar Shqiptare Amerikan (KKSHA-ja) , gjate aktiviteteve te cilat ishin pergatitur per te festuar se bashku perkujtimin e Dites te Pavaresise te Shqiperise, si dhe binjakezimin e nje qyteti amerikan me nje qytet shqiptar, ate te Komunes se Ulqinit, nga Mal i Zi.
Ambasada shqiptare ne Washington D.C dhe Misioni saj ne Nju Jork dha pritje .Bashkia e Qyetetit te Nju Jorkut nxorri Proklamaten ku nderohet Dita e Flamurit dhe 95- Vjetori i Shpalljes se Pavaresise se Shqiperise
Dhjetor: Proteste paqesore u mbajte para delegacionit te Komisionit Europian dhe vazhdoje me pas para ambasades se Malit te Zi ne Washington D.C.
Federata PanShqiptare Vatra, priti nje delegacion klerikesh te njohur katolik nga Kosova VATRA: Te bashkojme te gjitha forcat intelektuale dhe shpirterore, kombetare e fetare, per pavaresine e Kosoves.
Per nje vizite disa ditore, ne Nju Jork, mberrin nje delegacion i lart nga Shqiperia. Delegacionin i kryesuar nga Kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli, bashkeshortija e kryeministrit te Shqiperise, zotit Sali Berisha, zonja Liri Berisha.
Dega e Lidhjes Demokratike te Dardanise ne Nju Jork, inaguroje Zyren e re ne Bronks. Zyra e re e LDD-se, do te ndjek rrugen e Rugoves ne Amerike.
Ambasadori Frank Wisner, u takua me udheheqes dhe veprimtare, e aktiviste te dalluar te komunitetit, ne restorantin Lumi ne Nju Jork , nje dite pra se te dorzohet raporti.Frank G. Wisner, Jr, "Vecse, duhet durim se status quo-ja, nuk ka per te qendruar dhe nuk mund te vazhdoje me". Edhe jep interviste eskluzive.
Manifestim madheshtor per Kosoven ne para selise se Kombeve te Bashkuara ne Nju Jok. Rreth 5000 shqiptare te Amerikes, ne Nju Jork, brohorasin fuqishem - USA - USA - Kosova - Kosova - Pavaresi - Pavaresi
Me rastin e 10- Vjetorit te vdekjes se veprimtarit te shquar te ceshtjes kombetare Gjergj Daku Gjokaj, ne lokalin e njohur "Maestro's", ne Bronks- Nju Jork, diten e Shtune (15 dhjetor), Fondi Humanitar Malesia, ne bashkepunim me familjen e tij organizoi nje tubim perkujtimor.
Delegacioni i Kosoves qe merre pjese ne sesionin e KS per Kosoven arriti ne Nju Jork. Kosova flet vet per veten e saj para KS
Ndertimi i Katedrales Katolike Nene Tereza ne Prishtine, bashkon shqiptaret e te tri besimeve. Nga diaspora perkrahet ndertimi i Katedrales Katolike Nene Tereza ne Prishtine.
Festa e Kurban Bajramit sjell urimet per pavaresine Kosoves e lumturine e popullit shqiptar. Lutje per Kosoven e pavarur, shtet sovran, te lire e demokratike.
Biznesmeni dhe piktori i talentuar, Sejdi Bytyci, celi ekspoziten personale te titulluar: "Holiday Works on Paper", Dashuria per artin - Dashuria per pikturen, nuk njeh moshe dhe nuk njeh kohe".
Dega LDK-se ne Nju Jork, kremtoi 18-vjetorin e vet, duke pritur pavaresine se Kosoves, dhe duke nderuar e kujtuar kryetarin e tyre historik dr Ibrahim Rugoven.
Nju Jork: Festat e fundvitit shenohen nga shqiptaro amerikanet me veprimtari dhe manifestime te ndryshme kushtuar pavaresise se Kosoves.