Eliza Dushku - biografia: babi shqiptar e nėna daneze - Aktuale.dk

Eliza Dushku - biografia: babi shqiptar e nėna daneze

Aktuale nga ... » Eliza Dushku - biografia: babi shqiptar e nėna daneze

Eliza Dushku

Historia e vajzės me origjinė shqiptare qė u kthye nė yll tė Hollivudit. Pse tė gjithė e duan Eliza Dushkun. Shpėrthimi i vajzės sė ndrojtur qė u bė e njohur nė filmat me vampirė dhe qė tani po bėn famė si njė nga femrat mė seksi.

Emri i plotė: Eliza Patrisia Dushku

Ditėlindja: 30 Dhjetor 1980

Vendlindja: Boston, Masacuset

Sytė: Kafe

Flokė: Kafe

Babai: Shqiptar

Nėna: Daneze

Profesioni i dytė: Balerinė

Gjatėsia: 1m e 59cm

Pengu: Tė ishte pak mė e gjatė

Aktorja e preferuar: Jamie Lee Curtis

Ngjyra e preferuar: E zeza

Sporti i preferuar: Hokej nė akull

Ka frikė nga: Fluturimet nė avion

Nuk do tė bėjė kurrė: Nudo nė film

Fansat mė tė shumtė: Tė burgosurit

Mėkati i bėrė: Pirja e duhanit

Mikesha e ngushtė: Clare Karmer


Nėse ka njė fjalė shqipe qė ajo mund ta shqiptojė thjesht dhe pa gabime, ky ėshtė vetėm mbiemri i saj: Dushku. Mė shqiptar se kaq nuk mund tė kishte qenė. Dhe si i tillė nuk kishte asnjė mundėsi tė mos binte nė sy tė gjithė shqiptarėve tė tjerė, tė cilėt qė nga koha e Xhon dhe Xhejms Belushit nuk kishin mundur tė shihnin ndonjė tjetėr mbiemėr qė tingėllonte kaq shqip sa ky i Eliza Dushkut. Nė kohėn kur emri i saj nisi tė renditej ndėr kastet e shquara tė Hollivudit, ajo ishte tepėr e vogėl, ishte thjesht vajza e Arnold Shvarcenegerit nė filmin “True lies”, njė komedi aksion nga ato qė tė mbajnė deri nė fund ngulur pėrpara ekranit, deri nė shfaqjen e titrave. Ku fill pas emrave tė njohur tė kastit tė filmit, shfaqej edhe emri i saj. Nė shqip, Eliza Dushku.


Megjithėse ky mund tė quhej i pari “rol” i rėndėsishėm pėr tė, filmi “True Lies” nuk kishte qenė i pari film qė e kishte vendosur pėrpara kamerave. Sepse Eliza Dushku kishte qenė njė nga ata fėmijėt me fat tė Hollivudit, qė duket se kanė lindur me njė qėllim tė mirėpėrcaktuar nė jetė: tė bėhen yje. Ajo vetė kishte qenė tepėr e vogėl pėr tė menduar se ēfarė do tė bėhej kur tė rritej. Kishte qenė e vogėl pėr tė menduar tė provonte fatin nė qytetin e madh tė filmave. Gjithė pėrvoja e saj aktoreske mund tė pėrmblidhej nė grupet e teatrit tė shkollės fillore. Njė pasion si gjithė tė tjerat, si kėrcimi apo mėsimi i baterisė, apo muzika xhaz. Pak nga tė gjitha, me asnjė gjė tė veēantė qė ta pėrcaktonte si njė yll tė sė nesėrmes. E ndėrsa ajo nuk kishte menduar asgjė, thjesht fati kishte vendosur pėr tė. Njė shoqėrim i thjeshtė qė po i bėnte tė vėllait qė donte tė bėnte provat e njė reklame, e ktheu gjithė vėmendjen tek vajza dhjetėvjeēare. Ndoshta nuk kishte qenė dita me fat e tė vėllait, qė kėrkonte tė futej nė botėn e modės, por kishte qenė sigurisht dita e saj fatlume. Nuk ra nė sy duke recituar, siē kishte bėrė nė teatrot e tė vegjėlve, por e tėrhoqi vėmendjen me tė tjera gjėra: me ecjen e lehtė nėpėr shkallė, si tė ishte ndonjė mbretėreshė.

Atė ditė ajo kishte rėnė nė sy tė agjentėve kinematorgafikė, tė cilėt gati dy vjet mė vonė do tė kujtoheshin pėr t’i besuar njė rol nė filmin “Ajo natė”. Eliza Dushkut iu besua ai rol nė fund tė pesė muajve kėrkimesh pėr vajzėn e pėrsosur pėr rolin e Lizės nėpėr gjithė territorin e Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės. Dhe qė prej atij filmi tė xhiruar nė vitin 1992, asaj nuk do t’i mundonin rolet nė filmat me mitet e kinemasė amerikane: Robert De Niro, Elen Barkin, Leonardo Di Kaprio, Arnold Shvarceneger apo edhe Xhejms Belushi. Njė tjetėr emėr qė kishte origjinėn e familjes sė tė atit shqiptar.


Nė fakt, megjithė atė mbiemėr qė e rrėfente aq mirė prejardhjen, Eliza Dushku pak do tė kishte mundėsi tė merrte nga rrėnjėt e saj shqiptare. Nė ēdo biografi tė sajėn ajo nuk ka hezituar tė shkruajė fort qartė origjinėn e saj: baba shqiptar dhe nėnė daneze. Megjithatė nė edukimin e saj kultura daneze do tė luante njė rol shumė mė tė fortė sesa ajo shqiptare. Thjesht pėr faktin se asaj i qėlloi fati i trishtė i rritjes nė njė familje prindėrish tė divorcuar. Familja e saj me dy prindėrit Xhudi, pedagoge nė universitetin e Suflokut dhe Filipi, mėsues nė shkollat publike Bostonit, e vetmja familje me atė mbiemėr, jetonte nė Massaēustes. Derisa, kur pas lindjes sė tre djemve, ndėrsa ishin nė pritje tė Elizės, vendosėn tė divorcoheshin.

Gjithsesi, kjo nuk do tė thotė qė Eliza nuk pati ndonjė fėmijėri tė lumtur. Sigurisht qė ajo mėnyrė tė rrituri nė njė familje me njė prind do ta bėnte tė ishte mė e lidhur me nėnėn, njė raport ky qė do ta vlerėsonte publikisht kohė mė vonė, kur me statusin e njė ylli tė Hollivudit, teksa jepte intervista dhe fliste pėr filmat e saj, nuk harronte tė vlerėsonte rolin e tė ėmės nė jetėn e saj: "Ajo mė rriti mua dhe tre vėllezėrit e mi si njė mama “single”, ndėrsa vazhdoi tė punonte ēdo ditė si pedagoge me kohė tė plotė. Gjithēka nė jetėn time ia kushtoj pikėrisht asaj”.

Nė fėmijėri, miku i saj mė i mirė ishte vėllai mė i madh. Ishte pikėrisht familja streha e saj mė e ngrohtė ku ajo kaloi vite tė qeta, kur u kushtohej tė gjitha trilleve tė moshės: teatrit tė shkollės, mėsimit tė muzikės- ku pėrveē pianos kishte zgjedhur tė mėsonte edhe njė vegėl tė pazakontė pėr vajzat siē ishte bateria- kėngės dhe kėrcimit. Jo thjesht pėr hobi: nė tė gjitha recensat e shkruara pėr tė nuk harrohet tė pėrmendet qė ėshtė njė balerinė mjaft e zonja nė shumė zhanre: xhaz, tip- tap dhe klasike.

Njė fėmijėri tipike pėr njė amerikane qė rritej nė njė qytet tė sofistikuar si Bostoni. Nėse nė familjen e saj nuk pati asnjėherė probleme, nėse pėr tė depėrtuar nė Hollivud qe e ndjekur nga fati i mbarė, kjo nuk do tė thotė qė gjithēka nė sheshet e xhirimit pėr tė ka shkuar lumturisht mirė. Si njė nga pėrvojat mė tė vėshtira ajo ka veēuar xhirimin e filmit “Jeta e njė djali”, ku ajo ėshtė vajza e Robert De Niros. Nė film ata jetojnė nė qytezė tė vogėl dhe i ati martohet me njė grua qė ka njė djalė: Leonardo Di Kaprion. Nė ekran gjithēka shkon mirė, Eliza dhe Leo ndėrtojnė njė raport vėlla e motėr gati idilik, Eliza ndėrton edhe njėherė lidhjen qė kishte pasur me vėllain e madh. Kurse nė tė vėrtetė, nė sheshin e xhirimeve ngjarjet rridhnin ndryshe. “Leo ishte pesė a gjashtė vjet mė i madh se unė dhe brenda pak kohėsh, arritėm tė gjendeshim brenda njė marrėdhėnieje motėr – vėlla krejtėsisht tė urryeshme”. Ishte Leonardo Di Kaprio ai qė ia bėnte xhirimin e filmit njė ferr tė vėrtetė Elizės sė vogėl: e fyente gjithė kohės, me sharje e fjalė qė ajo nuk i kishte dėgjuar kurrė mė parė. Reagimi i saj kishte qenė si i ēdo fėmije tjetėr: “Qaja dhe e pyesja se pėrse ishte aq i keq. Por kur e pashė se ai vazhdonte, u detyrova t’i ankohesha regjisorit”. Njė reagim tipik fėmije, me njė rezultat prej tė rrituri: asnjė grimė nga urrejtja e tyre nuk u shfaq nė film. Eliza Dushku, ashtu si dhe Leonardo di Kaprio, asnjėri prej tė dyve i njohur nė atė kohė, ishin profesionistė tė vėrtetė. Yjet e sė nesėrmes.

Ato role fėmijėsh – profesionistė do tė spikasnin shumė kohė mė vonė, kur si Leo ashtu edhe Eliza tė bėheshin aktorė tė mėdhenj. Atėherė tė gjithė do ta kuptonin se nėse ngjitesh nė majė, kjo nuk bėhet brenda ditės, por pak e nga pak, me njė karrierė qė nis nga rolet e vogla dhe pėrfundon nė tapetet e kuqe.

Njė sėrė rolesh prej fėmije dhe adoleshenteje nė filmat me kast tė njohur aktorėsh e regjisorėsh, e bėnė Eliza Dushkun tė ndihej e sigurt se, edhe nėse nuk do tė ishte gjithė kohėn e pranishme nėpėr xhirime, do tė mbetej gjithsesi e preferuar. Prandaj mund t’ia lejonte vetes edhe luksin tė shkėputej nga xhirimet pėr tė vazhduar universitetin. Veē tė tjerave, donte tė studionte edhe diēka tjetėr veē aktrimit. Sepse pėrpos suksesit, famės dhe parave tė fituara qė nė moshė tė vogėl, Eliza ėshtė njė vajzė me kėmbė nė tokė: do tė ketė edhe njė tjetėr profesion tė sigurt. Pa llogaritur kėtu muzikėn apo kėrcimin.

Filmat e fundit kanė qenė tė gjithė tė suksesshėm, recensat me nota pozitive nuk kanė lėnė pa pėrmendur se suksesi i dedikohet ndėr tė tjera edhe protagonistes: e zonja nė aktrim, tepėr e bukur dhe me njė pamje jashtėzakonisht intriguese. Aq intriguese, saqė megjithė filmat e shumtė dhe vlerėsimet e kritikės, ajo vazhdon tė jetė e spikatur pėr rolin e saj nė serialin “Buffy, vrasėsja e vampirėve”. Eshtė ky telefilmi qė i ka dhėnė famėn e pėrbotshme dhe numrin mė tė madh tė fansave. Njė famė qė Eliza nuk e shfrytėzon pėr t’u bėrė pjesė e kronikave rozė, por pėr diēka tė jashtėzakonshme pėr 26 vitet e saj: misione humanitare. E megjithėse ajo nuk bėn asnjė pėrpjekje, sondazhet e kanė renditur ndėr mė tė preferuarat. Megjithėse adoleshente, nė vitin 2002 u fut nė listėn e 100 femrave mė seksi nė botė. Drejt e nė vendin e 13-tė. Pėr tė parėn herė nė atė listė tė shumėlakmuar njė mbiemėr tėrėsisht shqip, si e vetmja fjalė qė ajo e shqipton pa asnjė aksent anglishteje: Dushku.

Huazuar nga: Revista Jeta