Reduktimi i konformizmit.Si mund tė influencojė minorancėn mbi maxhorancėn - Aktuale.dk

Reduktimi i konformizmit.Si mund tė influencojė minorancėn mbi maxhorancėn

Psikologji » Reduktimi i konformizmit.Si mund tė influencojė minorancėn mbi maxhorancėn

Shkroi Hana Ibraimi
Shkup,1 Prill 2008

Jo gjithmonė shumica ndikon mbi pakicėn. Ka raste qė kjo e fundit mund tė ndryshojė opinioni I shumicės. Rasti i jetės sė Frojdit ėshtė tipik. Ai u sulmua madje u quajt jo vetėm “pervers social, por edhe psikopat paranojak, obsesional dhe rezik pėr komunitetin “. Megjithatė ai u pėrgjigj duke e pėrpunuar edhe me mirė teorinė e vet dhe arriti qė edhe armiqtė mė tė mėdhenj tė bėhen mė vonė mbėshtetės tė ideve tė tij. Ky shembull sugjeron njė teknikė pėr tė mbetur i qėndrueshėm nė opinionet e bindjet personale, njė procedurė tė pėrgjithėshme pėr tė bindur e influencuar njė maxhorancė tė pabindur : angazhimi nė njė demonstrim tė qėndrueshėm tė besimeve e sjelljeve tė minoritetit. Shumė psikologė mendojnė se qėndrueshmėria e pa ndryshueshme ėshtė celės i influencės sė pakicės. Tė tjerė mendojnė se strategjia mė efektive ėshtė tė konformohesh nė fillim me grupin e pastaj ti shmangesh opinionit tė tij.

Qėndrueshmėria : asnjiher lėkundje

Moskovic ka mbrojtur tezėn qė pakica me qėndrueshmėri nė idetė e veta, mund tė ndryshojė opinioni e shumicės. Ai mendon se njė insistim i paepur i pakicės ne pikpamjen e vet, krijon nji konflikt qė parandalon funksionimin “e butė “ tė grupit. Kjo, nga ana e saj, mund tė bėjė qė shumica ta rimendojė pozicionin dhe eventualisht tė lėkundet pėr shkak tė pozicionit tė pakicės.

Nė njė eksperiment gjashtė femrave iu tha tė bėnin vlersime pėr ngjyrėn e 36 pllakave filmike. Asnjėra syresh nuk e dite qė tė gjithė pllakat ishin blu, ndonse ndryshonin nė intensitetin e ngjyrės. Pėr mė tepėr, ato nuk e dinin qė dy nga antaret e grupit ishin bashkėpuntorė tė eksperimentuesit, tė cilat ishin instruktuar tė pėrgjigjeshin se cdo pllakė kishte ngjyrė tė gjelbėrt ( pėrgjigje e gabuar ). Nė eksperiment funfsiononte edhe grupi i kontrollit me gjashtė subjekte tė zakonshme e pa bashkėpuntorė. Pas njė testi public pėr daltonizėm, subjekteve iu shfaq seria e 36 e pllakave. Pėr secilėn pėrgjigja duhej dhėnė vijuese me zė tė lartė. Nga rezultati doli influeca e qartė e pakicės sė gabuar ndaj shumicės. Nė krahasim me kushtet e kontrollit ku vetėm 0.25 % e pėrgjigjeve qenė tė gabuara, nė grupe me bashkėpuntorė mėse 8 % e tyre ishin tė tilla duke e konsideruar ngjyrėn tė gjelbėrt.

Edhe mė interesant ishte fakti qė pakica e qėndrueshme ndikonte mbi shumicėn edhe pasi pjesmarja e tyre nė eksperiment kishte mbaruar. Kėshtu subjektet coheshin nė njė dhomė tjetėr, ku u tregoheshin pa praninė e bashkėpuntorėve 16 disqe me ngjyra qė varionin nga e gjelbėrt nė blu, kjo rezultoi se ato qė ishin ndikuar nga pakica e qėndrueshme, ndonse kjo se mė e pranueshme, vazhdonin tė pėrgjigjeshin nėn ndikimin e saj. Pėrgjigja qė jepej ishte e gjelbėrt. Madje subjektet qė u ndikuan mė shumė nga grupi nė procedurėn e dytė, ishin ato qė kishin injoruar mė shumė pakicėn nė pjesėn e parė tė eksperimentit. Si pėrfundim, nėn ndikimin e qėndrueshmėrisė sė minoritetit sė minoritetit, u ndikuan edhe ato subjekte qė nė fillim ishin tė pavarura.


Pėrse ndikon pakica e qėndrueshme mbi shumicėn ?

Pėrvec prishjes sė funksionimit “tė butė” tė grupit ka edhe arsye tjetėr : minoriteti nė qėndrueshmėrinė e tij perceptohet nga shumica si grup qė ka njė pozicion tė fortė nė tė cilin beson shumė. Kjo e shpie shumicėn tė pyesė veten reth pikpamjes sė saj dhe cdo mungesė besimi nė anėn e shumicės do tė rritet. Kėtė taktikė e pėrdorin zakonisht partitė e vogla dhe nė periudha tė caktuara predikuesit fetarė.


Konformizmi dhe devijimi

Kjo ėshtė alternativa e dytė. Meqenėse ata qė devijojnė nga opinioni i shumicės kanė shpesh probleme, si nuk pėlqehen, pėrjashtohen nga aktivitetet e ardhėshme etj, taktika e parė ėshtė shpesh jo e lėvėrdishme. Nė shumė raste ata injorohen e flaken nga grupi. Hollander sugjeron njė strategji tė konformimit nė fillim me grupin dhe pas njė periudhe, kur janė vendosur “ kredencialet “ e minorancės, devijimi nga grupi.

Mekanizmi para tė cilit fshihet aftėsia e individit pėr tė mbėshtetu njė pikpamje jo popullore quhet kredia e tė vecantės. Duke i treguar grupit qė ata janė kompetentė e qė mund tė plotsojnė pritshmėritė e grupit nė lidhje me njė sjellje tė pėrshtacme. Nėpėrmjet kėsaj mė vonė minoranca pėrqafon ide qė devijojnė nga ato tė grupit, pa patur frikė se flaket apo dėnohet. Kur, kjo kredi mbaron, minoranca duhet tė vendos tė jetė pėrsėri me pikpamjen e atij grupi, nė qoftė se do tė mbajė pozicionin e vetė nė tė.

Sipas kėsaj teorie Frojdi nė fillim duhet tė konformohej me idetė predominuese tė kohės. Pas kėsaj ai mund tė jatė i lirė pėr ca kohė tė paraqiste idetė e tij qė devijonin nga ato tė moralit tė kohės. Vecse kėtu ėshtė e vėshtirė tė kuptohet se si Frojdi do tė kthehej tek pikpamja e tė tjėrėve, pasi ti ishte shpenzuar krediti.
Gjithsesi nuk mund tė thuhet se cila teori ėshtė mė efektive, rėndėsi ka qė tė dyja ndikojnė.