SHKA "Xheladin Zeqiri" e Tetovės merr ēmimin e parė pėr kostumografi nė Turqi - Aktuale.dk

SHKA "Xheladin Zeqiri" e Tetovės merr ēmimin e parė pėr kostumografi nė Turqi

Lajme Aktuale » SHKA "Xheladin Zeqiri" e Tetovės merr ēmimin e parė pėr kostumografi nė Turqi

Nga: Bardhyl I.

"Nusja e Sallarevės" i solli vendin e parė pėr kostumografi mė tė mirė shoqėrisė kulturoroartistike "Xheladin Zeqiri" nė Festivalin Ndėrkombėtar tė Folklorit "Karanfili i artė" nė Jellova tė Turqisė. Ky festival me njė traditė 22vjeēare, ku janė prezantuar ansamble shtetėrore nga Bjellorusia, Franca, Bullgaria, Afrika e Jugut, Indonezia, Spanja, Hungaria, Polonia, Zvicra dhe Greqia, konsiderohet si njėri nga festivalet ndėrkombėtare mė tė rėndėsishme tė folklorit.

Shoqėria nga Tetova ėshtė prezantuar me vallet "Sofra shqiptare", "Vallja e Tiranės" dhe "Festa e shqipeve" ndėrsa nė konkurrencėn e kėngėve ėshtė prezantuar Jetmir Rexhepi.

Ajo qė i jep edhe mė shumė rėndėsi kėsaj pjesėmarrje ėshtė se grupi i prezantuar nė kėtė festival pėrbėhej nga anėtarė tė rinj tė shoqėrisė, tė cilėt kanė ushtruar jo mė shumė se njė vit. "Ėshtė pjesėmarrja e parė e tyre nė njė festival ndėrkombėtar dhe jo vetėm kostumografia qė u nderua me ēmimin e parė, po i gjithė programi i shoqėrisė qė shpalosi vlerat e folklorit tė shqiptarėve tė Maqedonisė, u mirėprit shumė mirė nga spektatorėt e kėtij festivali", tha Hadi Kasami, kryetar i SHKA "Xheladin Zeqiri".

Ai thotė se shpenzimet pėr pjesėmarrje nė kėtė festival janė mbuluar nga Ministria e Kulturės e Republikės sė Maqedonisė. "Tre vite me radhė konkurrojmė me program pėr mbėshtetje financiare nga Komuna e Tetovės, por nuk na kanė ndihmuar", tha nė fund Hadi Kasami.
Festivali i qytetit Jellova tė Tuqisė u mbajt nga data 1 korrik deri me 5 korrik 2008.

Burim informate: Monitor