FESTIVALI I POEZISĖ DHE I MUZIKĖS SHQIPTARE NĖ SUEDI - Aktuale.dk

FESTIVALI I POEZISĖ DHE I MUZIKĖS SHQIPTARE NĖ SUEDI

Diaspora shqiptare » FESTIVALI I POEZISĖ DHE I MUZIKĖS SHQIPTARE NĖ SUEDI

Festivali i Poezisė dhe Muzikės Shqiptare edhe kėtė vit do tė tubojė nga gjithė ngulimet shqiptare veprimtarė dhe dashamirės tė krijimtarisė letrare dhe muzikore.

Unioni i Shoqatave Shqiptare nė Suedi, organizon Festivalin e Poezisė dhe Muzikės krijuse, tė gjashtin me radhė pėr krijuesit nė diasporė. Ky Festival i kėtij viti do mbahet me 22 Nėntor nė Malmo tė Suedisė, i cili ka karakter garues dhe kontaktues. Nė kėtė manifestim tė rėndėsishėm kulturor, i vetmi i kėtij lloji nė nė gjithė ngulimet shqiptare do tė prezantohen krijues letrarė dhe ata tė lėmit tė muzikės qė jetojnė dhe veprojnė jashtė atdheut. Nė cilsinė e mysafirėve do tė prezantohen edhe krijus nga Kosova, Shqipėria, Maqedonia si dhe krijus suedezė, danezė, norvegjezė e tė tjerė.

Organizatorėt, pra Unioni i Shoqatave, pret qė nė festivalin e kėtij viti tė marrė pjesė edhe Ministri i Kulturės, z. Beqiri.Konkuruesit, punimet e tyre duhet t’i dėrgojnė deri mė 1 nėntor 2008, nė adresėn e Unionit ose nėpėrmjet postės elektronike.

Pėr hollėsi tė tjera tė interesuarit mund tė kontaktojnė nė kėta numra telefonash: 040-978099, 0707-3464642, 070-7988129, 070-1721657, si dhe nėpėrmjet postės elektronike: rizah_sheqiri@hotmail.com, r.reshitaj@hotmail.com.

Sikurse edhe herave tė kaluara, komisioni seleksionues do tė bėjė pėrzgjedhjen e punimeve tė paraqitura, tė cilat i pėrcillen jurisė sė festivalit. Edhe sivjet do tė ndahen tri shpėrblime pėr tri vendet e para.

Organizatori, pra Unioni i Shoqatave, do tė heqė shpenzimet e udhėtimit dhe tė ushqimit pėr tė gjithė tė ftuarit nė Festival. Pjesmarrėsve nga vendet tjera u mbulohen eventualisht edhe shpenzimet e fjetjes.

Nga: Shaban Osmani