Shtėpia e Kongresit tė Manastirit bėhet muze - Aktuale.dk

Shtėpia e Kongresit tė Manastirit bėhet muze

Lajme Aktuale » Shtėpia e Kongresit tė Manastirit bėhet muze

Pas rinovimit, Shtėpia e Kongresit tė Manastirit sėrisht ėshtė hapur pėr qytetarėt. Shqiptarėt nga troje tė ndryshme tė vendit dhe Ballkanit erdhėn sot nė Manastir pėr ta parė shtėpinė ku para 100 vitesh ėshtė themeluar alfabeti i gjuhės sė sotme shqipe.

"Janė mbledhur burrat mė tė shquar tė popullit shqipėtarė dhe kanė bėrė alfabetin e gjuhės shqipe, unifikimin e gjuhės shqipe dhe ėshtė njė kėnaqėsi qė ne pasardhėsit e atyre sot jemi krenar", thotė njė qytetarė rasti qė kishte ardhur pėr tė vizituar Shtėpinė e Kongresit tė Manastirit.
Njė tjetėr shprehet se ėshtė i gėzuar qė e pret kėtė ditė. "Gėzohem qė e arrimė kėtė ditė, pas 100 vjet pa njė ditė tė bardhė Manastiri ėshtė desht mė herėt kėtė ta bėjmė", shtoi ai.

Nė Manastir u mbajtė orė historike. Zėvendėskryeministri Abdulhakim Ademi, si dhe akademikė nga vendi, Kosova dhe Shipėria, e theksuar rėndėsinė e kėsaj ngjarrje si njė nga momentet vendimtare qė pėrcaktoi vizionin evrpian tė shqiptarėve.

"Nė atė kohė ata qė sollėn kėtė vendim ishin ndoshta edhe vizionarėt mė tė mėdhenj tė popullit shqipėtarė tė cilėt pėrcaktuan edhe fatin e popullit shqipėtarė qė tė jetė qė tė orientohet drejt Evropės", theksoi zėvendėskryeministri Ademi.
Pėr akademikun nga Kosova Idriz Ajeti nė Kongresin e Manastirit janė thėnė fjalė tė mėdha dhe janė marrė vendime tė rėndėsishme pėr shqiptarėt, tė cilat e kanė hapur rrugėn e pavarėsisė sė Shqipėrisė. "Tek fjala bashkė u mblodhėn siēu mblodhėn gėrmat e kėtij alfabeti I cili mendoj qė nuk ėshtė thjesht njė vendspje e alfabetit latin por edhe ėshtė njė kthim nė origjinat e alfabeteve pellazgo iliro shqipėtare", tha shkrimtari nga Shqipėria Xhevahir Spahiu.

Autoritetet lokale paralajmėruan se Shtėpia e Kongresit do tė shėndrohet nė Muze. Disa prej shkrimtarėve tashmė kanė vendosur ēfarė do t'i dhurojnė kėtij muzeu.
"Para disa ditėve botova njė libėr me rastin e 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit. Shpresoj se herėn tjetėr do tė vijmė me duart plotė pėr ta pasuruar kėtė monument shumė tė rėndėsishėm pėr shqiptarėt", tha njė qytetarė. Nė Manastir u mbajtė edhe njė koncert, ndėrsa shėnimi i 100 vjetorit tė Kongresit tė Manastirit, i cili u mbajtė prej 14 deri mė 22 nėntor tė vitit 1908, vazhdojnė edhe nesėr dhe pasnesėr, kur ėshtė paraparė manisfestimi qėndror.
Info nga Alsat tv