Jeta kėngė, hapi valle... (uratė)
Diaspora shqiptare » Jeta kėngė, hapi valle... (uratė)
Mbresė
Mbi dallgėt tunduese tė koncertit tė paharrueshėm (premierė) tė Ansamblit Kombėtar tė Kėngėve dhe tė Valleve Shota tė Prishtinės, nė fundvjeshtėn e vitit tė parė nė liri.
---------------------
Nga: Bajram Sefaj
Kolanat e rubrikave gjegjėse tė gazetave tė ditės, shtypit tė shkruar, por edhe nė minutat e rezervuara pėr ngjarje tė mėdha kulturore tė medieve tona elektronike, sigurisht se, ndėrkohė, duhet tė jenė mbushur me shkrime, reportazhe, storie filmike, me fotoreportazhe dhe me sajesa tė tjera plot lėvdata e fjalė tė mira, sa tė zgjedhura me shije, kushtuar koncertit (premierė) tė Ansamblit Kombėtar tė Kėngėve dhe tė Valleve Shota, qė u shfaq ditėn e martė tė datės tetėmbėdhjetė tė muajit nėntor, nė skenėn e TKK-sė. Por, ja se shpresoj (unė), ka ngelur bosh edhe njė grimė hapėsirė pėr njė buqetė fjalėsh mbrese tė pashlyeshme qė, si njė grusht xhevahiresh i hedh nė letėr, nė emėr tė tė gjithė vizitorėve atė mbrėmje gjendeshin aty, qė ishin dyndur nė sallė, kur nuk ishte e zonja pėr tė bėrė vend pėr gjithė, sa shumė qė ishin.
Pikat e shiut tė imtė qė, nuk do tė vonojė (parashikohej) e do tė shndėrroheshin nė flokė tė bardhė dėbore nė (kėtė) fundvjeshtė, (na) ishin gėrshetuar me gjashtė pika tė rėnda (sa tė mallkuara qė ishin) qė nuk dihej se nga kishin shtegtuar dhe nėpėr cilėn rrugė tė fshehtė kishin ardhur pėr tė (na) e nxirė qiellin, tani nė prag tė pėrvjetorit tė parė tė proklamimit tė pavarėsisė dhe tė sovranitetit tė shtetit tonė, qė ėshtė mė i riu, ndaj edhe me vitali, nė botė. Sa mirė i rri ky emėr, o zot i Madh! (Impulset e para se, drejtpėrsėdrejti jemi nė prag tė kėtij pėrvjetori tė parė, tė kėsaj ditėlindjeje tė madhe e tė mbarė, i marrim nė Tiranėn e ditėve tė Panairit tė Njėmbėdhjetė tė Librit, kur atje, udhėheqja e galerisė sė vogėl nė hapėsirė, por tė madhe nė vepėr Zenit, anės sė majtė tė rrjedhės sė lumthit Lana, ishte nė (krye)valėn e pėrgatitjeve intensive tė njė ekspozite ekskluzive tė arteve pamore, me autorė kosovarė kushtuar kėsaj ditėlindjeje tė shtrenjtė, sa tė shenjtė. Ishte ky njė gjest bujar (sado i imėt e simbolik qoftė) dhe jashtėzakonisht i mirė e vėllazėror. Aferim!).
Bashkė me shkundjen e ombrellave, si pėr ti trembur Gjashtė Pikat (kur ngjanin nė gjashtė djaj tė zinj, mė parė se ato tė shiut paralajmėtar tė dimrit nė prag), publiku me nxitim mbushi sallėn, duke lėnė jashtė (tė ngrihen, tė mėrdhijnė, tė asgjėsohen krejt dhe bashkė me Katėr Pikat e qeverisė sonė tė re, qė si shigjeta tė rrufeshme (raketore), dėrgonte atje ku duhej porosinė, kundėrpėrgjigjen e paluhatshme tė kombit tonė, mbėshtjellė nė shami tė bardhė mėndafshi: Jo! Dhe, vetėm Jo! Kosova ėshtė njė. Ėshtė e pandarė. Kurrė mė! Pėr jetė tė jetėve.
Publiku dyndej nė sallė, me ndjesinė se tė ligat ia fali natės vjeshtėvonė, dhe me terė qenien e shpirtin iu dha koncertit premierė tė Shotės. Ky program artistik thua se ishte sajuar pėr atė natė tė bekuar, kur gjashtė pikat duhej tė shkrinin dhe tė tretnin fare.
Vetė akti i ngritjes se siparit, kur nė sfond qilimash shkėlqente mbishkrimi Ansambli Kombėtar i Kėngėve dhe i Valleve, i derdhjes se gurgullimės sė muzikės sonė shumėngjyrėshe popullore, kur sitet e pjesėtohet nė mijėra e milion grimca tė kristalta tingujsh tek burojnė telash ēiftelie dhe instrumentesh tė tjera (tona) tė larmishme muzikore burimore. Atėherė, sakaq e pėrnjėherė, salla e TKK-sė u shndėrrua nė det tė paanė... Buēiti kėnga. U hodh vallja. U kallen duartrokitjet. Shpalosja e programit filloi...
Nisi me vallen Malli, me motive tė pėrpunuara nga koreografi ynė, aq sa i njohur aq edhe i dashur e i respektuar, Xhemali Berisha. Kishte diēka simbolike (tė pashmangshme) nė vetė titullin e asaj valleje. Pas afro njėzet vjetėsh tė jetės nė mėrgim, larg kėngės e valles, mė mirė tė thuhet i ndarė me zor nga to, (kur i do aq shumė, mė shumė se jetėn vetė) Xhemali Berisha (lus korrektorėt tė kenė kujdes e tė mos e shėnojnė emrin e tij me njė shkronjė j tė tepėrt se atėherė e pat puna (ime!) dhe gėzimi eventual i Xhemės, pėr kėtė letėrshkėndijė!), Xhemaliu ynė, pėrsėri ishte aty, midis tingujsh muzikorė. Aty ku e ka vendin. Nė botėn magjike tė tij. Midis vashash dhe djemsh hapimėt dhe krahėlehtė... Ishte nė skenė. Nė Teatėr. Nėn vrushkujt e dritės sė reflektorėve... Ishte nė Prishtinėn e rinisė dhe tė gėzimeve djaloshare. Ishte nė Kosovėn e lirė. Tė pavarur. Sovrane.
Duartrokitjet jo vetėm qė ishin frenetike, por ato ishin tė pambarim ishin shoqėruese dhe nuk pushonin as kur kėnga apo vallja fillonte, as kur ato pėrfundonin, as... kurrė. As kur shkrihej kėnga, Kur me del nė derė- (Faik Guraziu), as kur Me shikjon me buzė nė gaz-(Myrvete Bajrami-Haziri), as kur skenėn e tund zėri burrėror i Riza Bytyqit, tek ia thek kėngės emblemė tė tij, Unė ty tė kam dashtė, as kur Violetė Kukaj, ka njė lutje tė thjeshtė e tė qartė kur thotė:Ma fal atė buzėqeshje...
Duartrokitjet jo vetėm qė nuk prajnė, nuk meken pėr asnjė ēast tė vetėm, por ato bėhen gjithnjė e mė tė vrullshme, shungulluese, mund tė thuhet, kur nė skenė ngjiten valltarė e valltare pėr tė rrėfyer kallėzimin, me motive krutane, realizuar nga koreografi, mysafir nga Shqipėria, Fehmi Shaqiri, artist i merituar... Ovacionet e publikut tė ngazėllyer nuk pushojnė, as atėherė, kur nis seria e interpretimeve nė duet: Selvie Marteti, sė pari kėndon bashkė me Faik Guraziun, kėngėn e njohur dhe tė admiruar O ma ke gishtin vashė (o) pėr unazė, e herėn e dytė, bashkė me Ismet Bogujevcin, O moj Line, as kur dueti Bytyqi, Bajrami-Haziri ia thotė kėngės sė njohur popullore Njė lule nė Gostivar... Tashti vjen pika kulminante e programit tė koncertit premierė tė Ansamblit Kombėtar tė Kėngėve dhe Valleve Shota. Nė skenė ngjitet vallja Suita Kosovare, (lexo shqip: pėrcjellje!), koreografi e re e mjeshtrit Xhemali, qė, le tė pėrsėdytet, pas afro njėzet e mė shumė vjetėsh pauze, prapė gjendet nė mesin e ansamblit (tė tij!) me valltarė e valltare profesioniste. Qė ajo koreografi doli e mirė, mirė e me korrektėsi e realizuar, u pa nga duartrokitjet e paprera tė publikut nė sallėn e Teatrit Kombėtar tė Kosovės. Koreografi i talentuar, pas njė shkėputjeje aq tė gjatė, doli faqebardhė dhe ngadhėnjyes, duke e pasuruar kėshtu opusin e tij edhe me realizimin tejet korrekt e njė valleje tė re. Kjo dėshmon, e mbush shpresė dhe optimizėm, publikun e gjerė qė, mė pėr sė afėrmi e njeh kėtė krijues tė spikatur tė kėsaj fushe, se ai ėshtė nė formė tė mirė, ka kondicion dhe, si ngaherė, energji dhe kreativitet, qė bėn,jo vetėm tė shpresohet, por edhe tė besohet se nga duart e tij tė vyera, nė tė ardhmen e afėrt, nė ditėt qė vijnė, do tė dalin edhe shumė vepra tė tjera tė mira, mė tė mira dhe gjithnjė mė tė goditura.
Fill pas kėngės Delja rudė, nė interpretim tė Selvete Tėrstenės, me paraqitjen, sė pari solo, tė vogėlushes Marigona Juniku, flautiste me talent premtues dhe menjėherė mė pas edhe bashkė me dy moshataret e saj, po ashtu instrumentiste, Arta Pregadini dhe Ilire Avdiu, me daljen nė skenė edhe tė prof. Fahri Beqirit, udhėheqės artistik i kėtij ansambli, koncerti premierė i Shotės u shndėrrua nė manifestim. Nė festė tė madhe muzikore, kulturore. Profesori hetoi momentin e duhur, si pedagog shumėvjeēar qė ėshtė, kur duhet tė dilte nė skenė e tė bashkohej me tė bijat e tij vogėlushe (kur,veē pak, fare pak, ishin mė tė mėdha se instrumentet muzikore nė tė cilat loznin!) dhe tu japė atyre krahun e ndihmės prindėrore, tua trembė e tretė krejt frikėn qė, nė raste tė kėtilla, mbėrthen edhe muziktarė dhe artistė edhe me pėrvojė tė gjatė, madje, le mė ēupėlinat, siē ishin ato, bukuria vetė. Ēastet sa prof. F. Beqiri ishte nė skenė, kur njėherazi ishte edhe dirigjent i zjarrtė, i gjallė, sharmant dhe dinamik, ishin momentet mė tė kėndshme dhe mė vitale tė koncertit, njėmend premierė tė Ansamblit Shota. Atėherė ra edhe rrebeshi mė i madh i duartrokitjeve, si tė ishin tė pandalura kurrė. Pas paraqitjes sė sėrishme tė I. Bogujevcit me melodinė Kėngė pėr Dibrėn dhe tė Trio(s) instrumentale, koncertit tė madh dhe tė hijshėm nė solemnitetin e tij solemn, po i avitej fundi. Kjo do tė ndodhė sapo nė skenė tė shfaqej vallja me titull tė qėlluar dhe aq gjegjės pėr ēastin e dhėnė, Festa e lirisė, vepėr kjo, e koreografit F. Shaqiri nga Shqipėria. Ishte e tėra. Finalja logjike e kėsaj feste tė (pėr)njėmendtė kulturore. Mjeshtrit (sajuesit) e saj, dy koreografėt (F. Shaqiri dhe Xh. Berisha) bashkė me udhėheqėsin artistik (F. Beqiri) dhe koreopetitori (Nazmi Demaj), kur bashkė me valltarė e valltare u ngjitėn nė skenė humbėn midis buqeta lulesh dhe dallgėsh si tė detit tė trazuar duartrokitjesh, gėzimit dhe entuziazmit.
Nė pamundėsi qė akėcilit veē e veē, ti urojmė sukses dhe gjithė tė mirat, qė kėnaqėt zemrat tona, si tė zhuritura pėrherė, pėr vallen dhe melosin tonė tė kulluar folklorik, kur bėmė vetėm njė pėrjashtim tė vogėl dhe duke ia shtrėnguar dorėn fort, kryevalltarit Besnik Grajqevci, veēse arritėm ti themi se ylli qė shndritė mė sė shumti, shihet prej (mė) sė largu, nė ajėr ndihej njė si uratė kolektive, kur jehonte, si kor i madh, nga i gjithė publiku nė sallė: jeta (na) u bėftė kėngė e hapi valle! Nė Kosovėn tonė tė lirė, tė pavarur dhe sovrane...
---------------------
Shėnim nė paranteza.
(Nė atė koncert tė madh, gjatė gjithė rrjedhės se tij, si lumė shkėmbor, me shkrepa tė thepisura valėsh, pse o Zot!, krahas gėzimit dhe pėrjetimit tė thellė, hetohej edhe njė tundim i thellė. Fitohej pėrshtypja se gjithė publikut nė sallė, pėrpos lotėve nė sy, i ishte riguar edhe thellėsi e zemrės, mė lot tė brendshėm. Pse? A thua pse rosat e veta tė njoma, pėr herė tė parė i shihte tė udhėhequra nga koreografėt shqiptarė e jo koreografė tė tjerė, joshqiptarė e tė tjerė, kush e di tash kush ishin ata. Tash valltarė e valltare luanin tė lirė, tė gėzuar. Apo ndoshta bėhej fjalė pėr mallėngjimin, pėrmallimin e ardhjes se sėrishme tė Xhemės nė mesin tonė, kur me njė koncert edhe mė tė madh e solemn se sa ēishte ky, do tė shėnohet ditėlindja e parė e Republikės, Shtatėmbėdhjetė shkurti qė vjen, festė kjo jona kombėtare, kur do ta festojmė solemnisht e bashkėrisht, apo ndoshta ishin tė gjitha sė bashku, kush e di!).