Ca kėshilla qė ju ndihmojnė kundėr gripit - Aktuale.dk

Ca kėshilla qė ju ndihmojnė kundėr gripit

Shėndetėsi » Ca kėshilla qė ju ndihmojnė kundėr gripit

Fyti ju ther, hunda sekreton. Tani duhet t’i ndihmoni organizmit tuaj. Shtrohet pyetja tė ikim nė farmaci apo me recetat e mjekėsisė popullore? Disa nga kėto kėshilla mund t’ju ndihmojnė tė largoni problemet shėndetėsore nė stinėn e dimrit.

Teshtitja
Receta popullore: shpėlarja e kanaleve tė hundės. Tė zihen 2 lugė kripė me 1/8 e litrit ujit. Tė ftohet dhe me pipė tė pikohen kanalet e hundės.
Mjekėsia alternativė: Tė futėn 5 pika vaj tė eukaliptusit nė dy litra ujė qė vlon. Me peshqir tė mbulohet koka dhe 15 min tė thithet avulli nga hunda dhe goja. Kėshilla e mjekut: sprai pėr hundėt. Nuk duhet tė teprohet mė shumė se njė javė se than mukozėn dhe dėmton sistemin ciliar.

Kollitja
Receta popullore: Fėrkimi. Disa herė nė ditė fėrkoni shpinėn me raki. Kjo zvogėlon ngacmimin dhe lehtėson lirimin e sekrecioneve.
Mjekėsia alternativė: shpėlarja e fytit. Nė njė gotė me ujė tė vakėt tė shtohet 1 lugė vaj prej kimi dhe disa herė nė ditė tė shpėrlahet fyti. Ky kombinim dezinfekton dhe zvogėlon ngacmimin qė ēon nė kollė.
Vaji blihet nė farmaci.
Kėshilla e mjekut: Zbėrthimi i sekrecioneve. Nė farmaci munden tė merren preparate tė ndryshme sekretolitike (mukolitike) qė provokojnė kollėn dhe zbusin sekrecionet me anė tė sė cilės njė herė e mirė pastrohesh nga sekrecionet.

Djegie fyti (therje)
Receta popullore: Shtresa me djathė tė ri. Nė njė leckė me djathė tė ri tė lyer me tė tė mbėshtillet rreth fytit dhe mbi tė tė vendosėt shalli i leshtė. Tė lihet tė ndikojė disa orė. Kjo ndihmon edhe te pezmatimet e fytit.

Mjekėsia alternativė: pastelet nga kripa. Pastelet nga kripa qė blihen nė farmaci disa herė tė shkrihen nė gojė. Kripėrat natyrale pengojnė shumimin e viruseve dhe zbusin mukozėn.
Kėshilla e mjekut: Pushim. Duhen tė merren shumė lėngje, sa mė pak tė flitet dhe tė konsumohen aspirina. Temperaturat e larta dhe gjėndrat limfatike pėrzėntė janė indikator qė tė pėrdorėn antibiotik.

Temperatura
Receta popullore: ēorapė me uthull tė vishen. Nė 250 ml ujė tė shtohen 50 ml uthull. Ēorapėt e leshta tė futen nė kėtė pėrzierje tė shtrydhen dhe tė vishen. Tė mbėshtillen me lecka tė thata dhe tė ngrohta.
Mjekėsia alternativė: Ehinacea. Kjo bimė rrit mbrojtjen imunitare kur janė nė pyetje infeksionet fibroze. Materia homeopatike gjendet nė formė pikash.

Kėshilla e mjekut: paracetamol salicilik. Me kėto preparate mund tė rrėzohet temperatura. Fėmijėve mė sė miri do ishte tė aplikohen nė formė supostesh.
Disa metoda nė luftėn kundėr gripit qė janė pėrdorur qė nga gjyshet tona medicina i ka vėnė nė dyshim.

Mbulimi pėr uljen e temperaturės
Gabim! Nėse mbuloheni me mbulesė tė trashė atėherė ėshtė kjo mėnyra ku rritet temperatura e jashtme dhe kjo pengon termoregullacionin tonė. Nė kėtė mėnyrė rritet ngarkesa e punės sė zemrės dhe enėve tė gjakut, qė mund tė shkaktojė punėn e shpejtuar tė zemrės, frymėmarrjen e vėshtirėsuar dhe rritjen e tensionit tė gjakut. Njėherazi nė kėtė mėnyrė nuk do ta ulni temperaturėn.

Kur duhet tė rrimė shtrirė
Nuk ka aspak nevojė qė pacienti qė teshtin dhe kollitet tė lidhet pėr krevat sepse nė kėtė mėnyrė zvogėlohet ventilimi i mushkėrive dhe i bronkeve dhe nė to grumbullohen sekrecionet. Nėse sekrecionet “zbresin” mė poshtė nė rrugėt e frymėmarrjes atyre qė vendosin tė kalojnė gripin shtrirė mundet tė jenė tė rrezikuar nga bronkiti dhe pneumonia. Nuk duhet tė shkohet nė punė, por shėtitjet nėpėr shtėpi nuk janė tė ndaluara.

Duhet tė ushqeheni shpesh qė tė mos humbasė forca
Varet se ēfarė hani. Nė tretjen e yndyrave dhe ushqimit tė fortė proteinik organizmi harxhon shumė energji dhe kohė. Tėrė forcėn e trupit pacienti duhet tė orientojė nė luftė kundėr infeksionit. Kjo do tė thotė se ushqimet nga mishi dhe tė rėnda proteinike tė bien nė minimum. Duhet tė potencohet ndoshta se virusi i gripit nuk i pėlqen rreth i gazuar prandaj preferohet ujė i gazuar mineral me shtojcė tė vitaminės C ose lėngut tė limonit. Uji mineral ndihmon njėkohėsisht qė nga mėlēia tė lirohen preparatet pėr shembull paracetamoli qė shpesh e marrim te ftohjet dhe temperatura.


Si tė veproni pėr tė parandaluar gripin
Ju mund tė mbroheni nga gripi edhe sikur tė mos e merrni vaksinėn kundėr tij kėtė vit. Kėto masa tė thjeshta mund tė pengojnė pėrhapjen e mikrobeve dhe t’ju mbrojnė qė tė mos sėmureni: Shmangni kontaktet nga afėr. Shmangni kontaktin me njerėzit e sėmurė. Kur jeni sėmurė, qėndroni larg tė tjerėve qė tė mos sėmuren edhe ata. Kur jeni sėmurė, qėndroni nė shtėpi. Kur jeni sėmurė, po tė jetė e mundur mos shkoni nė punė, nė shkollė dhe mos kryeni punė tė tjera jashtė shtėpisė. Nė kėtė mėnyrė ndihmoni qė tė mos sėmuren tė tjerėt prej jush. Mbuloni gojėn e hundėn kur teshtini apo kolliteni. Mbuloni gojėn e hundėn me njė shami letre kur kolliteni ose teshtini. Kjo mund t’i mbron ata qė ndodhen pranė jush qė tė mos sėmuren.

Pėrse kollitemi dhe teshtijmė
Nėse mikrobet kalojnė nėpėr hundėn dhe gojėn tuaj, trupi pėrpiqet t’i nxjerrė ato jashtė. Kolla dhe teshtitja nxjerrin jashtė mikrobet nga mushkėritė dhe rrugėt e frymėmarrjes. Tė vjellat dhe diarreja nxjerrin mikrobet qė kanė hyrė nė stomakun dhe zorrėt tuaja. Antitrupat janė molekula qė gjejnė mikrobet dhe u ngjiten atyre. Ka miliona antitrupa tė formave tė ndryshme qė notojnė nė lėngjet e trupit tuaj. Kur njė antitrup takon njė mikrob nė formė tė ngjashme, ai e fut brenda dhe njofton rruazat e bardha tė gjakut tė sulmojnė mikrobin. Sa herė teshtini, kolliteni, villni, gėrvishteni, ju pickon njė insekt, vriteni, ėnjteni, skuqeni, ftoheni, ju pėrzihet, keni rrufė, diarre apo temperaturė, ajo qė ndodh nuk ėshtė veēse aktivizimi i sistemit tuaj imunitar. Sistemi juaj imunitar gjuan pa pushim mikrobet dhe bėn tė pamundurėn pėr t’i izoluar, shkatėrruar ose pėr t’i flakur ato jashtė trupit tuaj.

“Mbrojtėsa” pėr alergjinė nga ushqimet
Molekula e zbuluar nga njė shkencėtar italian emėrtohet interleuchina-12, dhe ėshtė njė molekulė qė prodhohet normalisht nga trupi ynė, e cila mund tė bėhet njė aleat i fortė pėr tė realizuar shmangien e alergjisė pa u detyruar tė heqėsh dorė nga ushqimet qė mund ta shkaktojnė atė. Zbulimi se interleuchina-12 mbron nga reaksionet alergjike u realizua nga eksperimentet laboratorike tė disa minj, dhe tregon se kjo molekulė privon shfaqjen e alergjisė nga disa lloj ushqimesh. Nga eksperimenti u vu re se disa qeliza tė goditura nga alergjia prej disa lloj ushqimesh pushojnė sė prodhuari kėtė molekulė, ndaj dhe alergjia kthehet nė gjendje tė pėrgjithshme trupore.

Si ta shmangėsh alergjinė duke ngrėnė
Zbulimi i ri mė tėrheqės i shkencės mbi alergjinė ka tė bėjė me mėnyrėn se si mund tė fitosh mbi alergjinė duke shtuar morinė e ushqimeve tė konsumuara. Tė vegjlit me alergji mund tė shėrohen duke u stėrvitur pėr tė ngrėnė sasi tė vogla ushqimi. Ky trajnim do tė reduktonte rrezikun e reaksioneve alergjike nga ushqime tė ndryshme. Kėtė zbulim tė ri e tregojnė edhe rezultatet e para tė njė eksperimenti tė bėrė nga Wesley Burks nė Durham. Rezultatet thonė se bėhet fjalė pėr njė trajtim tė ri imunoterapie tė ngjashėm mė trajtimin e ndjekur nė rastin kur alergjent ėshtė poleni. Por nė rastin e ushqimeve ėshtė akoma e vėshtirė tė gjendet njė vaksinė antialergjike, kėshtu kjo terapi bazohet nė vetė shtimin e kėtyre ushqimeve duke thyer reaksionet alergjike.
Nga: Elberta Spaho