“Nuk mjafton vetėm tė dish , por edhe duhet tė veprosh” - Aktuale.dk

“Nuk mjafton vetėm tė dish , por edhe duhet tė veprosh”

Edukatė dhe arsimim » “Nuk mjafton vetėm tė dish , por edhe duhet tė veprosh”

“Nuk mjafton vetėm tė dish , por edhe duhet tė veprosh” ka thėnė V. Gete
Po filloj me kėtė thėnie shumė tė qėlluar tė Getes pasi nė sistemin demokratik kėrkohet qė njerėzit tė veprojnė , pasi nė fakt ėshtė edhe sistem i mundėsive reale dhe i barabartė pėr tė gjithė , por qė tė arrihet kjo duhet qė tė gjithė njerėzit tė bėhen tė aftė pėr ti vetė problemet me tė cilat hasen nė jetėn e pėrditshme pėr ti pėrballuar konkurencės pėr dituri dhe njohuri tė reja tė cilat me pėrkushtim tė madh mundet qė ti pėrballoj zhvillimit tė hovshėm tė teknologjisė.

Vendi dhe institucioni i parė dhe mė i rėndėsishėm ku mund tė kaliten vyrtitet e njė personaliteti ėshtė shkolla , nė tė cilėn nxėnėsi nė tė ardhmen tė jetė qytetar aktiv qė do ta pėrparoj shoqėrinė duke kontribuar pėr tė . Qėndrimi aktiv i padiktuar dhe pavarsia e ēdo fėmije fillon shum herėt dhe nuk mbaron kurr deri nė vdekje . Pėr kėtė shkak si nė vendet e zhvilluara edhe nė vendin tonė kanė filluar reformat dhe me ngulm kėrkohet sa mė tepėr pavarsi nė mendimet e nxėnėsve dhe veprimet e tyre .

Dhe kuptohet me kėto reforma ėshtė bėrė obligative qė ēdo mėsimdhėnės tė thellohet me kritere tė reja moderne dhe bashkohore pedagogjike tė cilat janė tė nevojshme pėr krijimin , formimin dhe kalitjen e vullnetit dhe karakterin e ēdo nxėnėsi . Shkolla aktive fėmijėn e trajton si personalitet tėrėsor, jo vetė si nxėnės. Karakteristikat themelore e mėsimit aktiv ( tė ri ) janė: nuk ėshtė e pethetėrsueshme fiksimi i mėhershėm e planit dhe programit; fillohet me interesat e fėmijėve; secili mėsim lidhet mė jetėn personale tė tė pėrvojės sė fėmijėve; motivimi pėr mėsim ėshtė personale dhe e mbrendshme . Qėllimi kryesor i mėsimit aktiv ėshtė zhvillimi i personalitetit dhe individualitetit tė ēdo fėmije, e jo pėrvetėsimi e ndonjė programi shkollor.

Karakteristika e parė dhe mė mbreslėnėse e mėsimit aktiv ėshtė redizajnimi i hapėsirės shkollore e cila ėshtė nė funksion e qėllimeve dhe dinamikės sė secilės ditė pune nė shkollė, theksojmė qė redizajnimi hapsinor nuk paraqet ndryshime themelore dhe transformime tė procesit tė realizimit tė mėsimit.Nė tė kundėrtėn, redizajnimi ėshtė pasojė ose reflektim i procesit qė shpaloset dhe qė arsimtari parasheh qė t’i realizojė. Qėllimi i mėsimit aktiv ėshtė zhvillimi i personalitetit dhe individualitetit tė secilit nxėnės, dhe ate jo vetėm nė ndonjė lėndė mėsimore por nė zhvillim tė gjithanshėm duke i pėrcjellė principet holistike nė kuptimin dhe pikpamjet e problemeve tė cilat hasen nė proēesin e mėsimit .

Kėshtu qė heqja dorė e mėsimdhėnėsve nga metadfat e vjetra skolastike , nga pedantizmi pedagogjik, nga trajtimi i nxėnėsve si objekte , largimi i mėsimit pėrmendėsh , i pėrkasin mė tė kaluarės . Shkolla tradicionale ėshtė njėra nga shumė shkolla me koncepte tė vjetra, por me shum karakteristika tė cilat i mbajnė edhe sot nė arsim shum vende.

Ajo i ka karakteristikat vijuese: mė parė definimi i planit dhe programit; qėllimet e mėsimit ėshtė pėrvetėsimi i programės; metoda themelore e mėsimit ėshtė ligjėrimi verbal, shum raste pa doracak; roli i nxėnėsit ėshtė tė dėgjoj, tė mundohet qė tė kuptoj materiali e obligueshėm; vlerėsimi ėshtė pėrbėrė nga kontrollimet deri nė ē’masė ėshtė pėrvetėsuar materiali i obliguar; motivimi i vetėm e nxėnėsit ėshtė notimi, dėnimi, mirėnjohjet dhe lavdratat; nė shkollė fėmijėt shikohen vetėm si nxėnės.

HAKIK JAHIU- Magjistėr i shkencave pedagogjike
Sh.f.”Jeronim De Rada “- Ēerkez - Kumanovė