Ja se si mund te udhėtojnė banorėt e Maqedonisė nė vendet e BE - Aktuale.dk

Ja se si mund te udhėtojnė banorėt e Maqedonisė nė vendet e BE

Lajme Aktuale » Ja se si mund te udhėtojnė banorėt e Maqedonisė nė vendet e BE

Udhėtim tė lirė nė vendet e zonės ‘Shengen’ por jo dhe lėvizje tė lirė. Me kėtė definicion pėrfaqėsues tė Misionit tė Komisionit evropian sot nė Shkup shpjeguan liberalizimin e vizave i cili u vėrtetua tė hėnėn, ndėrsa nė fuqi hyri prej datės 19 dhjetor.

Qytetarėt e Maqedonisė, patjetėr duhet tė dinė se ēfarė do tė thotė heqje e vizave. Ajo ėshtė mundėsi pėr udhėtim tė lirė dhe qėndrim maksimumi 90 ditė, nė afat prej gjashtė muaj por jo dhe mundėsi pėr qėndrim tė pėrhershėm ose mė tė gjatė apo punė, paralajmėrojnė pėrfaqėsuesit e KE-sė nė Shkup. Praktikisht kjo, do tė thotė se nėse nė zonėn e ‘Shengenit’ keni hyrė mė 1 janar 2010 patjetėr duhet tė dilni mė 31 mars. Qė tė mund t’i shfrytėzoni tre muajt e ardhshėm qėndrim, patjetėr duhet tė kalojnė 90 ditė, pėrkatėsisht, rasti i ri pėr hyrje, maksimum tre muaj tė tjerė do tė kishit nga 1 korriku. Nėse dikush udhėton nė zonėn e ‘Shengenit’ mė shpesh, bart pėrgjegjėsinė tė llogarisė se sa ditė ka harxhuar nga 90 ditėt e lejuara nė afat prej 5 muajve.

Pėr ēdo qėndrim mė tė gjatė se 90 ditė pėr studim apo punė nė ndonjė prej vendeve tė zonės ‘Shengen’, duhen lejė-qėndrim varėsisht nga legjislatura e tyre.

Vendet pėr tė cilat vazhdon liberalizimi i vizave: Austri, Belgjikė, Bullgari, Qipro, Ēeki, Danimarkė, Estoni, Finlandė, Francė, Gjermani, Greqi, Hungari, Islandė, Itali, Letoni, Lituani, Luksemburg, Malta, Holanda, Norvegji, Poloni, Portugali, Rumani, Sllovaki, Slloveni, Spanjė, Suedi dhe Zvicėr.

Udhėtimi pa viza, vazhdon vetėm pėr poseduesit e pasaportave biometrike. Nėse bėhet fjalė pėr individuale e jo udhėtime turistike grupore, nė kalimet kufitare nė vendet e ‘shengenit’ mund tė kėrkohet qėllimi i udhėtimit, rezervimi nga hoteli dhe garancia nga personi tek i cili do tė qėndroni. Ata qė do tė udhėtojnė tek familjarėt e tyre, qė kanė qėndrim tė rregulluar nė ndonjėrėn prej vendeve tė zonės ‘shengen’ nuk duhet tė kenė ftesė ose letėr garancie por nga shėrbimet kufitare mund t‘iu kėrkohet kontakt telefoni apo adresė e personit ku do tė qėndrojnė. Nuk ekziston shumė e parave standarde dhe fikse e cila duhet tė tregohet si dėshmi se personi ka tė holla pėr qėndrimin e planifikuar nė vendin pėrkatės. Regjim tė posaēėm nė kalimin e kufirit do tė ketė nė Greqinė fqinje e cila nuk i pranon pasaportat maqedonase, kurse vulat hyrėse-dalėse shėrbimet kufitare do ti vendosin nė letra tė posaēme.