Shėtit nėpėr rrugė, pa bėrė asnjė hap - Aktuale.dk

Shėtit nėpėr rrugė, pa bėrė asnjė hap

Shkencė & Teknologji » Shėtit nėpėr rrugė, pa bėrė asnjė hap

Nga: Bardhyl Islami

Google nga data 21 janar 2010 ka filluar shėrbimin Street View edhe nė Danimarkė dhe kjo do tė thotė qė tani mund tė uleni para kompjuterit dhe tė shėtiteni nėpėr rrugėt e ndonjė qyteti nė Danimarkė pa bėrė asnjė hap.

Gjatė verės sė kaluar kope me vetura tė vogla tė Google’s fotografonin vendin me kamerė nė 360 shkallė. Google’n e ka ndihmuar dhe kompania Eniro.
Por Google nuk ishte vetėm kur fotografonte nė rrugėt daneze nė verėn e nxehtė, ishin dhe kompanitė daneze Krak dhe DeGuleSider qė bėnė fotografi nė 360 shkallė tė qyteteve mė tė mėdha nė Danimarkė, dallimi ėshtė se Google ka fotografuar gjithė Danimarkėn nė 360 shkallė.

Mė parė kur doli shėrbimmi i Goggle Maps i shikimit ajror tė vendit, ishte njė ndihmesė e madhe, por tani ky shėrbim Street View i Google’s ėshtė njė ndihmė ende mė e madhe, pasi qė mund tė shikosh rrugėt dhe objektet nė rrugė nė njė afėrsi dhe shikim tė njeriut.
Nė rrugė duket gjithēka qartė, kėshtu qė edhe ti mund tė jesh diku nėpėr rrugėt e Kopenhagės apo nė ndonjė qytet tjetėr, por Eniro dhe Google tė dyja kanė pėrdorur software pėr turbullime nė fytyrat dhe tė targave pėr t’u shmangur qė njerėzit nė rrugė tė njihen. Megjithatė, njė provė tregon mjaft e qartė, sidomos fytyra njerėzish.

Klaus Thor Nielsen nga Eniro thotė se ka qenė nė dialog me Inspektoratin e tė dhėnave nė mėnyrė pėr tė shmangur shkeljen e privatėsisė.

Nėse pėrdoruesit mund tė njohin veten e tyre dikund dhe duan foto tė mjegulluar, kėtė mund ta pėrmirėsojmė edhe mė tej, ju mund tė dėrgoni lidhjen tuaj te internetit dhe shkruani atė nė njė link nė fund tė hartave.

Nėse jeni kurioz dhe doni tė provoni shėrbimin ju mund tė klikoni nė: Google Street View, Krak.dk, dgs.dk, gjithashtu anash nė hartė mund tė shihni cilat shtete nė Evropė dhe nė Botė janė tė pėrfshira nė shėrbimin Google Street View.