Promovohet libri ‘Me shqiptarėt e Turqisė’ - Aktuale.dk

Promovohet libri ‘Me shqiptarėt e Turqisė’

Lajme Aktuale » Promovohet libri ‘Me shqiptarėt e Turqisė’

Vuajtjet dhe sfidat e shqiptarėve tė shpėrngulur me dhunė nga trojet e tyre drejt Turqisė rreth 100 vjet mė parė, aktivitet kulturo-artistike dhe pėrpjekjet e tyre pėr ruajtjet e traditave dhe zakoneve. Tė gjitha kėto ngjarje tė radhitura nė mėnyrė kronologjike dhe tė shoqėruara me fotografi dhe fragmente nga artikujt gazetareske pėrbėjnė librin ‘Me shqiptarėt e Turqisė’ tė autorit Fatmir Selimi. Me kėtė rast, gjithashtu u promovua edhe dokumentari pėr shqiptarėt e Turqisė, realizuar nga viti 1998- 2009. “Shpėrnguljet me dhunė nga Ish-Jugosllavia nga gjitha regjimet pas shthurjes sė Perandorisė Osmane aty ka qenė qėllimi i librit. Qėllimi tjetėr ka qenė me i grishė institucionet e Kosovės dhe Shqipėrisė sė paku tė krijojnė Ministrinė pėr diasporė, sepse diaspora mė e madhe nė botė gjendet nė Turqi me origjinė shqiptare me 10, 15 apo 20 milion shqiptarė”, vlerėsoi Fatmir Selimi, autorė i librit.

“Ėshtė ky njė libėr qė jo vetėm na kthen nė tė kaluarėn por njėkohėsisht na bėn krenarė pėr kėta njerėz qė me gjithė vuajtjen pėr dheun e tė parėve dhe ballafaqimin me njė mjedis tė ri, me njė kulturė dhe gjuhė tė panjohur prapė se prapė arritėn tė ruajnė edhe identitetin edhe gjuhėn edhe besėn”, deklaroi Shefqet Zekolli, pėrfaqėsues i Kėshillit pėr arsim i komunės sė Ēairit.
Burim info: Alsat TV