SULM BRUTAL NDAJ TETOVĖS SĖ VĖRTET - Aktuale.dk

SULM BRUTAL NDAJ TETOVĖS SĖ VĖRTET

Lajme Aktuale » SULM BRUTAL NDAJ TETOVĖS SĖ VĖRTET

Nėpėrmjet ueb faqes travel2macedonia.com.mk tashmė nė format mė tė paturpshme kėrkohet tė shfytyrohet Tetova, duke plasuar informacion tė shtrembėruar, tendencioz dhe me njė qėllim tė mbrapsht pėr tė krijuar pėrshtypjen se Tetova ėshtė qytet i “rrezikshėm”, sikur tė ishe njė katund nė Afganistan, ku ka shumė pak siguri pėr qytetarėt.

Kjo propagandė e sofistikuar, e cila nuk dihet se ku i ka rrėnjėt, duket si njė projekt i programuar qė kėrkon tė jap informacion “nėntokėsorė”, tė pėrgatitur vetėm pėr tė pėrbaltur fytyrėn e vėrtet tė Tetovės, e cila tashmė po njeh progresin dhe frymėn e zhvillimeve moderne.

Ping-pongu, qė luhet me autenticitetin e kėsaj faqeje dhe financimin e saj, kanė krijuar njė mjegull tė qėllimshme pėr tė “fundosur” progresin e Tetovės dhe pėr ta paraqitur atė tė “vrazhdė”, tė “rrezikshme” dhe “primitive”, ashtu siē ėshtė projektuar nė kokat e kreatorėve tė kėsaj ueb faqe qė ka mundėsi tė jetė e financuar nga Ministria e Kulturės.

Ky ėshtė ataku mė brutal qė mund t’i bėhet identitetit dhe fizionomisė sė mirėqenė tė njė qyteti, i cili tashmė njeh rrugėn e progresit dhe tė vlerave kulturore.

Shihet qartė qė kjo ėshtė njė propagandė e orkestruar, nė tė cilėn heshturazi merr pjesė edhe Ministria e Kulturės dhe ndonjė ministri tjetėr, pėr ta pėrbaltur trashėgiminė, vlerat dhe aspektin turistik tė Tetovės.

Me dekada Tetova ka ushqyer “ barkun” e rehatshėm dhe komod tė buxhetit tė Maqedonisė, dhe vazhdon akoma tė ushqej me tatimet e qytetarėve. Pikėrisht kėta “mjelės” tė tė mirave tė Tetovės, si peshqesh pėr kėtė kontribut, tashmė kanė krijuar ueb faqen propagandistike pėr ta “rrėzuar” dhe gjunjėzuar karshi qytetarėve tė vendit dhe turistėve tė huaj.

Naiviteti nuk ka vend nė gjithė kėtė histori. Ky ėshtė projekt i gjerė qė pėrpiqet tė shfytyrojė gjeografinė shqiptare dhe qė pėrpiqet tė degjenerojė praninė shqiptare, jo vetėm nė Tetovė. Ky atak brutal, duhet qė sa mė parė tė gjejė adresėn e pėrgjegjėsisė nė shtetin e ligjshmėrive tė diskutueshme. Kjo “lojė” e shpifur dhe e gėrditshme duhet tė marr fund, sepse kėto “pėrralla” anakronike nuk shkojnė nė dobi tė askujt.

Ministritė , tė cilat ka mundėsi tė kenė financuar kėtė projekt anonim, si shumė projekte tė tjera, duhet tė ndėrmarrin urgjentisht masat e duhura dhe ta ndalojnė kėtė propagandė tė tmerrshme kundėr vendbanimeve shqiptare. Nė tė kundėrtėn, ato do tė jenė bashkėpjesėmarrės nė kėtė pėrbaltje dhe propagandė negative ndaj hapėsirave shqiptare.

Tė gjitha parametrat aktual flasin pėr njė Tetovė ndryshe, tė civilizuar, tė denjė pėr ēdo investim nga jashtė dhe pėr ēdo vizitė nga turistėt e huaj, tė cilėt nė Tetovė do tė gjejnė, qetėsi, progres, dhe bukuri tė jashtėzakonshme pėr relaks dhe nė tė njėjtėn kohė njė trashėgimi tė pasur kulturore qė ka rrėnjėt nė njė civilizim disa shekullor. Kjo ėshtė Tetova e vėrtet, Tetova e bukurive mahnitėse dhe e vlerave civilizuese. Gjithēka tjetėr ėshtė propagandė qėllimkeqe, qė kėrkon ta shfytyrojė identitetin modern tė Tetovės.

E mbėshtetur nga 30 mijė studentė anėtarė tė www.studentet.info