Piktori Miftar Memeti pėrfundoi portretin gjigant tė Nėnė Terezės - Aktuale.dk

Piktori Miftar Memeti pėrfundoi portretin gjigant tė Nėnė Terezės

Lajme Aktuale » Piktori Miftar Memeti pėrfundoi portretin gjigant tė Nėnė Terezės

Piktori tetovar Miftar Memeti pėrfundoi sot njėqind portretet e Nėnė Terezės, pas 4 muaj pune tė gjatė. 100 portretet e Nėnė Terezės formojnė njė portret gjigant tė saj, i cili do tė prezantohet mė 6 Gusht nė Galerinė e Arteve nė Tetovė. “T’ua them tė drejtėn asnjė punė nuk punohet qind pėr qind por ėshtė e suksesshme. Ka dalė ajo qė unė e kam planifikuar mė herėt. Unė jam i mendimit se ky lloj portret i madh i punuar nga 100 portrete ėshtė njė risi pėr mua. Une nuk e di nėse nė botė ka ndodhur, s’ka ē’ka s’ka ndodhur, por megjithatė pėr rrethinėn tonė pėr mua ėshtė njė version i ri i portretizimit tė Nėnė Terezės”, deklaroi Miftar Memeti, piktor.
Ndėrkaq, njė tjetėr portret i Nėnė Terezės do tė formohet edhe me ftesat e vizitorėve qė do tė vijnė nė Galerinė e Arteve.
“Vendosa tė bėj njė ekspozitė tė llojit tė performacės, ku publiku me ardhjen e tyre do ta krijojė mozaikun e Nėnė Terezės, kėshtu qė unė u dashtė tė pikturoj njėqind portrete qė do fotografohen dhe shpėrndahen publikut pėrmes ftesave”, theksoi Memeti.
Projekti nė fjalė do tė ekspozohet nė pėrvjetorin e lindjes sė Nėnė Terezės, nė Galerinė e Arteve nė Tetovė, dhe mė pas do tė prezantohet edhe nė kryeqendrat e tjera shqiptare, Tiranė, Prishtinė dhe Shkup.
Burim info: tv alsatM