Filloi mėsimi i gjuhės shqipe nė Danimarkė pėr 2010/2011 - Aktuale.dk

Filloi mėsimi i gjuhės shqipe nė Danimarkė pėr 2010/2011

Edukatė dhe arsimim » Filloi mėsimi i gjuhės shqipe nė Danimarkė pėr 2010/2011

Nga: Bardhyl Islami

Me 23 gusht 2010 fillon viti i ri shkollor 2010/ 2011 pėr mėsimin e gjuhės amtare pėr tė huajt nė Danimarkė. Mėsimi mbahet nė 38 javė nga 40 sa ka 1 vit shkollor nė Danimarkė. Tė drejtė pėr tė ndjekur falas/gratis mėsimin e gjuhės amtare kanė vetėm nxėnėsit e klasės sė 1, 2, 3, 4, dhe 5, ndėrsa nxėnėsit e klasės sė 6, 7, 8, dhe 9 duhet tė paguajnė nga 1600 korona daneze nė vit qė tė fitojnė tė drejtėn tė vijojnė mėsimin nė gjuhėn amtare.

Vitin e kaluar shkollor nga gjithėsej 631 nxėnės shqiptarė, vetėm 8 klasa apo afėrsisht 110 nxėnės ndoqėn mėsimin nė gjuhėn shqipe ose 17,4 %, dhe mėsim dhanė vetėm 3 mėsues shqiptarė.

Arsyet e numrit tė vogėl qė ndjekin mėsimin nė gjuhėn shqipe janė tė ndryshme. Do ti numėrojė disa nga to:

- nxėnėsit e klasės sė 6 deri nė 9-ten duhet tė paguajnė 1600 kr nė vit,
- nxėnėsit e klasės sė 1 dhe 2 nuk ka kush ti pėrcjellė prej nė shkollė deri nė shtėpi, sepse prindėrit punojnė,
- disa nga prindėrit shqiptarė nuk iu intereson dhe as qė e lodhin kokėn, por edhe nuk e dijnė qė ka mėsim nė gjuhėn shqipe nė shkollat fillore nė Kopenhagė,
- disa nxėnėsve u vjen larg shkolla ku mbahet mėsimi nė gjuhėn shqipe,
- disa prindėr mendojnė se mėsimi i gjuhės shqipe u pengon fėmijėve tė tyre nė mėsimin e zakonshėm paradite nė gjuhėn daneze dhe nė pėrgjithėsi nė tė folurit e gjuhės daneze,
- etj.

Sivjet mėsimi nė gjuhėn shqipe do tė mbahet nė kėto shkolla fillore nė Kopenhagė dhe nga kėto mėsues:

- Nųrrebro -Nųrrebro Park Skole - Sabri Ibishi - 1 klasė

- Nųrrebro -Hillerųdgades Skole - Nevzati Ibishi - 1 klasė

- Bispebjerg -Tagensbo skole- Bardhyl Islami - 2 klasa

- Vanlųse-Brųnshųj - Korsager Skole - Bardhyl Islami - 2 klasa

- Husum - Tingbjerg Skole - Nevzat Ibishi - 1 klasa

- Vesterbro - Vesterbro Ny skole - Sabri Ibishi - 1 klasė

Rregjistrimin e fėmijės tuaj pėr tė mėsuar gjuhėn shqipe falas mund ta bėni drejtpėrdrejt tek kėta mėsues ose mė tepėr informata mund tė lexoni nė www.tosprogede.kk.dk