Botuesit tė gatshėm t’i dhurojnė tekstet e unifikuara - Aktuale.dk

Botuesit tė gatshėm t’i dhurojnė tekstet e unifikuara

Edukatė dhe arsimim » Botuesit tė gatshėm t’i dhurojnė tekstet e unifikuara

SHKUP, 20 TETOR - Botuesit shqiptarė mbėshtesin idenė e unifikimit tė teksteve shkollore, madje ata janė tė gatshėm qė ti botojnė falas ato tekste, nėse lejohet pėrdorimi i tyre nė Maqedoni. Kryetari i shoqatės sė botuesve shqiptarė nė Maqedoni, Muhamed Murtezi, e mbėshtet idenė pėr unifikimin e teksteve shkollore, por thotė se ėshtė shumė vėshtirė qė tė realizohet pasi qė pėr tu botuar kėto tekste duhet edhe mbėshtetja dhe pėrkrahja institucionale.

“Ne e pėrkrahim kėtė ide dhe mendojmė se ėshtė pozitive por qė tė realizohet ne kemi nevojė edhe pėr mbėshtetje institucionale sepse po t’i botojmė ne ato dhe mos t’i pranon Ministria e arsimit ato libra do tė ngelin kot”, tha Murtezi. Sa i pėrket botimi, Murtezu tha se nuk pėrjashtohet mundėsia qė ato tė botohen falas.

“Ėshtė herėt qė tė bisedohet ēėshtja e botimit pasi qė ende nuk kemi leje nga Qeveria dhe nga MASH-i pėr botimin e kėtyre teksteve tė unifikuara”, theksoi Murtezi. Gjithashtu edhe anėtari i kėsaj shoqate Adnan Ismaili tha se kjo ide ėshtė e kamotshme dhe do tė ishte njė arritje e madhe po qe se realizohet. “Prej viteve tė nėntėdhjeta kemi paraqitur kėtė ide pėr unifikim tė disa teksteve shkollore, gjė e cila ėshtė shumė vėshtirė pėr tu realizuar pasi qė duhet pajtimi i tre shteteve siē ėshtė Kosova, Shqipėria dhe Maqedonia. Sė pari duhet tė arrihet marrėveshje nė mes shqiptarėve e mė pas tė kėrkohet nga Maqedonia qė tė pranohet kjo ide dhe tė realizohet si e tillė”, tha Ismaili. Murtezi shtoi se sė pari duhet qė tė pastrohen nga gabimet librat tė cilat tani janė nė pėrdorim e pasi qė tė eliminohen gabimet do tė shqyrtohet sėrish mundėsia e unifikimit.

“Sė pari duhet tė rregullohen kėto libra tė cilėt janė prezent tani dhe pasi qė tė eliminohen gabimet e konstatuara do tė shqyrtohet edhe njėherė ēėshtja e unifikimit tė teksteve shkollore”, tha Murtezi. Sipas tij ato libra tė cilėt mund tė pėrdorėn nė tre shtetet e lartpėrmendura janė: abetarja, libri i gjuhės shqipe, historia dhe gjeografia.