Maqedonėt demostrojnė pėrherė forcė nė Tetovė - Aktuale.dk

Maqedonėt demostrojnė pėrherė forcė nė Tetovė

Lajme Aktuale » Maqedonėt demostrojnė pėrherė forcė nė Tetovė

Nga: Bardhyl Islami

Ndeshja e fundit nė futboll nė mes tė 2 skuadrave tetovare Shkėndija dhe Teteks mė solli nė mend pamjet e pėrhershme qė nga viti 1990 deri sot. Pamje tė idhėta me polic tė armatosur, me dhunė me fyerje nga ana maqedone dhe me provokime raciste qė tė nxit cdo qelizė shpirtėrore qė ka njeriu nė trup.

Pastaj kuptohet se mbas gjithė kėtyre provokimeve dhe nxitjeve raciste nga ana maqedone, dhe kur merret parasysh pėrqindja e banorėve nė Tetovė nė bazė nacionale, ku 85% janė shqiptarė dhe pjesa tjetėr maqedone, romė, turq dhe tjerė, normalisht se do ketė reagim dhe nga ana e shqiptarėve, ku pastaj dhe ata vazhduan me sharje dhe fyerje nacionale.

Njė gjė qė ende nuk arrij ta "kuptoj" ėshtė, pėrse gjithė gjyqtarėt e ndeshjes sė futbollit ishin tė 4 maqedon, pėrse gjithė policia e armatosur shumica ishin maqedon nė mes tė Tetovės, dhe gjithė gjithė komanduesit e kėsaj policie ishin maqedon, pėrse u desht qė tė jenė aq shumė tė armatosur sikur me shkuar nė luftė. Kėto tė dhėna tė bien tė kuptojmė se maqedonėt kanė ardhur me njė qėllim tjetėr qė cdokush e kupton. Fatmirėsisht nuk ndodhi mė e keqja tė vritet ndokush.

Dhe sė fundi cka bėjnė politikanėt tanė shqiptarė qė ende merren me vetvete, ku ishin ata nė kėto momente, kėtu na duhen ata, bile pak tė kishin reaguar me fjalė, pėr gjithė atė dhunė qė u bė nė mes tė Tetovės para syve tė tė gjithėve.

Edhe sa herė do ti shohim kėto pamje trishtuese nga policia maqedone vetėm nė vendet e banuara me shqiptarė.