Japonia pėrjetoi tėrmet dhe cunami si nė filmin 2012 - Aktuale.dk

Japonia pėrjetoi tėrmet dhe cunami si nė filmin 2012

Lajme Aktuale » Japonia pėrjetoi tėrmet dhe cunami si nė filmin 2012

Japonia po pėrjeton natėn mė tė rėndė nė historinė e vet mė tė re, pas tėrmetit me intensitet prej 8,9 ballė sipas Rihterit qė goditi bregdetin veri-lindor tė ishullit Honshu, duke shkaktuar valė tė cunamit tė larta deri dhjetė metra qė merrnin me vete shtėpi, makina, anije dhe objekte qė digjeshin. Ky ėshtė tėrmeti mė i fuqishme gjatė 140 viteve tė kaluara nė kėtė vend dhe i gjashti mė i fuqishėm nė botė i regjistruar deri mė tash. Numri i viktimave ėshtė i madh, ndėrsa vlerėsohet se pasojat do tė jenė katastrofike ndėrsa alarme nga cunami ishin dhėnė anekėnd Paqėsorit... Mė i goditur nga vala dhjetė metėrshe e cunamit mė tė madh nė Japoni gjatė shtatė viteve tė fundit, ėshtė qyteti –port Sendaj dhe pesė prefektura tė ishullit Honshu. Ndėrtesa tė rrėnuara, njė pjesė e tyre nė flakė dhe me dhjetėra tė lėnduar ka edhe nė kryeqytetin Tokio, ku janė ndėrprerė komunikimet mobile, interneti ndėrsa me mijėra objekte tė banimit mbeten pa rrymė.Raportohet pėr djegjen edhe tė rafinerisė sė naftės nė afėrsi tė qytetit.

Gjendja e jashtėzakonshme ishte shpallur nė dy centrale bėrthamore... Infrastruktura dhe rrugėt thuajse janė tė shkatėrruara nė shumė zona. Popullata vendore ėshtė e tronditur nga dridhjet dhe pasojat shkatėrruese tė tėrmetit.“Kur deri mė tash nuk kam ndjerė dridhje tė tillė. Nuk mund tė qėndroj nė kėmbė, kur nuk kam ndjerė njė tėrmet tė kėtillė” tha njė dėshmitar. Rreth 30 dridhje mė tė dobėta janė regjistruar pas goditjes sė parė epiqendra e tė cilit ishte 125 km nė lindje tė ishullit Honshu nė 24 kilometra nėn fundin e Paqėsorit. Tėrmetet janė dukuri e shpeshtė nė Japoni qė ėshtė njė nga rajonet mė aktive sizmike nė botė me 20% tė tė gjitha tėrmeteve nė botė. Mė katastrofik deri mė tash ishte tėrmeti nė Kanto me njė shtator tė vitit 1923 i cili ishte me intensitet prej 7,9 ballė kurse nė tė humbėn jetėn 140 mijė njerėz.

Zyrtarėt japonezė druajnė se mbi 1,000 njerėz kanė humbur jetėn nga tėrmeti dhe cunami qė kanė goditur bregun verilindor tė Japonisė.
Shqetėsimet mbeten tė larta edhe pėr dy centralet bėrthamore nė prefekturėn Fukushima, ku reaktorėt kanė pėsuar dėmtime tė sistemit tė ftohjes.
Mijėra njerėz janė evakuuar, ndėrsa ekipet e shpėtimit janė nė terren nė kėrkim tė tė mbijetuarve.
Tėrmeti i sė premtes ėshtė renditur ndėr pesė tėrmetet mė tė fuqishme qė kanė goditur botėn nė shekullin e kaluar. Burim info:TvalsatM