Ambasada e Shqiperise ne Danimarke me faqen e re zyrtare
Lajme Aktuale » Ambasada e Shqiperise ne Danimarke me faqen e re zyrtare
Kjo eshte nje arritje e re e personelit te ambasades ku bashkeatdhetaret, por dhe danezet qe jane te interesuar per te njohur me mire Shqiperine dhe per te krijuar kontakte,ketu mund te gjejne te gjithe informacionin e nevojshem. Por njekohsisht edhe per bisnesmenet,si ato shqiptare dhe daneze,njekohsisht nje informacion shume te detajuar mund te marrin edhe studentet ,qe duan te studiojne ne kete vend Skandinav.
Me kete rast ambasadori shqiptar z. Arben Cici kishte organizuar nje koktej ,ku te pranishem ishin bashkeatdhetar te te gjitha trevave shqiptare,bisnesmene shqiptare e danez,ish ambasadori danez ne Tirane z. Finn Theilgaard,perkthyesja e gjashte veprave te shkrimtarit tone te madh Ismail Kadare.Perfaqesues te medias e shtypit shqiptar ne Danimarke.
Ne fjalen e rastin ambasadori shqiptar z. Arben Cici falenderoi te gjithe te panishmit qe moren pjese ne kete perurim dhe u shpreh se ndjehej teper i kenaqur,qe me ndihmen edhe te personelit te ambasades dhe te familjes,u be e mundur qe shqiptarve ,por dhe danezve, tu sigurohej ky informacion i shpejte dhe i sigurt por dhe i bollshem per te ndertuar ne kete menyre bashkekohore komunikimi, kete dritare per te veshtruar pertej, pavaresisht distancave gjeografike apo specifikave tė vendeve tona.,por dhe lidhjen drejt per drejt me personelin e Ambasades Shqiptare ne Mbreterine e Danimarkes.
Me pas Ambasadori ja dha fjalen webmasterit te faqes Chatit i cili i njohu te pranishmit me strukturen e faqes ne gjuhen daneze.Ai i njohu te pranishmit me te gjitha rubrikat e faqes dhe me gjithe informacionet qe perbante kjo faqe deri dhe harten me vendendodhjen e ambasades.Cdo gje ne kete faqe ishte e detajuar mjaft qarte dhe paster,per cdo te interesuar,qe don te dije dicka me shume per Shqiperine,por dhe per Danimarken.
Webfaqja ka adresen http://www.albanian-embassy.dk dhe eshte ne dy gjuhe ne shqip dhe ne anglisht.
Me pas e mori fjalen e profesori i Universitetit te Roskildes,ne Danimarke dhe kryetar e shoqates "Miqesia" i cili ne emrin e shoqates falenderoi ambasadorin per kete dhurate qe sot i serviret ,si shqiptarve kudo ne bote ku jetojne dhe duan te dine me shume per Shqiperine,por dhe miqve daneze. Ai afroi dhe ndihmen e tij dhe beri nje panorame te shkurte dhe te shoqates "Miqesia" dhe te punes e bashkepunimit te saj me Ambasaden Shqiptare ne Danimarke.
I gjithe aktiviteti u rregjistrua nga ekipi i televizionit Shqiptar ne Danimarke RTVZIK,ku te pranishmit dhane dhe mendimet e tyre per kete stacion televiziv te shqiptarve te Danimarkes.
Ishte nje mbremje teper e kendeshme,ku shqiptaret takoheshin e njiheshin ne mes tyre dhe shkembenin kartevizitat dhe numrat e telefonit,per te qene ne kontakte te vazhdueshme me njeri-tjetrin.Ne ate takim patem rastin te njihemi edhe me shume studente qe studiojne ne Danimarke,nga Korca e Tirana dhe nga Prizreni i bukur ,por dhe nga Tetova. Secili shprehte konsiderate te larte per takime te tilla ne mes te shqiptarve. Dhe me urim mire u takofshim herave te tjera u mbyll dhe kjo mbremje e thjeshte ,por plot domethenese.
Luigj Shkodrani
Danimarke