Shqipėria dhe Kosova me njė Abetare
Lajme Aktuale » Shqipėria dhe Kosova me njė Abetare
Bashkėpunimi nė mes tė Kosovės dhe Shqipėrisė do tė intensifikohet nė tė gjitha fushat e arsimit, ndėrsa nė vitin e ardhshėm shkollor, nė tė dyja shtetet, do tė qarkullojnė tekste tė pėrbashkėta shkollore, pėrfshi edhe abetaren. Kėshtu u bė e ditur sot nė njė konferencė pėr media nga ministri i Arsimit tė Kosovės, Ramė Buja dhe homologu i tij nga Shqipėria, Myqerem Tafaj. Abetarja si libėr i parė i nismės shkollore, nuk cenon askėnd, as kulturė, as traditė, as etnoset, por ndihmon tė gjithė ata qė janė nė tėrė gjeografinė shqiptare kudo qė janė, pėr tė pasur mėsimin e pėrbashkėt. Ky realizim besoj qė do tė jetė duke pasur parasysh edhe kėto komisionet qė pėrmenda, komisionet vlerėsuese tė cilėsisė sė abetares dhe botimet e pėrbashkėt dhe jam shumė i bindur duke mos caktuar data, por shtatori i vitit tė ardhėm nxėnėsit do ti gjejė me Abetaren e re nė tė gjithė hapėsirat gjeografike shqiptare, tha Ramė Buja, Ministėr i Arsimit tė Kosovės. Ndėrkaq Ministri e Arsimit tė Shqipėrisė, Myqerem Tafaj tha se ky ėshtė takimi i katėrt nė nivel ministrash qė po realizohen, e qė sipas tij, janė tė domosdoshme pėr tu koordinuar pėr tė gjitha reformat dhe ndryshimet qė po ndodhin nė sistemin arsimor tė Republikės sė Kosovės dhe atė tė Shqipėrisė. Sot mund tė themi arsimi ėshtė nė fazėn e zhvillimit tė tij mė tė vrullshėm, si nė Kosovė ashtu edhe nė Shqipėri, ēka do tė thotė qė shqiptarėt shfrytėzuan hapėsirėn e pafund tė njė shoqėrie tė lirė dhe demokratike dhe po tregojnė se investojnė me pėrparėsi nė shkollimin e fėmijėve tė tyre. Nė krahasim me kombet e tjera mund tė themi qė shqiptarėt shquhen pėr investimin qė po bėjnė shkollimin e fėmijėve tė tyre, tha Myqerem Tafaj, Ministėr i Arsimit i Shqipėrisė. Pas marrėveshjes sė nėnshkruar mes dy ministrive tė arsimit, ėshtė ngritur njė grup pune qė po punon pėr unifikimin e programeve mėsimore mes dy vendeve. Sipas marrėveshjes, ky proces nis me Abetaren dhe do tė vazhdojė mė tej me tė gjitha tekstet shkollore.
Burim info: TVAlsatM
Burim info: TVAlsatM

