Arbėn Xhaferi rrėfen nė Tetovė - Aktuale.dk

Arbėn Xhaferi rrėfen nė Tetovė

Lajme Aktuale » Arbėn Xhaferi rrėfen nė Tetovė

Mbrėmė nė Tetovė nė restoranin e hotel “Liraku” ėshtė promovuar libri, “Arbėn Xhaferi rrėfen nė Tetovė, nė kėrkim tė kuptimit”, nga autori Enver Robelli. Nė kėtė eveniment tė pranishėm ishin figura tė ndryshme nga vendi, Kosova e Shqipėria, qė i pėrkasin skenės politikė shqiptare.

Gazetari i njohur kosovar e sjell kėshtu punėn e tij dhe politikanin nė njė tjetėr dimension.Pėrtej medias, duke shtjelluar me gjerė biografinė dhe veprimtarinė e intelektualit nga Tetova, i cili pėr dekada dha kontributin e tij nė politikbėrjen shqiptare nė Maqedoni. Autori ėshtė shprehur i ngazėllyer pėr gadishmėrinė e Xhaferrit qė t`ju pėprgjigjet pyetjeve nė ēdo kohė.

Politikani i njohur kosovar Veton Surroi, i cili ėshtė edhe ideator I kėtij libri thotė se pas intervistės me 40 pyetje tė realizuara nga gazetari Enver Robeli me Arbėr Xhaferrin, i ka dhėnė idenė Robelit qė tė shkruajė librin nė formė bashkėbisedimi me politikanin tetovar.

Ndėrkohė qė pėr vet autorin nė libėr janė shkrirė raportet mes politikanit dhe gazetarit.Xhaferri thotė se nė disa pyetje ka dhėnė edhe pėrgjigje tė shkurta por nė disa pyetje ka edhe ėprgjigje tė gjata pėr shkak tė shtjellimit tė temave tė ndryshme.

“Natyrisht qė e pėrjetova me emocione ngaqė arrita qė pėrmes njė gazetari tė jap njė rrėfim tė sinqertė pėr nocionet politike, pėr proēeset historike qė u zhvilluan nė kėto hapėsira”, theksoi Xhaferi. I konceptuar nė formėn e njė bashkėbisedimi, “Arben Xhaferri” rrėfen nė Tetovė, nė kėrkim tė kuptimit, politikani flet pėr fėmijėrinė e tij nė Tetovė dhe kohėn kur ėshtė bėrė mėsues nė moshėn 18 vjeēare.

Xhaferi paraqet edhe qėndrime politike nė veēanti ai ka shpalosur prapaskenat e marrėveshjes sė Ohrit, tė cilės i kishte prirė marrėveshja e Prizrenit ku janė pajtuar faktori politik dhe ushtarak. Rrėfimi vazhdon me qėndrimet e tij pėr religjonin e po kėshtu edhe pėr kinemotagrafinė e ish Jugosllavisė.