“Dnevnik’: Ulet numri i maqedonasve, rritet i shqiptarėve - Aktuale.dk

“Dnevnik’: Ulet numri i maqedonasve, rritet i shqiptarėve

Lajme Aktuale » “Dnevnik’: Ulet numri i maqedonasve, rritet i shqiptarėve

19/12/2011 - Shkup - Dėshtimi i procesit tė Regjistrimit nė Maqedoni erdhi pėr shkak tė problemeve teknike dhe politike me tė cilat u ballafaqua Komisioni Shtetėror pėr Regjistrim dhe Enti i Statistikės apo pas kėtij dėshtimi fshihet diē tjetėr, gjegjėsisht frika nga ulja e numrit tė popullatės maqedonase. Kėtė dilemė e hapi sot e pėrditshmja ‘Dnevnik’, duke u thirrur nė disa tė dhėna nga Enti i Statistikės, sipas tė cilave numri i shqiptarėve gjithnjė ėshtė nė rritje deri sa ai i maqedonasve ėshtė nė ulje. Po ashtu nė numrin e sotėm tė kėsaj gazete shkruan se ėshtė nė ulje edhe numri i qytetetarėve tė krishterė derisa ai i komunitetit mysliman shėnon rritje.

“Numri i maqedonasve nė 7 vitet e fundit ėshtė ulur pėr rreth 13 mijė ndėrsa tek shqiptarėt ka shėnuar rritje pėr mbi 31 mijė banor. Tė dhėnat kanė tė bėjnė me dallimin mes numrit tė tė lindurve dhe tė vdekurve pėr periudhėn 2004-2010. Nė kėto shifra numri i banorėve tė vdekur maqedonas ėshtė mė i madh nga numri i tė lindurve, ndėrsa tek shqiptarėt ėshtė e kundėrta. Ndryshe trendi te bashkėsitė etnike tjera edhe mė tej mbetet i njėjtė- nė vend gjithnjė e mė pak ka serbė dhe vllehė ndėrsa me numėr mė tė madh janė romėt, turqit dhe boshnjakėt gjegjėsisht gjithnjė e mė pak ka tė krishterė ndėrsa mė shumė qytetar tė besimit islam”, kėshtu shkruan e pėrditshmja Dnevnik.

Alarmin mbi kėtė ēėshtje shumė mė herėt e dhanė edhe analistėt Rizvan Sulejmani dhe Albert Musliu, tė cilėt nė emisionin ‘Rruga drejtė’ shumė qartė deklaruan se maqedonasit nuk kanė problem me numrin e shqiptarėve dhe sipas tyre nuk duhej pasur frikė nga tentimet pėr zvogėlimin e numrit tė shqiptarėve, ngase pala maqedonase ėshtė e preokupuar me ruajtjen e numrit tė tyre”

“Ėshtė naive tė mendohet se ēdo zvogėlim i numrit tė shqiptarėve do pranohet sepse tė gjitha parametrat tjerė thonė se ka rritje. Ēdo rezultat i cili do tė rezultonte ashtu do tė hapte dyshimet dhe do hapte njė debat politik i cili do tė ngrite tensione. Edhe nėse ka tentativa tilla ato duhet tė tėrhiqen ngase tė dėshtojnė. Po, mundet tendenca ėshtė pėr tė mbulua rėnien e numrave tjerė”, deklaroi kohė mė parė Albert Mulsiu, analist

“Unė personalisht mendoj se do tė ishte njė pėrplasje shumė e madhe politike dhe nuk e di se si do tė menaxhohej nėse eventualisht do tė pretendon dikush qė shqiptarėt ti paraqes nėn numrin qė realisht janė. Kėshtu qė ndoshta do tė ketė pėrpjekje tė natyrės qė thotė Alberti ndoshta numrat e vet ti ruajnė, sesa numrat tonė ti dėmtojnė. Unė shumė mė shumė shoh kėtė si pasiguri nė vetvete pėr numrat e vet sesa pėr numrat tonė”, tha Rizvan Sulejmani, analist. Ndryshe procesi i regjistrimit i cili duhej tė realizohej nga data njė deri mė 15 tetor u ndėrpre nė ditėn e dhjetė, pasi qė nė atė periudhė u regjistruan vetėm njė e katėrta e popullsisė. Kėtij procesi i parapriu njė debat i ashpėr fillimisht mes opozitės dhe mazhorancės shqiptare ndėrsa mė vonė mosmarrėveshjet u bartėn edhe mes anėtarėve tė Komisionit tė Regjistrimit pėr mėnyrėn e regjistrimit tė emigrantėve me punė tė pėrkohshme jashtė vendit. Ndėrprerja pėrfundimtare e regjistrimit erdhi pasi qė edhe Kuvendi e shpalli tė mbyllur kėtė proces.
Burim info: TvAlsatM