Maqedoni - Ndėrroni dokumentet deri mė 27 shkurt - Aktuale.dk

Maqedoni - Ndėrroni dokumentet deri mė 27 shkurt

Lajme Aktuale » Maqedoni - Ndėrroni dokumentet deri mė 27 shkurt

Shkup - Ministria e punėve tė Brendshme (MPB) informon se 27 shkurti i vitit 2012 ėshtė dita e fundit e qytetarėve pėr tė ndėrruar pasaportat dhe letėrnjoftimet e vjetra me dokumente tė reja biometrike. “Qytetarėt duhet tė bėjnė kėto ndryshime gjatė periudhės sė mbetur, pavarėsisht se dokumentet e tyre personale kanė afate”, informojnė nga MPB-ja. Pas 27 shkurtit, dokumentet e vjetra si pasaporta dhe letėrnjoftimi nuk do tė vlejnė dhe nuk do tė mund tė shfrytėzohen. Qytetarėt pa pasaportat e reja biometrike nuk mund tė kalojnė kufirin nga marsi i vitit 2012, pėr shkak se nuk do tė jenė valide pasaportat e vjetra. MPB u apelon qytetarėve qė tė caktohen data pėr nxjerrjen e kėtyre dokumenteve. Ndėrkaq, afati i fundit pėr ndėrrimin e patentės sė shoferit ėshtė tetori i vitit 2012.. Sipas MPB, deri tani janė lėshuar 1,3 milion pasaporta biometrike dhe 1,2 milion letėrnjoftime tė reja biometrike.
Burim info: FaktiDitor