Ambasada e Shqipėrisė pėrfaqėsohet denjėsisht nė panairin e Turizmit - Aktuale.dk

Ambasada e Shqipėrisė pėrfaqėsohet denjėsisht nė panairin e Turizmit

Lajme Aktuale » Ambasada e Shqipėrisė pėrfaqėsohet denjėsisht nė panairin e Turizmit

Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Kopenhagė pėrfaqėsoi denjėsisht turizmin dhe traditėn shqiptare nė Panairin ndėrkombėtar tė turizmit dhe udhėtimit "Ferie & Fritid" nė Bella Center, Kopenhagė nė datat 20-22 janar 2012.

Nė stendėn e saj, ALBANIEN, Ambasada prezantoi pamje, fotografi, video, muzikė, materiale informuese dhe pije tradicionale tė Shqipėrisė dhe tė trevave shqiptare. Ajo prezantoi pėrpara publikut danez dhe vizitorėve tė shumtė tė panairit, nė mėnyrė dinjitoze, profesionale dhe kombėtare bukuritė natyrore tė Shqipėrisė, potencialet e saj turistike, trashėgiminė e pasur historike e kulturore dhe shpirtin bujar dhe mikėpritės tė shqiptarit. Simboli i shqiponjės kuq e zi, shenjė e vitit jubilar tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, ishte vendosur nė tė gjitha vendet e dukshme tė stendės sė Shqipėrisė.

Interesimi i vizitorėve pėr tė mėsuar mė shumė pėr Shqipėrinė ishte i jashtėzakonshėm gjatė tė tre ditėve dhe befasia e tyre ndaj videoklipeve dhe bukurive natyrore tė paraqitura shprehej nga qėndrimi i gjatė pėrpara stendės shqiptare dhe numri i madh i pyetjeve qė ata bėnin.

Testimi i rakisė sė Pėrmetit dhe verės sė Rahovecit plotėsonin jo vetėm sfondin e mikėpritjes sė stendės sė Ambasadės nė kėtė panair, por krijonin edhe rradhėn e gjatė tė vizitorėve qė dėshironin tė shijonin pijet tradicionale shqiptare.

Ky aktivitet hap siparin e aktiviteteve qė Ambasada e Shqipėrisė do tė organizojė nė kuadėr tė festimit tė 100 vjetorit tė Pavarėsisė sė Shqipėrisė.