Pjesa e 1 - Aktuale.dk

Pjesa e 1

Lajme Aktuale » Pėrse Serbisė duhet t’i kushtėzohet anėtarėsimi nė BE » Pjesa e 1

2012-02-05
Nga: Dr. Arben Cici

...me njohjen e Kosovės, dhe jo vetėm

Qėllimi i kėtij shkrimi nuk ėshtė aspak tė japė mėsime e rrugėzgjidhje pėr integrimin nė Bashkimin Europian tė Serbisė apo tė Kosovės, e natyrisht as tė zgjojė e tė ndėrsejė mendjet e atyre qė ndoshta ditė e natė mendojnė se si t’i pengojmė kėto vende tė anėtarėsohen nė NATO dhe nė BE. Anėtarėsimi nė NATO dhe BE i vendeve tė Ballkanit Perėndimor (BP) nuk ėshtė vetėm qėllim dhe sfidė kombėtare, por edhe rajonale. Ēdo vend, nė planin e tij tė veprimit, qė nė hapat e parė tė kėtij procesi tė vėshtirė, nuk pėrballet vetėm me detyrimin pėr tė kryer plotėsisht reformat e brendshme transformuese dhe pėrshtatėse me ato tė vendeve anėtare (NATO-BE). Ai duhet tė plotėsojė edhe kriterin jashtėzakonisht tė rėndėsishėm tė bashkėpunimit rajonal, atė tė normalizimit tė marrėdhėnieve me fqinjėt apo tė implementimit tė politikės sė fqinjėsisė sė mirė. Si i tillė, ecja apo ndalimi i kėtij procesi pėr njė vend ndikon pozitivisht ose negativisht si nė vendin (vendet) fqinj ashtu dhe nė rajon. Ky zinxhir integrimi pėrmbushet dhe forcohet e pėr mė tepėr funksionon kur tė gjitha hallkat (lexo vendet) e tij janė tė qėndrueshme dhe tė pashkėputura nga njėra-tjetra.

Harta e sotme e anėtarėsimit nė NATO dhe BE e Ballkanit Perėndimor, duke pėrfshirė edhe Slloveninė, (pėr arsye studimi) ėshtė njė mozaik i larmishėm, por te historia individuale e ēdo vendi tė befason njė fenomen i pėrbashkėt. Kriteri i vetos apo i konsensusit tė detyrueshėm qė anėtarėt e NATO-s dhe BE-sė respektojnė pėr tė pranuar anėtarė tė rinj ėshtė pėrdorur dhe po pėrdoret nga vendet anėtare (nuk ėshtė qėllimi im tė analizoj sa i drejtė apo i padrejtė ėshtė pėrdorimi nė rastet konkrete) pėr tė kushtėzuar (nė media dhe nė politikė pėrdoret termi bllokuar) procesin integrues dhe anėtarėsues tė njė vendi aspirues apo kandidat pėr nė NATO ose nė Bashkimin Europian. Ndoshta ekspertėt e kėtyre strukturave kanė llogaritur kostot jo vetėm financiare (megjithėse nė kėtė kohė krize ky element fiton pėrparėsi), por edhe politike, edhe ato tė sigurisė lokale, rajonale apo euroatlantike tė kėtyre bllokimeve pėr tė propozuar zgjidhjet e duhura, por nuk duket kėshtu, tė paktėn deri tani.

Faktet janė kokėfortė. Sllovenia, me historinė model integruese tė njė vendi tė ish-Jugosllavisė, u anėtarėsua nė NATO mė 29 mars tė vitit 2004 dhe mė 1 maj tė tė njėjtit vit u bė anėtare e BE-sė. Nuk mund tė harrojmė veton dhe bllokimin nė vitin 1994 tė negociatave BE-Slloveni nga Italia, anėtare e vjetėr e BE-sė, me kushtėzimin e ndryshimeve tė Kushtetutės sllovene pėr ēėshtjen e njohjes dhe rikthimit tė pronave tė italianėve tė para Luftės sė Dytė Botėrore. Ēėshtja pastėrtish dypalėshe bllokoi procesin shumėpalėsh, shumėplanėsh dhe jashtėzakonisht tė rėndėsishėm tė njė vendi, i cili duhej tė bėhej shembull premtues, pėr tė gjitha vendet e tjera tė ish-bllokut komunist, por sidomos tė ish-Jugosllavisė, nė atė kohė tė kredhura nė qorrsokakun e nacionalizmit politik, etnik dhe nė makthin e njė lufte mizore. U deshėn disa vite deri sa grindja italo-sllovene tė merrte fund. Odiseja e takimeve tė MPJ, Suzana Anjeli dhe Zoran Thaler, prodhoi tė ashtuquajturin “kompromis spanjoll”, i cili i hapi rrugė nėnshkrimit tė Marrėveshjes sė Asociimit Slloveni-BE, mė 10 qershor 1996 dhe aplikimit tė saj formal pėr anėtarėsim nė tė njėjtėn datė.

Ēuditėrisht historia pėrsėritet me Slloveninė, por nė rol tė kundėrt. Anėtare e BE-sė qė nė vitin 2004, ajo gati sa nuk bllokon anėtarėsimin e Kroacisė nė NATO, por bllokon procesin e anėtarėsimit tė saj nė BE. Sėrish vetoja e pėrdorur nga njė anėtar i BE-sė ndaj njė kandidati pėr njė ēėshtje pastėrtish dypalėshe. Grindja 18-vjeēare slloveno-kroate pėr tė pėrcaktuar kufirin tokėsor dhe detar mes dy shteteve nė zonėn e Gjirit tė Piranit e rrezikoi anėtarėsimin e Kroacisė nė NATO nė vitin 2009, duke provokuar kėrkesėn pėr referendum popullor nė Slloveni dhe duke mos lejuar Parlamentin slloven ta ratifikojė atė deri nė afatin mė tė fundit tė pėrcaktuar nga procedura ratifikuese e njė vendi anėtar tė Aleancės. Bllokimi i negocimit tė 10 kapitujve tė marrėveshjes Kroaci-BE (8 pėr t’u filluar dhe 2 pėr t’u pėrfunduar) nga ana e Sllovenisė, nė dhjetor tė vitit 2008, rriti tensionin mes dy vendeve e nė tė njėjtėn kohė nxori nė pah edhe njė herė pafuqinė bashkeuropiane pėr t’i dhėnė rrugė njė ēėshtjeje tė tillė dypalėshe. “Komisioni Europian shpreh keqardhjen ndaj vendimit tė Sllovenisė pėr tė bllokuar Kroacinė. Nė vazhdimėsi Komisioni i ėshtė pėrmbajtur pikėpamjes se ēėshtja e kufirit ėshtė ēėshtje bilaterale, e cila nuk duhet tė sillet nė tryezėn e bisedimeve pėr asociim.” Ky ishte reagimi i komisionit nėpėrmjet zėdhėnėses sė asaj kohe Kristina Nagy. Vetėm nė qershor 2010 Sllovenia zhbllokoi kapitullin 31 “Pėr ēėshtjet e politikės sė jashtme, tė sigurisė dhe mbrojtjes”, duke pranuar nė parim zgjidhjen qė do tė jepej nga gjykimi i arbitrazhit ndėrkombėtar ndaj kėsaj grindjeje euro-ballkanike. Kroacia e vonuar, ėshtė tashmė nė pritje tė pėrfundimit tė procesit tė ratifikimit nga vendet anėtare tė BE-sė pėr t’u ulur nė Bruksel, nė tė njėjtėn tryezė me fqinjin e saj Slloveninė, duke filluar nga 1 qershori 2013, por duke lėnė disa ēėshtje dypalėshe ende tė pambyllura me fqinjėt e saj. Serbia, Bosnjė-Hercegovina dhe Mali i Zi, tė ndėrgjegjshme pėr ēėshtjet e pazgjidhura akoma me Kroacinė (trashėgimia jugosllave, kufijtė, ende tė pambyllura ēėshtja e refugjatėve etj.), shpresojnė tė mos gjenden tė kushtėzuara nė axhendėn e tyre europiane prej saj me tė drejtėn e anėtarit tė BE-sė.

Vendi tjetėr i BP, Maqedonia, aplikoi pėr kandidat nė BE mė 22 mars 2004 nė Dublin. Ajo merr pėrgjigje pozitive dhe fiton statusin e kandidatit mė 17 dhjetor 2005. Nė progres-raportin e vitit 2006 (qershor 2007) tė FYROM-it, mes tė tjerash citohej se “BE nėnvizon se ēėshtja e emrit nuk do tė trajtohet gjatė procesit tė anėtarėsimit (ndonėse qėndrimi i vetos sė Greqisė mbetet i pandryshuar)”. Por nė rezolutėn e Samitit tė BE-sė (qershor 2008) zgjidhja e ēėshtjes sė emrit u shtua si parakusht pėr anėtarėsimin e Maqedonisė nė BE. Asgjė nuk ka ndryshuar qė nga ajo kohė. Sėrish bėhemi dėshmitarė se si njė ēėshtje pastėrtish dypalėshe bllokon anėtarėsimin e njė vendi tjetėr tė BP nė Bashkimin Europian. Pėr tė njėjtėn ēėshtje dypalėshe, anėtarėsimi i Maqedonisė nė NATO ka mbetur pezull qė nė Samitin e NATO-s nė Bukuresht (prill 2008), kur ftesa u bllokua nga vetoja e Greqisė. Pavarėsisht ndėrmjetėsimit tė OKB-sė pėr tė lehtėsuar zgjidhjen dhe nxitjes pėr gjetjen e “njė zgjidhje tė pranueshme” (Hillari Klinton), Maqedonia vazhdon tė lexojė pothuajse tė njėjtėn frazė, por tė thėnė ndryshe, nė progres-raportet e pėrvitshme, duke mbetur nė platformėn e BE-sė dhe tė NATO-s, me biletėn nė dorė dhe me shpresėn se treni drejt Brukselit do tė ndalet e do tė hapė derėn edhe pėr tė.

Mė vjen nė mend edhe viti 1994. “Masakra e 10 prillit” e atij viti shkaktoi tension nė marrėdhėniet dypalėshe Shqipėri-Greqi me deklarata tė ashpra dhe qėndrime tė denja pėr njė situatė krize marrėdhėniesh dypalėshe deri nė largime diplomatėsh nga ambasadat e tė dyja kryeqyteteve. Greqia, anėtare e BE-sė qė nė vitin 1981, pėrdori kryesinė e saj gjatė gjashtė muajve tė parė tė vitit 1994 pėr tė bllokuar 35 milionė eku, tė akorduara nga BE-ja pėr buxhetin e shtetit shqiptar. Fatmirėsisht marrėdhėniet dypalėshe Shqipėri-Greqi u normalizuan, ēėshtja e fondit tė bllokuar mori zgjidhje dhe mė 1996-n u nėnshkrua “Traktati i Miqėsisė dhe Bashkėpunimit” mes dy vendeve. Procesi i anėtarėsimit tė Shqipėrisė nė NATO nė vitin 2009 nuk hasi pengesė bllokuese nga Greqia, si vendi i vetėm fqinj i drejtpėrdrejtė, anėtar i NATO-s dhe i BE-sė.

Nė kėtė kontekst, nuk duket, tė paktėn deri tani, se kryesia qipriote e BE-sė e gjashtė muajve tė fundit tė kėtij viti, do tė hapė njė kapitull tė ri pėr anėtarėsimin e Turqisė nė BE. Zgjidhja e ēėshtjes sė Qipros ėshtė bėrė pjesė e kalendarit anėtarėsues tė Turqisė nė BE dhe kusht pėr anėtarėsimin e saj. Kjo ēėshtje, nė thelb dypalėshe, mes Qipros, njė vendi vetėm anėtar tė BE-sė, perpleks ndaj anėtarėsimit nė NATO e Turqisė, njė vendi anėtar tė NATO-s, kandidat pėr nė BE qė nė vitin 1987, ka mė shumė se tri dekada qė nuk merr zgjidhje, pavarėsisht ndėrmjetėsimit ndėrkombėtar dhe planeve tė hedhura nė tryezė e tė rrėzuara sa nga njė palė aq edhe nga pala tjetėr. Nė nėntor 2009, zv/kryeministri turk Cemil Cicek pohoi se “nėse Turqia do tė detyrohet tė zgjedhė mes anėtarėsimit nė BE dhe Qipros turke, zgjedhja e saj do tė jetė pėrgjithmonė pranė Qipros turke. Ēdonjėri mund ta kuptojė kėtė.” Nė kėto rrethana, vendi anėtar i BE-sė, i cili do tė jepte i fundit konsensusin pėr anėtarėsimin e Turqisė nė BE mbetet Qipro. Edhe pėr sa kohė? Nuk e dimė dhe as mund ta parashikojmė… (Vijon)