Pesėmbėdhjetėvjetori i themelimit tė L A SH-rė, Dega Suedi - Aktuale.dk

Pesėmbėdhjetėvjetori i themelimit tė L A SH-rė, Dega Suedi

Diaspora shqiptare » Pesėmbėdhjetėvjetori i themelimit tė L A SH-rė, Dega Suedi

Mė 30 maji 1992, nė qytetin universitar Lund-Suedi, u themelua Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė ”Naim Frashėri”. (vėshtrim kronologjik)

Gjenerata e Parė e maturantėve kurbetēarė shqiptarė nė Malme tė Suedisė - Qershor 1995.

Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė”Naim Frashėri”zhvilloi njė akti vitet tė dendur kombėtar kudo nė Diasporė. Motoja e L A SH -it ishte qė kudo nė botė tė hap shkolla shqipe, nė mė nyrė qė fėmijėt tanė tė mos mbesin prapa shokėve tė tyre nė atdhe.

Njė aktivitet tė tillė zhvilloi dhe Lidhja e Arsimtarėve Shqiptarė nė Suedi, qė rreth njė dekade ka bėrė punė tė frutshme nė arsimimin dhe edukimi kombėtar tė fėmijėve tanė qė pėrkohėsisht gjėnden nė Suedi.


Trupi arsimor i L A SH-it, Malme-Suedi

Rreth viteve tė 60-ta, kėtu arritėn shqiptarėt e parė si punėtorė krahu. Ishin kėta nga Kosova e sidomos nga Prespa e Manastiri. Viti 1981 e tėrė kosova nė kėmbė. Pasoi represioni dhe dhuna e egėr sllave. Shumė tė rinj e tė pėrndjekur politik lanė trojet stėgjyshore dhe ia mėsynė Evropės. Ia mėsynė edhe Suedisė. Ishin strehimkėrkuesit e parė, fatkeqėsisht -jo tė fundit. Vitet 1988/89, Kosova sėrisht nė kėmbė. Populli shqiptar i thoshte robėrisė:-JO!... Ndjekjet, burgosjet dhe vrasjet ishin tė pėrditshme. Nė Suedi pėrditė rritej numri i atyre qė vinin. Rreth viteve 1992/93 shifra e strehimkėrkuesve shqiptarė arriti rreth 60.000 (gjashtėdhjetė mijė). Tė gjithė e pėrjetuam rėndė atė dyndje tė madhe tė shqiptarėve.Paralelisht me atė dyndje, dita-ditės rritej dhe numri i fėmijėve e i nxėnėsve shqiptarė, pra, nevoja pėr themelimin e Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė kėtu nė Suedi ishte imperativ i kohės, pra ishte mė se e nevojshme.

Ndaj, mė 30 maj 1992, nė qytetin universitar-Lund, me propozimin e Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, pra tė ishministrit tė arsimit-dr. Muhamet Bicaj e tė z.Meriman Braha, tė cilėt, kohė pas kohe dėrguan dokumentacionin e nevojshėm -Projektprogramin, Statutin dhe Rregulloren e L A SH “Naim Frashėri”, dokumenta, tė cilat iu dorėzuan Kėshillit Nismėtar, i pėrbėrė nga Ibrahim Egriu-kryetar, Hajzer Sefedini, Nazmi Shabani, Ismail Rugova, Bejzat Beqiri dhe Enver Sojeva. Ky Kėshill thirri Kuvendin e Parė themelues, ku morėn pjesė miq tė ftuar suedez dhe pedagogė shqiptarė, tė ardhur nga vise tė ndryshme tė Suedisė.

Nė Kuvendin e Parė zgjedhor, tė cilin e udhėhoqi I.Egriu, sė pari u mirtuan Statuti e Rregullorja, u zgjodh Kryesia e re dhe organet tjera tė kėtij asociasioni.
Kryetar i Parė i L A SH „Naim Frashėri“pėr Suedi u zgjodh veterani i arsimit dhe i burgosuri polotik shumėvjeēar-indjerė: Ramadan Shala. Ibrahim Egriu- sekretar, Nazmi Shabani- arkėtar dhe anėtarė tė tjerė tė Kryesisė u zgjodhėn:-Ilaz Bicaj, Ramadan Osmani - Rexhepi, Kimete Miftari, Shpend Koleci, Nazmi Thaēi, Gani Osmani dhe Samir Hajdari.

Qė nga ditėt e para tė themelimit tė kėtij asociasioni nė Suedi, kryetari i saj, z. Ramadan Shala zgjodhi emblemėn e bukur tė L A SH ”Naim Frashėri” -Suedi, u hap xhirologaria rrjedhėse, u krye rregjistrimi i L A SH-rė tek organet suedeze, u shtypėn librezat e anėtarėsisė dhe menjėherit, nė emėr tė Lidhjes sė Arsimtarėve tė Komunitetit nė Suedi, iu dėrgua njė reagim Qeverisė suedeze, me rastin e deklaratės sė pamatur tė ministreshės pėr punė tė jashtme, Birgit Friggebo, kundėr shqiptarėve.
Poashtu, meqė mungonin tekstet shkollore, pėr nevojat e nxėnėsve u krye fotokopjimi i teksteve, veēanėrisht i librave tė leximit, tė cilat tekste u janė dėrguar pėrmes postės, mėsuesve, tė cilėt mbanin mėsim plotėsues me fėmijėt kurbetēarė jasht Malmes, siē janė:- Shpend Koleci, Islam Islami, Beqir Sadiku etj. dhe pėr nevojat e arsimtarėve e tė nxėnėsve nė Malme me rrethinė, ku, qė nga vitet 1986/87 e mė pas, njė grup pedagogėsh i pėrbėrė nga: Ibrahim Egriu, Nazmi Shabani, Nerxhivane Reēica, Xhelal Ademi, Refik Azizi, Shpėtime Fida dhe Kamber Duraku nė lokalet e SH K SH “Kosova“ e mė vonė nė Shoqatėn „Iliria“ nė formė permanente organizonin mėsim plotėsues dhe aktivitete tė lira me nxėnėsit kurbetēarė.

Fillimisht nė L A SH -Suedi u anėtarėsuan 127 anėtarė. Prej tyre, 58 me pėrgatitje superiore, 34 me shkolla tė larta, 8-tė apsolventė dhe 37 me shkollė normale e gjimnaze. Ata, iu rrekėn punės nė disa fronte:-regjistrimin e nxėnėsve, hapjen e shkollave shqipe nė ēdo kėnd tė Suedisė dhe sigurimin e teksteve mėsimore.

Emra qė lidhen me themelimin dhe aktivitetin e Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė nė Suedi:
Muhamet Bicaj, Meriman Braha, I.Egriu, R.Shala, B.Paci, N.Shabani,H. Sefedini, I.Rugova, B.Beqiri, E. Sojeva, Sh. Koleci, I. Bicaj, R. Rexhepi, K. Miftari, N. Thaēi, G.Osmani, S. Hajdari, I.Bicaj, Z.Lleshi, M. Shatri, M.Kēyku, F.Kuqi, F. Bahtiri, R.Reēica, N.Reēica, Sh.Oseku, N. Ballanca, M. Muriqi, S. Kryeziu, R. Azizi, B. Izmaku, S. Azizi, Sh. Mollakuqe,T.Hajziri, A. Bajraktari, Xh. Topalli, M. Selmani, Sh. Gashi, O. Ahmetxhekaj dhe Hajdin Abazi, i cili kontriboi dukshem si gjatė shkrimit tė librezave tė anėtarėsisė, poashtu edhe gjate botimit te teksteve shkollore ne gjuhen shqipe.

======================
Mė 26 dhjetor 1992 u mbajt Kuvendi i Dytė i Lidhjes sė Arsimtarėve Shqiptarė dhe u zgjodh tjetėr Kryesi me kėtė pėrbėrje:-Prof. Bedri Paci-Kryetar, prof.I. Egriu-nėnkryetar, mr. Mehdi Kēyku-sekretar, z. Xhevat Topalli-arkėtar, ndėrsa anėtarė tė tjerė tė Kryesisė u zgjodhėn:-dr. Zija Lleshi, dr. Muhamet Shatri, prof. Fetah Bahtiri, prof. Shpend Koleci, prof.Fatime Kuqi, prof.Nexhat Ballanca, prof. Muhamet Muriqi, z-nja Sh. Mollakuqe dhe z. Alush Bajraktari.

Ndėrsa, anėtarė tė Kėshillit Pedagogjik u zgjodhėn: -prof. Ragip Reēica-kryetar, prof .Fatime Kuqi, prof. Tahir Haziri, z. Shaban Gashi dhe z-nja Nerxhivane Reēica, arsimtare me pėrvojė shumėvjeēare.

Fill pas zgjedhjes sė Kryesisė sė re, L A SH-rė ndėrmori njė sktivitet tė devotshėm e unik. Pas krijimit tė kushteve pėr mbajtjen e mėsimit plotėsues nė gjuhėn shqipe, u pa e nevojshme qė tė ketė tekste tė rinj univerzal pėr mėsim plotėsues nė Komunitetin e Suedisė. Nga kontaktet qė pati z. Bedri Paci me Entin e Lartė Shkollor, u nėnshkrua njė marrėveshtje me Entin nė fjalė pėr pėrpilimin e teksteve nė dhuhėn shqipe, ndėrsa finansimin e bėri Enti i Shkollor Suedez. U formua Grupi projektues pėr pėrpunimin e teksteve mėsimore nė kėtė pėrbėrje:
Gjuhė shqipe:-Prof.Ibrahim Egriu, prof. Nexhat Ballanca dhe prof. Shefki Oseku.
Matematikė:-Dr.Zija Lleshi, prof.B. Paci dhe z Shaban Gashi.
Histori:-Dr. Muhamet Shatri, prof. Fatime Kuqi dhe prof.Muhamet Muriqi.
Gjeografi:Prof. Sefė Kryeziu
Dituri natyre-shoqėrie:-prof. Tahir Haziri, z-ja Nerxhivane Reēica dhe z-ja Sh. Mollakuqe.

Ky Grup projektues bėri seleksionimin dhe pėrpunimin e teksteve nė gjuhėn shqipe, duke kryer spastrimin e teksteve nė pikėpamje ideologjike dhe duke iu pėrmbajtur Planprogramit tė Ministrisė sė Arsimit tė Kosovės dhe atij kombėtar.Tekstet nė fjalė, u botuan, pra dolėn nga shtypi dhe, nė Kuvendin e Tretė u krye promovimi i teksteve shkollore nė gjuhėn shqipe.

Nė vjeshtė tė vitit ’93, tekstet u lėshuan nė pėrdorim anė e kand Suedisė e gjetkė: Danimarkė, Norvegji e Finlandė.

Poashtu, vlen tė pėrmendet qė pėr nevojat e kurbetēarėve tanė e tė nxėnėsve shqiptarė, u botuan dy gramatika nė gjuhėn suedeze e shqipe-autor: I. Egriu. Pra, pėr t’iu ardhur nė ndihmė mė se 7000 (shtatėmijė) nxėnėsve, tė vendosur nė 72 kampe anė e kand Suedisė, nė fillim tė vitit ‚93, nė kuadėr tė L A SH-rė, iu rrekėn aktivitetit me nxėnės, vullnetarisht dhe pa asēfarė stimulimi 266 pedagogė: -dy doktorė shkencash, 2 magjistra, 121 me fakultete tė kryer, 89 me shkolla tė larta, 17 absolventė dhe 35 me shkollė normale apo gjimnaze tė kryer.

Motoja e tyre ishte: -tė ndihmohen nxėnėsit kurbetēarė qė tė mos e harrojnė gjuhėn e tyre amėtare, shkrimleximin, historinė, kulturėn, doket dhe zakonet tona mė tė bukura kombėtare, e jo pėr t’iu vė nė konkurencė konceptit mėsimor suedez, tė cilėt, pra, organet suedeze u dolėn nė ndihmė fėmijėve tanė, duke u siguruar nxėnėsve dhe arsimatrė tanė lokale dhe duke i furnizuar me mjete mėsimore.

Pėr kėtė arsye,Kryesia e L A SH-rė iu drejtua Entit Shkollor Suedez me njė shkresė pėr ndihmesėn e ofruar me mbishkrimin: Falėnderime Suedi!

P.S:-Tė gjithė arsimtarėt, qė u angazhuan palodhshėm nė procesin e mėsimit plotėsues me nxėnėsit kurbetēarė shqiptarė, L A SH-rė, i shpėrbleu me MIRĖNJOHJE.

Lund-Suedi
Kėshilli Pedagogjik pranė L A SH
“Naim Frashėri”-Suedi