Videoklipi im, nje mesazh kunder dhunes dhe skllaverimit te femres
Foto & Video » Video Interesante » Videoklipi im, nje mesazh kunder dhunes dhe skllaverimit te femres
Joe Artid Fejzo keto dite ka prezantuar ne Tirane gjate konkurimit tek "Netet e Klipit Shqiptar" videoklipin "Me ty", nje realizim ne bashkepunim me rregjisorin A.Berdaku ne Marche te Italise.Nje artist qe sjell dicka te re sa here qe debuton si ne skenat shqiptare apo edhe ne Diaspore.Me nje aktivitet te mbushur te jetes se tij artistike ne Itali ku jeton, gjithmone e ka pare 'meten' e Shqiperise si nje nga esencat e nje artisti ne emigrim.Eshte pikerisht magjia e skenes shqiptare qe si shume artiste te tjere ai e perjeton dhe si te tille kerkon ti dhuroje emocione nga me te ndryshmet, te vecantat e realet sikunder ne kete videoklip. Ndoshta kishte ardhur momenti te krijohej dicka e re ne artin e Joe, nje stil i ri paraqitjeje sa i veshtire dhe serioz po aq edhe origjinal dhe intelektual te cilin ai e paraqet me kete prezantim te ri.
Si nje artist i kompletuar pianist, poet, kompozitore por edhe nje profesor prane shkolles se baletit 'GISELLE' te drejtuar se bashku me bashkeshorten, balerinen Lola Fejzo, eshte munduar gjithmone qe ne kenget e tij degjuesi te futet ne nje realitet sintonish te zerit, instrumentave, ritmeve dhe imazheve duke bere keshtu qe ne marshin e tyre te mbetet per nje kohe te gjate. Joe eshte nje artist qe ka mbetur gjithmone personal ne stilin e kenges dhe te vecante te muzikes shqiptare, me nje muzike qe ka pesuar transformimet e saj dhe si e tille ai ka ruajtur padyshim origjinalitetin e vet te mbushur dhe shoqeruar me vijen bashkekohore.
Ndenjes me te prekur dashurise ai i ka kompozuar vargjet me te bukura duke kaluar neper pentagrimin e lumturise dhe embelsise pa kufij, tragjedise dhe dhimbjes qe ndihen shpirti, por edhe temat ne vargje po aq te ndjeshme si shpirt i lire i nje poeti.Videoklipi "Me ty" eshte nje misherim i ideve me aktuale te artistit per nje ecje me tej ne rrugen e artit jo vetem te tij por edhe atij shqiptare ne pergjithesi.Gjate takimit me te ne nje moment pushimi gjate punes ai shpjegon me shume per videoklipin e ri dhe realizimin e tij:
Nje paraqitje krejt ndryshe dhe esklusive per ju ne konkursin Netet e Klipit Shqiptar.Cperfaqeson per Joe ky videoklip dhe tematika e tij?
Ky videoklip lindi nga ndjeshmeria per te sjelle nje mesazh teper te forte ne temen e tij, prostitucionit, perdhunosja e figures femerore dhe shfrytezimi i trupit njerezor si mjet fitimi duke poshteruar shpirtin e te bukures dhe ndjenjen per te jetuar i lire, eshte nje mesazh qe i bashkohet korit boteror te vitit 2007 kunder abolizimit te ēdo lloj skllaverie kudo ne bote. Ai vjen si nje qelize shprese dhe lirie per te rritur sensibilizimin e opinionit shqiptar brenda dhe tej kufijve ametare.Ky videoklip u realizua ne nje kohe rekord brenda pak ditesh me nje pune intensive te te gjithe pjesmarresve, megjithese asnjeri prej tyre nuk kishte eksperience kinematografike apo televisive .
Historia e Klipit eshte teper njerezore dhe mendoj se autoret kane arritur ne 4 minuta te pershkruajne nje histori te vertete dhe te dhimbshme dashurie historine e dashurise mes dy te rinjve qe keputet ne mes nga Protektoret te cilet rrembejne Saren per ta derguar te prostituohet ne rruget e Europes Sara qe jeton me imazhet dhe dashurine e saj nuk pranon te shkoje ne rruge dhe rrebelohet nderkohe djali ka gjetur vend-ndodhjen e vajzes dhe nepermjet vajzave te rruges i jep numurin e celularit te tij...Sara arrin te arratiset, kerkon te lidhet ne telefon me djalin por protektoret mberrijne perpara tij dhe asgjesojne vajzen rebele...krismat arrijne nepermjet telefonit ne ulerimen e djalit qe humb pergjithmone dashurine e tij... Me pak fjale kjo eshte edhe drama e subjektit te videoklipit Me ty.
Me ty eshte videoklip ku per shikuesin nen vijen muzikore shpalosen skenat e nje filmi. Perse nje zgjidhje e tille?
Kur krijova melodine dhe tekstin e kesaj kenge, ne idene per te realizuar nje videoklip te zakonshem ku protagonist gjate gjithe kohes eshte kengetari, menjehere kuptova se nuk do te kishte qene e mundur te pervetesohej nga teleshikuesi mesazhi i plote i saj. Keshtu zgjodha rrugen e realizimit te nje filmi me metrazh te shkurter nen sugjerimet e rregjizorit dhe artistit, Mjeshterit te Madh te Punes, Muharrem Fejzo.
Cilet ishin aktoret apo pjesemarresit ne kete videoklip, dicka rreth tyre?
Ne klip ftova te marrin pjese vajza dhe djem pa eksperience televisive apo kinematografike perveē protagonistes Sara Cimadamore , finaliste ne Miss Italia 2006 dhe ka marre pjese si protagoniste ne Uomini e Donne te Maria de Filippit ne Canale 5. Te tjeret perveē Klaudia Paēit jane pothuaj te gjithe shqiptare me pune dhe banim ne Itali duke filluar qe nga vajza ime Alina e deri tek Aurora, Taulanti, Eltoni, Tan Guza, te cilet nuk ju kursyen as kohes se keqe dhe motit te ftohte (vajzat ishin pothuaj te zhveshura ne nje temperature prej -1 C ) apo veshtiresive burokratike te vendit ku xhiruam ne nje fabrike te braktisur.Zgjodha pikerisht njerezit e thjeshte per te patur sa me vertetesi ne pamjet dhe menyren e te luajturit te tyre perpara kamerave.
Ne boten virtuale apo ne presantime te tij ky videoklip komentohet,mendoni se eshte mirepritur nga publiku?
Nga mesazhe apo pershendetje te ndryshme apo edhe nga njerezit qe kam takuar videoklipi eshte pritur jashtezakonisht mire. Eshte nje klip jo i zakonshem dhe vetem argetues si shumica e klipeve qe shohim ne TV shqiptar apo edhe ata mbare boteror, por nga rezultatet ndjej qe muzika, teksti i kenges dhe imazhet e filmit jane shkrire ne nje element te vetem, te pelqyeshem per syrin e ēdo spektatori duke ruajtur seriozitetin e klipit dhe pa efekte te renda per askend qe e veshtron.
Cili do te ishte nje opinion i juaj si artist ne videoklipet aktuale jo vetem te konkurimit ne Netet e Klipit Shqiptar, por ne pergjithesi?
Ka klipe vertet te realizuar mire ne konkurim si ne 'Netet e Klipit Shqiptar' ne Tirane por edhe ne Kosove ku ndoqa me kersheri Netet e Klipit atje ( ku me keqardhje pohoj qe po te isha njoftuar do te kisha marre pjese me shume deshire ). Ndonese ka shume klipe qe ngjasojne me njeri-tjetrin e te tjere ku baza e klipit eshte figura femerore me pjeset e trupit te saj qe dalin shume ne pah nepermjet koreografive apo efekteve te kameres, po ka edhe shume klipe te realizuara si ne Shqiperi apo edhe ne viset e mbare Kosoves dhe Maqedonise ku vertet ndjehesh krenar per arritjet e artisteve mbareshqiptare.Do te kisha vetem nje verejtje, - ndoshta ka ardhur koha qe te realizojme nje muzike dhe kenge te re shqiptare pa patur nevojen e ēiftetelit apo reggaetoone- ka mjaft melodi dhe tema popullore shqiptare per ti vleresuar e per ti modernizuar e me tej per ti pasqyruar ne klipet e kengetareve.
Ju jeni nje artist origjinal ne tekstet dhe muziken tuaj dhe per kete artedashesit ju vleresojne.Cfare po pregatisni se afermi per publikun tuaj?
Jam duke perfunduar rruget burokratike per daljen ne treg te albumit tim te ri Piano-Forte 2007 qe per Shqiperine ja kam besuar etiketes Top Records , nje album qe permban 13 kenge ne shqip, italisht dhe anglisht, 3 kenge jane rinterpretime me nje orkestrim komplet original te krijuar nga une perveē duetit Malafemmena nje interpretim direkt nga Canale 5 me te madhin Mario Merola ne La Canzone del Secolo dhe te tjerat jane krijimtari e mirefillte e imja ne vitet e mergimit ne Itali.
Jam ne kerkim te nje shtepie diskografike ne Kosove apo Maqedoni per ti dhene te drejten eskluzive te shitjes ne trevat shqiptare jashte kufijve dhe ne Diaspore. Gjithashtu jam ne idene per te krijuar nje videoklip te ri nga albumi por kete rradhe me autore kosovare.
Te dy Femije Artistesh ne kete bashkepunim me rregjizorin Berdaku.Si lindi ky takim?
Ishim ne nje feste te organizuar nga Diaspora ne Itali, ne Rome , ne prezantimin e nje libri me autore shqiptare. Aty njoha per here te pare Adriatikun.Ne bisede e siper lindi ideja per nje bashkepunim, deshira nuk mungoje dhe menjehere filluam pune ne realizimin e klipit. Pa u penduar per zgjedhjen qe bera ne finalen e klipit vura re me kenaqesi qe djaloshi i papertuar dhe energjik arriti te realizonte se bashku me te gjitha autoret e tjere ate qe kisha imagjinuar dhe desheruar per kete kenge.Kjo ishte puna jone e pare por jo e fundit !
A patet veshtiresi gjate realizimit dhe xhirimit te ketij videoklipi?
Veshtiresite dihen por me pas me rezultatet ato kalohen dhe pothuajse nuk i ndiehn.Ishim vetem pak vete po ashtu edh ene trupin e xhirimit, ambienti ku xhiruam ishte pa ndihmesa elektriēistesh, me kujtohet kur xhiruam naten afruam te gjitha makinat tona per te ndriēuar vendin, apo trasportet e kamerave dhe te Stedit qe peshonte jo pak Ndofta keto bene qe realizimi te ishte sa me i besueshem dhe origjinal.
Mendoni se do te arrini dhe vleresoni ne naten finale te klipit?
Ne modestine time padyshim qe do te kisha deshire...eshte publiku qe vlereson...uroj te fitoj artisti dhe realizimi me i mire...))
Nga Arta Mezini

