Lajme

Saturday, 25 May 2019 21:46

Rregjistro fëmijën tënd FALAS në mësimin e gjuhës amtare në Kopenhagë Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Rregjistro fëmijën tënd në mësimin plotësues në gjuhën amtare për vitin e ardhshëm shkollor 2019/2020. Afati i rregjistrimit është i hapur. Fëmijët e klasës 0 deri në të 9, që përdorin një gjuhë amtare tjetër përveç danisht, mund të marrin falas mësim në gjuhën amtare në qytetin e Kopenhagës.

 

Komuna e Kopenhagës ofron mësimin e gjuhës amtare në të gjitha shkollat publike të kryeqytetit, për gjithë nxënësit dygjuhësor që banojnë në kryeqytet dhe në qytetet tjera të shtetit.

Për të shfrytëzuar këtë të drejtë, fëmija duhet ta përdore gjuhën amtare në mënyrë aktive në shtëpi.

 

Rregjistrimi i fëmijëve që banojnë në qytetin e Kopenhagës

Ju duhet të kontaktoni zyrën e shkollës ku fëmija juaj ndjek mësimin e rregullt. Zyra e shkollës e rregjistron fëmijën tuaj dhe pastaj ju do të merrni një letër të regjistrimit në eBoks’in tuaj me një link të një faqeje interneti, ku ju duhet të pranoni ofertën e mësimit në gjuhën amtare. Nëse ju nuk keni eBoks, ju do të merrni një letër të regjistrimit në postë.

 

Më pas, mësuesi i gjuhës amtare do t’iu kontaktojë dhe do t’iu informojë se në cilën klasë është rregjistruar fëmija juaj, në cilin vend dhe në çfarë kohe mbahet mësimi.

Nëse fëmija juaj shkon në shkollë private dhe banon në Kopenhagë, kontaktoni Shkollën për Gjuhë Amtare (Modersmålsskolen) në e-mail: This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Rregjistrimi për fëmijët që banojnë jashtë qytetit të Kopenhagës

Ju duhet të plotësoni formularin e rregjistrimit për fëmijët që jetojnë jashtë Komunës së Kopenhagës, i cili duhet të përmbajë:

    -Nënshkrimin e prindërve

    -Pagesën e konfirmimit nga komuna ku fëmija banon

 

Komuna ku fëmija juaj banon duhet të dërgojë formularin e plotësuar të rregjistrimit të This email address is being protected from spambots. You need JavaScript enabled to view it.

 

Burim info: www.kk.dk/modersmaal

 

Nga: Bardhyl Islami

Read 541 times

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 5.49
Perendimi i diellit - ora 20.37
Shkurtimi i ditës për 2 orë e 39 minuta
Hëna e re do të dalë me 30 gusht
Hëna e plotë u bë me 15 gusht

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk