Lajme

Sunday, 22 September 2019 19:58

Z.Mexhait Latifi nga Danimarka dhuron përsëri dy automjete për zjarrfikësit në Tetovë Featured

Written by
Rate this item
(0 votes)
Z.Mexhait Latifi nga Sllatina e Tetovës, me punë në Danimarkë ka dhuruar përsëri dy automjete zjarrfikësve në Tetovë.

Nuk është hera e parë që z.Mexhaiti dhuron për atdheun e vet. Z.Mexhaiti ka dhuruar edhe më parë automjete zjarrfikësve të Tetovës. Ai gjithashtu ka dhuruar edhe 2 autoambulaca për spitalin e Tetovës.

Kush është z.Mexhait Latifi?

Z.Mexhait Latifi me profesion eshte anesteziolog, por është i angazhuar edhe në politikë në Danimarkë. Z.Mexhait është i zgjedhur dhe ushtron detyrën për herë të tretë në mandatin e tij si këshilltar i partisë Socialdemokrate të Danimarkës në Regjionin e Nordjylland’it në Danimarkë. Përndryshe z.Mexhaiti është edhe anëtar i kryesisë së partisë Socialdemokrate të Danimarkës.
Diaspora shqiptare në Danimarkë dhe bashkatdhetarët e tij në atdhe ndjehen krenar që kanë një njeri zemërgjërë me gjithë këto resurse. Jemi gjithë krenar që z.Mexhait përfaqëson shqiptarët në mënyrë të denjë në shoqërinë daneze por edhe kontribuon në atdheun e tij.

Nga: Bardhyl Islami

Read 92 times Last modified on Sunday, 22 September 2019 20:20

Media

Dita sot në Kopenhagë

Lindja e diellit në ora 7.21
Perendimi i diellit - ora 18.34
Shkurtimi i ditës për 6 orë e 15 minuta
Hëna e re doli me 28 shtator
Hëna e plotë do të bëhet me 13 tetor

Radio në Aktuale.dk

Ndëgjo Radio në popup Window

Lajme nëpërmjet e-mailit

© Aktuale.dk
design: chati.dk